Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesa më e madhe e borxheve, të cilat grumbullohen nga firmat e grumbullimit të borxheve, janë të personave fizikë

БНР Новини
Foto: arkiv

Borxhet e personave fizikë, për grumbullimin e të cilave janë angazhuar firmat e grumbullimit të borxheve, janë rritur me mbi 150 mln leva në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregon një studim i Asociacionit të Firmave të Grumbullimit të Borxheve në Bullgari. Mirëpo, kjo nuk do të thotë me siguri se borxhet e popullsisë po rriten, por më tepër tregon se kreditorët janë më aktivë në kërkesat e tyre për pagimin e borxheve.  

Avokati Petër Hranov deklaroi para agjencisë BGNES se agjencitë e grumbullimit të borxheve abuzojnë me mungesën e kompetencës nga ana e qytetarëve. Duke u nënshkruar në dokumentet e këtyre firmave njerëzit në fakt e njohin borxhin e tyre dhe në këtë mënyrë ndërpritet afati i caktuar i skadimit.

A mund të jenë të sigurte qytetarët në korrektësinë e firmave të grumbullimit të borxheve dhe se shumat e kërkuara nga ato janë korrekte?

Në një intervistë për Radio Bullgarinë Aleksandër Grilihes, anëtar i Këshillit Drejtues të Asociacionit, tha: “Në qoftë se ata kanë dyshime nëse shuma e kërkuar nga firmat përkatëse është korrekte, këta njerëz menjëherë duhet të kërkojnë prova – si fatura, plane pagimi etj. Kompanitë, të cilat janë anëtare të Asociacionit të Agjencive të Grumbullimit të Borxheve, e respektojnë shumë rreptë këtë kod etik, të cilin ne e kemi miratuar, dhe mund të them me siguri se po të telefonojë nëpunësi i një kompanie të Asociacionit, nuk mund të flitet për abuzime me borxhet e qytetarëve. Kemi dëgjuar se ka praktika jo korrekte në treg. Luftojmë në një mënyrë shumë aktive kundër rasteve të tilla dhe shpresoj se ato gradualisht do të zhduken.”

Suksesi i grumbullimi të borxheve nga agjencitë e grumbullimit të borxheve varet shumë nga lloji i borxhit. Sa u përket rasteve, ku afati i pagimit sapo ka skaduar, suksesi i agjencive përkatëse është rreth 70-80 për qind e më shumë. Në rastet e tjera, kur afati ka skaduar që prej shumë kohe, është shumë vështirë të vendoset kontakt me personin përkatës dhe të arrihet marrëveshje. Në varësi të portofolit suksesi në këto raste mund të jetë nga 2 deri më 5 për qind.

Për cilat shërbime banorët e vendit kanë më shumë borxhe të papaguara. Cilat janë shkaqet e vonimit të pagesave?

“Shkaku kryesor është se shumë njerëz mezi e nxjerrin bukën e gojës. Ata disponojnë resurse të kufizuara financiare dhe i prioretizojnë pagimet e veta. Për këta njerëz zakonisht më e vlershmja është shtëpia. Prandaj llogaritë e para që paguhen janë ato të hipotekës. Pas kësaj janë ato shërbime, të cilat po të ndërpriten mund të prishin komfortin e njeriut. Për shembull pagimi i rrymës elektrike është me prioritet, sepse në rast mospagimi korrenti do të ndërpritet menjëherë dhe nuk ka alternativë. Pas kësaj vijnë taksat e tjera, me të cilat mund të bëhen kompromise.”

Çfarë është kultura e pagimit të borxheve të bullgarëve në krahasim me evropianët e tjerë – më e mirë, apo më e keqe?

“Dallimet kryesore janë lidhur me pasojat e mospagimit të detyrimeve. Në pothuaj tërë Evropën ka regjistra unike të kreditit. Në qoftë se një njeri nuk e paguan llogarinë, ky është një informacion, i cili është i dukshëm për të gjitha subjektet ekonomike në vend dhe kjo bëhet pengesë për marrjen e një kredie të re, për lidhjen e ndonjë marrëveshjeje të re për ndonjë shërbim. Në Bullgari nuk ka një regjistër të tillë unik. Banka Popullore Bullgare mirëmban një regjistër qendror të kredive, ku janë shënuar vetëm detyrimet ndaj institucioneve financiare. Mospagimi i shërbimeve të veçanta, sidomos shërbimet komunale etj. nuk e prek reputacionin e personit përkatës, që nuk i paguan detyrimet e veta. Supozoj se pikërisht për këtë shkak përqindja e njerëzve me borxhe të papaguara është më e lartë.”

Në përfundim Aleksandër Grilihes bën prognoza se po të vazhdojë të rritet ekonomia, borxhet duhet të pakësohen. Sa për borxhet e vjetra, ato zakonisht paguhen kundrejt ndonjë kompromisi nga ana e pronarit të borxhit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Bankat janë gati për euron, politikanët duhet të veprojnë, thotë guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare

Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..

botuar më 24-12-06 10.27.PD
Cvetan Simeonov

Biznesi dëshiron stabilitet politik me një qeveri dhe parlament funksional

Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..

botuar më 24-12-04 9.21.PD

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD