Këshilli Kombëtar i Politikave kundër Korrupsionit pranë Parlamentit Bullgar, kryesuar nga Zv.kryeministrja Meglena Kuneva miratoi strategjinë për luftën kundër korrupsionit. Në këtë strategji me prioritet janë pesë sektorët: MPB-ja, administrata tatimore e doganore, shëndetësia, bujqësia e pyjet, transporti dhe energjetika. Deri në fund të shtatorit pritet të jetë gati plani kundër korrupsionit në MPB. Ndërsa masat në sektorët e tjerë duhet të përgatiten deri më 30 tetor. Deri në fund të vitit Ministria e Drejtësisë duhet të hartojë konceptin për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, të cilat ndryshime kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit.
Të gjitha këto masa bëhen pjesë e një mekanizmi shumëpërfshirës ligjor, i cili do të jetë në favor të qeverisë në luftën e saj kundër korrupsionit. Pritet të plotësohet Ligji për parandalimin e korrupsionit mes personave në poste të larta, po ashtu pritet të miratohet Ligji për veprimtarinë e lobimit, të përmirësohet Ligji për luftën kundër korrupsionit dhe të ndërmerren reforma në sistemin gjyqësor. Në lidhje me propozimet e refuzuara për ndryshimin e Kushtetutës drejtuar reformës gjyqësore, Zv.kryeministrja Meglena Kuneva komentoi:
“Ajo strategji kundër korrupsionit, e cila nuk përfshin reformën gjyqësore, nuk do të jetë mjaft efektive. Në këtë gjë duhet t’i bindim kolegët nga Partia Socialiste Bullgare, Alternativa e Rilindjes Bullgare (ABV), dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri, të cilat parti i refuzuan propozimet. Në fakt, ne prandaj e nënshkruam marrëveshjen e koalicionit, prandaj e formuam shumicën që të mbështetemi në të në raste të tilla. Nuk po e kuptoj përse nuk i duan ndryshimet e Kushtetutës, pasi që e kanë përkrahur strategjinë e reformës gjyqësore.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..