Kjo është kuintesenca e jetës në përfytyrimet e Veselin Ovçarovit – bullgari i vetëm akropilot profesional, ose thënë ndryshe pilot, i cili
bënë akrobatikë me paraplaner. Për herë të parë fluturoi me krahët e paraplanerit në vitin 2000 dhe që atëherë lëvizet disi midis qiellit dhe tokës. Kufijtë gjeografike për të sikur janë një formalitet i mërzitshëm. Peru, Kili, Kolumbia, Francë, Havaja, Namibi, Pakistan, Turqi – ndoshta është më lehtë të tregojmë vendet ku nuk ka qenë. Ndonjëri mund të thotë: “Kjo është njeriu të disponojë të holla!” Mirëpo, ai që do të mendojë ashtu nuk do të ketë të drejtën. “Për ne, njerëzit, është një gjë karakteristike të vetë mashtrohemi. Por e vërteta është, se njeriu duhet të di çfarë dëshiron. Pas kësaj sikur gjërat vetë rregullohen”, na siguron atleti. Lartësia më e madhe, në të cilën ka fluturuar deri tashti “njeriu-zog” është 7 mijë metra. Ndërsa fluturimi më i gjatë vazhdoi 9 orë, brenda të cilave kaloi 200 kilometra. Kjo ndodhi në Pakistan. Në vitin 2013 me serbin Petar Lonkar regjistroi një rekord botëror me 180 tëmblinga infiniti të sinkronizuara, ose thënë me fjalë të tjera vërtitje në ajër me paraplaner. Sivjet të dy ata triumfuan prapë por kësaj here bashkë me çekun Onxhej Prohazka. Ata zgjodhën hapësirën ajrore mbi formimet vullkanike të Kapadokijas së Turqisë. Përgatitja për përballimin e sfidës së radhës gëlltiti 8 muaj. Rezultati ishtë një rekord i ri botëror – infiniti tëmbling ose vërtitje në ajër me paraplaner, me 126 vërtitje të përkryera të bëra në mënyrë të sinkronizuar nga tre paraplaneristët.
“Gjithnjë jemi të tërhequr dhe të pasionuar të bëjmë figura. Aty patëm mundësi që të ngrihemi lartë. Fillimisht kishim ide, që të ngrihemi në një lartësi mbi 7 mijë metra dhe të regjistrojmë disa rekorde për një herë. Për fat të keq nuk ndodhi ashtu dhe vetëm nisëm fluturimin mbi tokë nga lartësi 2500 metra. Mirëpo, nuk ishte e mjaftueshme që të realizojmë idetë tona. Vendosëm të regjistrojmë rekord si një formacion, gjë që nuk kishte bërë asnjeri deri atëherë” – rrëfen Veselin Ovçarov.
Dëshmitar i rekordit u bë një
publikë nga më se 2 mijë veta, të cilët vështruan të ngritur në qiell në balona ajrore. Dhe megjithëqë pamja është tërheqëse, a nuk kanë frikë ata njerëz? Lidhur me këtë Veselin Ovçarov shpjegon:
“Shpesh herë mendime të tilla kalojnë përmes mendjes. Mirëpo, ata nuk bllokojnë trurin. Kur njeriu përjeton një frikë, atëherë fillon të mendojë më shumë. Dhe pikërisht kjo ndihmon për përqendrimin më të mirë dhe për vlerësimin më të saktë të situatës. Në se në mënyrë logjike mund t’i shpjegosh vetes se nuk ka ndonjë problem, atëherë frika injorohet dhe nisma bëhet më e këndshme. Pengesat dhe peripecitë janë një sfidë para njeriut. Dhe megjithëqë si njerëz lindëm dhe bëjmë hapat e parë në tokë, mendoj, se në tokë ka më shumë rreziqe se sa në ajër.”
Pas këtij rekordi Veselin Ovçarov ka ndërmend të pushojë në Itali. Kësaj here prapë do të jetë me paraplanerin, por te Dolomitët. Cilat janë ëndrrat e tij?
“Kam dëshirë të realizoj një fluturim në një lartësi mbi 8000 metra dhe të kalojë një distancë më se 500 kilometra. Kemi ndërmend, që gjatë vjeshtës të shkojmë në Brazil dhe të bëjmë provë për një rekord botëror për përballimin e distancës. Në përgjithësi, ëndërroj të zbuloj krahina të reja të bukura dhe tërheqëse së bashku me njerëz të përafërt, me të cilët e ndjej veten mirë” – tha në përfundim Veselin Ovçarov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Predrag Vučkovic/Red Bull Content Pool
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan..
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasat fitoi një tjetër çmim prestigjioz të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes. Ai u emërua Peshëngritësi Nr. 1 në mesin e 232 pjesëmarrësve të garës në kryeqytetin e Bahreinit, Manama. Rekordi i tij botëror prej 405 kg në..
Në çmimet tradicionale të ATP-së në fund të vitit 2024, tenistët profesionistë e shpallën Grigor Dimitrov sportsman të vitit. Në sezonin e kaluar, tenisti bullgar shënoi 46 fitore dhe 18 humbje, duke fituar titullin në Brisbane dhe duke arritur në tri..