Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Produktet bullgare bio gjejnë pritje në tregjet e huaja

Foto: bgbio.org

Bujqësia bio dhe ngrënia e produkteve, të rritur në rajone të pastra dhe me ndërhyrjen minimale në natyrë është në rrugë të shndërrohet në pasionin e ri të njerëzimit. Artikujt me emblemën “bio” nuk radhiten krahas produkteve të tjera në stendat e supermarketeve të mëdha. Për to ka një sipërfaqe të posaçme tregtare, ashtu si mënyra për prodhimin e ushqimeve bio janë të ndryshme nga ato në punimin konvencional të tokës dhe në punën e fermerëve. Statistika tregon, se në përpjesëtime botërore gjatë 10 vjetëve të fundit sipërfaqet ku aplikohet bujqësia bio, janë rritur po thuajse dy herë. Ëndrra e shumë njerëzve është që prodhimi i produkteve bio të zëvendësojë prodhimin konvencional. Por tani për tani çmimi i tyre nuk është i arritshëm për të gjithë konsumatorët. Dhe pikërisht ai është shkaku kryesor që ushqimet bullgare bio të qëndrojnë anës interesit të konsumatorit masiv. Tregu në vendin tonë është i tkurrur dhe në të realizohet vetëm 10% prej prodhimit vendas. Pjesa tjetër eksportohet për vendet e BE, SHBA, Japoninë dhe shtete të tjera.

Në Bullgari, duke ndjekur tendencat botërore, sektori i produkteve bio zgjerohet ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Prodhuesit tashmë janë rreth 4 mijë, numri i tyre rritet me çdo vit të kaluar, sipas të dhënave të Asociacionit bullgar “Produkte bio”. Agrarët inkurajohen që të kalojnë nga prodhimi konvencional në prodhimin biologjik me anën e programeve për zhvillimin e rajoneve rurale. “Subvencionet janë të rëndësishme, por rëndësi më të madhe ka filozofia tek bujqësia bio, sepse ajo  nuk dëmton natyrën dhe produktet janë të favorshme për shëndetin e njerëzve” – tregon Allbena Simeonova, Bashkëkryetare e Asociacionit bullgar “Produkte bio”.

“Produktet bio nuk përdoren në mensat shoqërore, nuk kanë vend në menynë për fëmijët në kopshtet e fëmijëve dhe në shkollë. Prodhojmë para së gjithësh për eksport, kjo nuk është pengesë për zhvillimin e sektorit në Bullgari. E ardhmja e fermave të vogla dhe të mesme është në prodhimin biologjik. Ne jemi njerëzit që jetojmë në fshat dhe ndihmojmë për zhvillimin e vendbanimeve të vogla. Prodhuesit biologjikë kujdesen për bilancin në natyrë. Ata janë novatorë në sferën e bujqësisë. Qëllimi në punën tonë është të ruajmë cilësinë e lartë të ushqimeve, të mbrojmë natyrën dhe të popullarizojmë avantazhet e punës sonë tek më shumë konsumatorë.”

Bozhidar Petkovi prej vitesh merret me produkte bio dhe rrit mjedra në rajonin e qytetit Trojan. Vendi është nga rajonet më të pastra nga pikëpamja ekologjike dhe i përshtatshëm për bujqësi biologjike. Bozhidar Petkovi është Kryetar i Asociacionit të prodhuesve të mjedrave. Sipas fjalëve të tij, me gjithë se prodhimi bio nuk gëzon interes të madh ndër konsumatorët bullgarë, mundësitë për fitime në sektor rriten:

Foto: bam-bg.com“Aktualisht ka interes të madh ndaj prodhimit tonë të mjedrave dhe luleshtrydheve. Eksportojmë në Gjermani, Holandë, vendet skandinave, SHBA. Mundësitë për fitim janë të mëdha, por tani për tani dalja në tregjet e mëdha me produkte me volum të vogël është shumë e vështirë. Ne dëshirojmë kjo të ndryshohet dhe të mund të ofrojmë sasi më të mëdha të produkteve biologjike. Diferenca në çmimin midis produktit biologjik dhe atij konvencional nuk është shumë e madhe, por për ne, prodhuesit, bujqësia bio është filozofi dhe mënyre e jetesës. Ne nuk do të ndalim para asfare vështirësish. Mua personalisht me tërheq prodhimi i produkteve natyrore me metoda që kanë përdorur stërgjyshërit tanë. Në fakt sipërfaqet, ku rriten produkte të tilla, vazhdimisht shtohen, por bën përshtypje, se tani prijës është interesi komercial. Projektet e përpunuara gjatë kësaj periudhe programore janë shumë, por shpresoj, se interesi do të ruhet. Në rast të kundërt, fermerët dhe firmat për të cilat në plan të parë është vetëm leverdia financiare, do të nxirren nga tregu për shkak të mungesës së traditave, sfidat para bujqësisë bio janë të shumta. Në qoftë se duhet t’u jap këshillë njerëzve që janë të rinj në këtë prodhim, do t’u them të bëjnë hapa të vegjël, me sipërfaqe të vogla, të bëjnë të gjitha gabimet prej te cilave mund të nxjerrin mësime. Jo rastësisht ka një periudhë kritike të orientimit nga bujqësia konvencionale tek bujqësia bio që zgjatë rreth 3 vjet. Në këtë periudhë përjetohen vështirësitë më të mëdha, pas kësaj vjen baraspesha në ekonomi, gjatë së cilës punët ndjekin rrugën e tyre të natyrshme dhe ndërhyrja e njeriut bëhet minimale.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në BE

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..

botuar më 25-02-06 2.31.MD

Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB): Më të varfërit në Bullgari vazhdojnë të varfërohen, dhe kjo ndodh me ritme më të shpejta

Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për ngadalësimin e inflacionit /në bazë vjetore/ dhe rënien e kufijve të Shengenit që nga fillimi i vitit..

botuar më 25-02-03 7.30.PD

Me një shkëmbim prej 12 miliardë eurosh Gjermania është partneri kryesor tregtar i Bullgarisë

Gjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë. Në pritjen e Vitit të Ri të Dhomës në Sofje, çmimet e..

botuar më 25-01-31 9.41.PD