India është ndër ekonomitë me zhvillim më të shpejt në botë. Për nga produkti i brendshëm bruto ajo radhitet në vendin e shtatë në botë dhe në vendin e tretë në Azi. Kështu që ky vend disponon mundësi të mëdha për biznes me firmat bullgare.
Në këtë është i bindur Stefan Jonkov, udhëheqës i Departamentit të Çështjeve Tregtar Ekonomike në Delhi. Para pak kohe zoti Jonkov mori çmimin e përfaqësuesit më të mirë tregtar të Bullgarisë jashtë shtetit për vitin 2015, çmim ky i cili jepet nga Dhoma Tregtar Ekonomike Bullgare.
“Klasa e mesme në Indi numëron nja 200-250 milion veta. Megjithëqë, tregu indian është i madh, ai dallohet nga tregjet e tjera, sepse nuk iu përgjigjet parimeve të përbashkëta tregtare. India është një vend me një politikë ekonomike, e cila iu shpreson më tepër barrierave të larta tarifore dhe jo tarifore në tregtinë. Në Indi njeriu duhet të vendosë kontakte të drejtpërdrejt dhe në se ka mundësi do të jetë mirë të hapë vende të reja të punës. Qeveria e re e Indisë e kryeministrit Narendra Modi aktualisht promovon fushatën “Make in India”. Qëllimi është të tërhiqen investitorë të mëdhenj të huaj në vend.”
Cilat nga produktet bullgare mund të gjejnë treg në Indi?
“Si një mundësi interesante për eksportuesit bullgarë dallohen lëndët e para, vaji i lulediellit, metalet, verërat e disa produkte të tjera. U zhvilluan tashmë bisedime konkrete për realizimin e një projekti lidhur me depërtimin e njërit prej prodhuesve të mëdhenj bullgarë të verërave në Indi. Mirëpo, këtu është vendi të theksojmë, se biznesi bullgar duhet të jetë më aktiv. Çarja në tregun indian ka të bëjë me shumë shpenzime, me shërbime, me vizita në vend. Në Indi biznes nga distanca nuk mund të bëhet.”
Vallë, a ka kompani indiane, të cilat shfaqin interes për investime në Bullgari?
“Në Bullgari ka shumë investime në sferën e autsorsingut për shembull. Ne jemi konkurrues të drejtpërdrejtë të Indisë në këtë fushë. Bullgaria është një vend i mrekullueshëm për biznes dhe indianët e kanë të qartë këtë.”
Cilat janë përparësitë e firmave bullgare në vendosjen e marrëdhënieve të biznesit me kolegët e tyre indian?
“Është fakt, se në Bullgari janë tatimet më të ulëta në mbarë BE-në dhe se vendi ynë është tepër konkurrues për nga shpenzimet për punë dhe për pronë të patundshme. Dhe në këtë fshihen përparësitë tona, sepse kjo është me rëndësi të madhe për investitorët indianë. Për firmat indiane Bullgaria është një treg tepër i vogël dhe ata kanë shpresë të dalin në tregun e madh evropian. Kështu që ata mund të bëjnë biznes në Bullgari me shpenzime më të ulëta dhe prodhimi i tyre nëpërmjet Bullgarisë të arrijë tregjet e tërë BE-së. Një përparësi tjetër është, se Bullgaria mund të bëhet qendra për shërbimin e klientëve të tyre evropianë. Në kuadrin e BE-së lëvizja e lirë e mallrave dhe kapitaleve është me rëndësi të madhe. Kështu puna e tyre do të jetë lehtësuar në Evropë, në se do të bazojnë biznesin në Bullgari.”
Vitet e fundit shihet një shtim i numrit të turistëve indianë, që vijnë në Bullgari. Orientimi te tregjet aziatike përbën një perspektivë të mirë për turizmin bullgar në sfondin e humbjeve të regjistruara. Cili është interesi i turistëve indianë ndaj Bullgarisë?
“Gjatë vitit 2013 kur vendi ynë filloi një fushatë për prezantimin e mundësive turistike në Indi, e vëmë theksin mbi orientimet e turistëve. Kështu vendi ynë provokoi interesin e grupeve korporatave, të cilët vijnë këtu si një përfitim social. Dhe ato janë grupe me nga 100 – 200 veta, të cilët ngandonjëherë arrijnë deri në 500 veta.”
Ylli më i madh i Bolivudit dhe artisti i dytë për nga pasuria në botë Sharuh Kan xhiroi një film në Bullgari. Kjo u bë në sajë të zotit Jonkov, i cili në vitin 2013 në një nga ekspozitat më të mëdha turistike në Delhi takoi një njeri, i cili organizonte turizëm kinematografik përtej kufijve. Dhe pasi Bolivudi ishte një nga mënyrat, që një destinacion të fitojë popullaritet për turizëm në Indi, filloi një bashkëpunim aktiv. Si rezultat në vitin 2014 Bolivudi xhiroi tri filmat e para në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..