Këtë javë presidenti malazez Filip Vujanoviç vizitoi Bullgarinë. Tre muaj para kësaj në Sofje ishte kryeministri malazez – Millo Xhukanoviç. Shpeshtësia e vizitave të nivelit më të lartë vjen të sugjerojë, se ka interes reciprok ndaj zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Si në bisedimet e presidentit Vujanoviç me homologun e tij bullgar Plevneliev, ashtu edhe në bisedimet e kryeministrit Xhukanoviç me kryeministrin Borisov në fund të marsit, në qendrën e vëmendjes ishte përkrahja politike e Sofjes për integrimin evroatlantik të Malit të Zi, dhe perspektivat për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh, sidomos në fushën e energjetikës. Gjatë të dy vizitave theksi kryesor u vu mbi mundësinë, që Bullgaria të eksportojë energji elektrike për Italinë nëpërmjet kabllos së tensionit të lartë midis Malit të Zi dhe Italisë. Bisedime mbi këtë temë u zhvilluan edhe gjatë vitit 2011, por tani projekti po finalizohet dhe impiantet duhet të vihen në shfrytëzim në vitin 2018. Kështu kjo çështje bëhet tepër aktuale.
Gjatë bisedimeve midis presidentëve u bë fjalë edhe për dëshirën e kompanive bullgare të marrin pjesë në ndërtimin e hidrocentraleve në Malin e Zi, të teleferikut Kotor- Lovçen_Cetine, si dhe të objekteve të tjera infrastrukturore, për të cilët tashmë ka tenderë. Zoti Vujanoviç vlerësoi pozitivisht interesin bullgar ndaj sektorit energjetik malazez. Ai shprehu shpresë, se një interes i tillë do të shfaqet edhe ndaj turizmit, duke përfshirë edhe ndaj realizimit të projekteve të përbashkëta për tërheqjen e turistëve nga vende të treta. Nga ana e vet zoti Plevneliev ftoi Malin e Zi të përfshihet në realizimin e projekteve të ndryshme në territorin e Bullgarisë. Të dy palët ishin unanim, se niveli i dialogut politik është tepër i mirë, por se nuk ka avancim në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike. Lidhjet ekonomike janë nën potencialin real të të dy vendeve. Ato janë edhe nën nivelin e shkëmbimit tregtar, që kanë dy vendet me shtete të tjera të Evropës Juglindore. Krahas kësaj të dy vendet nuk shfrytëzojnë të gjitha mundësitë reale në kuadrin e fondeve evropiane të caktuara nga BE-ja për vendosjen e një bashkëpunimi më të mirë në rajon. Pritet, që ato probleme të diskutohen në mbledhjen e ardhshme të komisionit të përbashkët të bashkëpunimit ekonomik, e cila do të mbahet në Sofje.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..