“Ky është kaver versioni i këngës së parë të krijuar për grupin “Te” (“Ata”) nga Jasen Vellçevi dhe Ljubo Kirovi në vet fillimin e grupit – rrëfen këngëtarja. Më pëlqen shumë kjo baladë. Ajo nuk është e popullarizuar nga djemtë dhe nuk është incizuar si single nga koha që kam filluar punë me ta, unë e kam përfshirë në repertorin tim. Gëzohem, se më në fund arrita ta incizoja.”
Vitin e kaluar këngëtarja realizoi hitin e saj veror “Njerëz të natës”. Ajo tërhoqi vëmendjen e DJ-ve të huaj, ata vazhdojnë të krijojnë versione të saj për klubet dhe i përhapin në Evropë. Ndërkohë ajo realizoi këngën e dytë për labelin britanik, me të cilin punon. “The one” është remiks i këngës “Ndoshta unë”, e interpreton bashkë me koleget e saj të grupit “Te”. Në kulmin e verës Presllava Pejçeva bëhet pjesë e iniciativës së “Shtëpisë muzikore të BNR” – “FSB për të tjerët”. Më shumë mësojmë nga vetë këngëtarja:
“Jam shumë e lumtur, se marr pjesë në këtë projekt, në të cilin muzikantët e Formacionit “Studio Ballkanton” do të bëjnë nga një këngë për interpretuesit e tjerë. Dua t’i falënderoj Rumen Bojaxhievit dhe Daniella Kuzmanovës, sepse tashmë kam demo versionin e këngës së krijuar për mua. U realizua ëndrra ime, sepse grupi FSB është “numër një” në muzikën bullgare, prej të cilit të gjithë frymëzohemi. Shpresoj brenda një muaji të jetë gati audio. Mendoj, se do të ishte mirë që pranë këngës të xhirojmë dhe videoklip.”
“Paraqitja në të ia detyroj motrës sime – kujton ajo. – Nuk besoja fare, se niveli do të ishte si ai në formatet botërore. I premtova pedagoges sime vokale Milena Peeva, se do të provoj pa shumë pritje serioze. Gjatë pjesëmarrjes kuptova, se më ofrohet mundësia të vendos kontakte të çmueshme me njerëz të rëndësishëm. Jam e lumtur, se u bë kështu. Kur krijosh miqësitë e nevojshme dhe zbulosh njerëzit, me të cilët jeni të “një grupi gjaku”, gjërat arrihen më lehtë. Në të vërtetë formatet muzikore “reality” japin një start të fuqishëm në fillim. Për fat të keq, nuk është e mundur që të gjithë interpretuesit të ruajnë popullaritetin e fituar në të dhe të vazhdojnë të zhvillohen. Deri në fund të transmetimit e mbajta në sekret, se kisha tre propozime për nënshkrimin e kontratës. Duhej të mendoja mirë si të vazhdojë më tutje.”
Një prej këtyre propozimeve erdhi nga producenti dhe menaxheri i grupit “Te” i cili ishte i pranishëm në koncertet e “Muzikë idol”.
Bashkë me kolegët e grupit Presllava është pjesë e ekipit të të dy edicioneve të ardhshme të show-s muzikore. Çfarë përbën ajo për të rinjtë në botën e show biznesit.
“Shumica prej tyre deklarojnë në vend të parë se dëshirojnë të bëhen të njohur. Nga njëra anë kjo është normale, duke pasure parasysh moshën e re të pjesëmarrësve. Nga ana tjetër – ata duhet të ndërgjegjësohen, se është gabim të fillosh pjesëmarrjen në një projekt të tillë me dëshirë të tillë, sepse kthimi në realitet pas euforisë së show-s është e dhimbshme. Që të ruash vend në hapësirën publike dhe të bësh një karrierë muzikore kërkohen shumë mundime dhe kompromise. Artistët e rinj duhet të arrijnë të zbulojnë stilin e vet. Nëse vetëm imitosh, popullariteti yt do të ketë jetë të shkurtër. Këngëtarët e rinj kanë nevojë për këshilla të tilla, por në formatet muzikore nuk ka kush t’u japë, sepse këto formate janë menduar ashtu që t’u sjellin fitime krijuesve të tyre.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..