Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Diçka si asgjë”

Kuvendi Popullor
Foto: BGNES

I blamuar. Ndoshta kështu është ndier Presidenti Rosen Plevneliev pas vendimit të Parlamentit që në referendumin në fund të tetorit të përfshihet vetëm një nga gjithsej tri pyetjet e ofruara nga ai. Deputetët vendosën të kërkojnë mendimin e zgjedhësve bullgarë vetëm sa i përket votimit në mënyrë elektronike. Doli se dy pyetjet e tjera për votën e detyrueshme dhe për atë mazahoritare janë “patate tepër të nxehta”.

Elementi mazhoritar në sistemin zgjedhor është mundësia e vetme që shtetasit të zgjedhin vetë deputetët në Parlament, sepse aktualisht po të ketë zgjedhje ofrohen lista partiake, ku zgjedhësi njeh në mënyrën më të mirë vetëm kryetarin. Listat përgatiten në centralet partiake sipas disa rregullave jo shumë transparente dhe në fakt sa më i dëgjueshëm është kandidat-deputeti, kaq më përpara është ai në listë. Por meqenëse ky parim respektohet nga të gjitha partitë, ato votuam të gjitha së bashku kundër aplikimit të votës mazhoritare.

Jo më pak e nxehtë është pyetja për votimin e detyrueshëm. Prapa kësaj ideje fshihet një fenomen zgjedhor – votimi i detyrueshëm do të kufizonte peshën e votave të blera. Kundërshtari më i madh i kësaj mase preventive është Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë në opozitë dhe shkaqet janë logjike – sipas vëzhguesve politikë bullgarë e të huaj, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, e cila aktualisht disponon 36 deputetë në Parlament, ka arritur maksimumin e mundshëm. Në rast se aktiviteti zgjedhor rritet, ndikimi i partisë në Parlament do të ulet.

Votimi i detyrueshëm nuk është instrumenti më demokratik për rritjen e aktivitetit zgjedhor, por nga ana tjetër jeta në shoqërinë demokratike kërkon aktivitetin e shoqërisë dhe një aktivitet i tillë është pjesëmarrja në zgjedhje dhe jo vetëm bisedimet me tema të ndryshme politike në Parlament, ose në shtëpi. Detyrat e qytetarëve përfshijnë edhe marrjen e përgjegjësisë.

Por si të kërkosh nga elektorati aktivitet dhe përgjegjësi, kur vetë deputetët nuk u përgjigjen këtyre kërkesave. Bullgaria është republikë parlamentare, por shumë pak nga parlamentarët tanë janë në dijeni se çfarë në fakt do të thotë kjo. Kryeministri Borisov e shpjegoi këtë në stilin e tij direkt: “Kolegët nga Blloku i Reformatorëve duhet të dinë se është bukur të mund të flasin mirë para shoqërisë se çfarë demokratë të mëdhenj janë ata, por puna e tyre në Parlament është që të ulen në karrige.”

Siç duket fjalët e kryeministrit i trembën pak deputetët dhe ditën e enjte në Parlament kishte gjithsej 223 deputetë, të cilët duhej të zgjidhnin avokatin e ri të popullit. Mirëpo, ata u fshehën prapa votës së fshehtë, duke zgjedhur në këtë post socialisten Maja Manollova. Qindra sofjanas reaguan në mënyrë spontane dhe dolën në rrugë për të protestuar kundër zgjedhjes në këtë post mbipartiak të një politikane, e cila është përfaqësuese e një partie të madhe bullgare dhe e cila i mbronte emërtimet skandaloze të qeverisë së kaluar, emërtime të cilat shkaktuan protesta të mëdha nëpër rrugët e Bullgarisë dhe çuan në rrëzimin e kësaj qeverie nga pushteti.

Në kuadrin e dy javëve Parlamenti arriti të pengojë dy reforma shumë të rëndësishme për Bullgarinë dhe të shfuqizojnë institucionin “avokat i popullit”. Kështu javën e fundit para pushimeve të tij verore Parlamenti bëri “diçka si asgjë”.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD