Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mihaella Filleva tregon historitë e veta “inkognito”

Foto: arkiv personal
E quajnë princeshën e muzikës pop bullgare. Që nga viti 2011, kur për herë të parë shkel në skenën e shous muzikore “X factor” deri më sot, jeta e Mihaella Filevës ka një transformim rrënjësor.

“Çdo gjë që doja atëherë, qe të bëj muzikë, e cila të më pëlqej mua dhe me të, të prek njerëzit” – kujtohet këngëtarja. Duke filluar vetëm me këtë dëshirë të vetme, ajo e kalon rrugën e vet deri tek zemrat e fansave dhe sot krenohet me diskun e vet debutues “Inkognito”.

“Për çdo një artist është një lumturi e madhe të mund të mbajë muzikën e vet në duart e veta – tregon Mihaella. – Shumë njerëz punuan që të mund albumi të bëhet fakt. Ju faleminderit njerëzve nga “Monte music” dhe “Monte studio” për mundësitë dhe hapjen. Kërkohen përpjekje të mëdha të mund të realizosh një album muzikor në Bullgari. Punova me profesionalistë të mëdhenj – personalitete, të cilët i pëlqej akoma si e vogël. Kontributin e tyre ndaj “Inkognitos” dhanë interpretues si Zhivko Petrov, Rumen Bojaxhiev-bir, djemtë nga grupi Southwick... Ka dhe këngë në bazë të muzikës dhe të tekstit tim. E thënë shkurtimisht, albumi është një ëndërr e realizuar.”

“Inkognito” përmban 11 këngë, mes të cilave është dhe kënga e parë shumë e njohur e këngëtares “Të afërt në mënyrë të rrezikshme”, baladat “Ardhja dhe zbatica”, “Dhe unë jam këtu”, si dhe kompozicione të tjera, të cilat tanimë po vërtiten në eter. Përveç tyre, në disk ka dhe gjashtë bonos trake me remikse dhe kolaboracione. Kënga e parë i jep emër të gjithë albumit. Mihaella Fileva sqaron se përse ka zgjedhur fjalën enigmatike:
“Inkognito është diçka e paqartë, e panjohur. Për mua ishte me një rëndësi të madhe që albumi të jetë i konceptueshëm, t’i nënshtrohet një ideje të rëndësishme. Me të unë e hap zemrën para dëgjuesve – sikurse jam ulur në kafe me ta. Ju tregoj historitë e mia inkognito – përjetimet e mia më të sinqerta, të cilat më kanë emocionuar gjatë viteve të fundit dhe janë kthyer në një frymëzim. Çdo një këngë pikturon një moment konkret nga jeta ime.”

Në diskun debutues të Mihaella Filevës mund të dëgjojmë një kombinim shumë të mirë, siç shprehet ajo vet. Në këngën “Një prani të ndaluar”, një shoqëri i bëjnë koleget e saj Preja dhe Divna, kurse ideja lind fare rastësisht:

“Borisllav Bojaxhiev, i njohur akoma si dj Borçe dhe unë patëm filluar punë mbi kompozicionin. E menduam si një projektin tim solo. E ndieja se diçka mungonte. Atëherë si shkrimtar teksti ndaj meje u bashkuan Ilija Grigorov dhe Preja. U mendova: “Kjo këngë ka nevojë prej një forcë më të madhe grash.” I propozova Vlladimir Ampovit-Grafi si producenti im, ta realizoj si trio. Nga ana e tij ai bashkë me rapirin Bili Hllapeto dhe VenZi i dhanë përgjigje këngës “Një vend i ruajtur”. Kështu formuam një duel muzikor.”

Aktualisht Mihaella Fileva merr pjesë në turnetë e verës të televizionit muzikor “The voice”. Stacioni i fundit është në Varnë më 16 korrik.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD