"Të dashurtë rinj, ju shkelët pragun e kësaj salle, për të treguar para të gjithë neve dëshirën tuaj për krijimin e një familjeje. Sipas Kodit të Familjes të Republikës së Bullgarisë parimet mbi të cilat bazohet familja janë të drejtat e barabarta të burrit dhe gruas, vullneti i tyre i lirë dhe qëndrueshmëria e martesës, mbrojtja e posaçme e fëmijëve."
Për 6 muajt e parë të vitit 2015 vetëm në Sofje këto fjalë solemne i kanë dëgjuar 2285 çifte – 161 më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto janë të dhënat zyrtare të Shtëpisë Ceremoniale pranë Bashkisë së Kryeqytetit (kështu quhet institucioni, ku shtetasit bullgarë lidhin martesë në një ambient festiv). Sipas statistikës ku renditet Bullgaria? Analizat e Evrostatit tregojnë se Bullgaria ndodhet në vendet e fundit në Evropë për nga numri i martesave, bashkë me Slloveninë, Portugalinë, Luksemburgun dhe Italinë – tri martesa për 1 mijë veta. Pothuaj gjysma e njerëzve që lidhin martesë, më vonë divorcohen. Sipas të dhënave zyrtare 8% të çifteve bashkëjetojnë pa martesë, por në fakt këto njerëz janë më shumë, sepse gjatë vitit 2014 59% të fëmijëve janë lindur jashtë martese.
Më 1 tetor të vitit 2009 hyri në fuqi Kodi aktual i Familjes, i cili nuk reglamenton bashkëjetesën jashtëmartesore dhe Kushtetuta mbron vetëm të drejtët e fëmijëve. D.m.th. fëmijët e familjeve me martesë ligjore dhe ato të çifteve që kanë lidhje jashtëmartesore kanë të njëjta të drejta. Pse bullgarët e rinj preferojnë të jetojnë së bashku pa martesë?
"Shkaqet janë disa – tha Sasha Gabrovska, drejtoresha e Shtëpisë Ceremoniale pranë bashkisë së Kryeqytetit – Njëri nga shkaqet është se njerëzit e rinj tashmë preferojnë të kërkojnë fatin e tyre jashtë shtetit. Tjetri, i cili është shumë serioz, është se legjislacioni bullgar në fakt toleron këto marrëdhënie. Unë mendoj se para lidhjes së martesës, njerëzit duhet të jetojnë së bashku për një kohë të shkurtër, por në momentin kur fillojnë të mendojnë për fëmijë, ata duhet të lidhin martesë. Kështu bëhet sipas traditës.”
Le të shikojmë çfarë parashikon ligji dhe pse nganjëherë për çiftet është më e dobishme të bashkëjetojnë pa martesë ligjore. Sipas ligjit babai i fëmijës duhet ta njohë ligjërisht fëmijën para ndonjë noteri dhe kështu ia jep foshnjës emrin e tij. Në se kjo nuk bëhet nëna ka të drejtën të marrë më shumë ndihma sociale, fëmija e saj ka përparësi për pranim në çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve, “nëna e vetmuar” mund të aplikojë për strehim social. Në rast të ndonjë ndarjeje eventuale prona e prindërve nuk ndahet dhe kështu s’ka nevojë për procese gjyqësore. Në se baballarët njohin fëmijët para noterit, fëmijët marrin të gjitha të drejtat që i kanë fëmijët e lindur brenda martese dhe ata trashëgojnë dy prindërit e vet.
Ja se çfarë janë edhe minuset: bashkëjetesa faktike reglamenton statusin e fëmijëve të çifteve pa martesë, por nuk reglamenton marrëdhëniet pronësore të çifteve të tilla. Gruaja nuk ka të drejta mbi pronën e blerë pas fillimit të bashkëjetesës, nuk mund të trashëgojë burrin dhe pas ndonjë ndarjeje eventuale prindërit duhet të arrijnë vetë konsensus për këtë kush do t’i rritë fëmijët dhe babai nuk detyrohet të paguajë alimentacion. Një çift që bashkëjetojë pa martesë nuk ka të drejtën të marrë kredi familjare bankare, nuk mund të kërkojë informacion nga spitali, ku mjekohet partneri. Udhëtimi jashtë shtetit gjithashtu vështirësohet sepse ka nevojë për një dokument të posaçëm, i cili vërteton se prindi tjetër është dakord që fëmija të largohet nga vendi.
Eleonora dhe bashkëshorti i saj kanë lidhur martesë para më se një viti. Pse ata e morën këtë vendim të rëndësishëm?
"Jam rritur në një familje, në të cilën traditat janë diçka shumë të rëndësishme dhe martesa – diçka e shenjtë. Për mua martesa do të thotë dy njerëz, të cilët duan shumë njëri-tjetrin. Dhe siç bashkohen dhe jetojnë nën një çati, kështu duhet të bashkohen me një mbiemër” – mendon gruaja e re. Për të martesa është vazhdimi logjik i marrëdhënieve të dy të rinjve që dëshirojnë të krijojnë familje. Kur vjen koha, kur situatat e ndryshme provojnë qëndrueshmërinë e lidhjes dhe kur njerëzit kuptojnë se së bashku janë më të fortë dhe më të qetë, atëherë tema për lidhjen e martesës bëhet aktuale. “Dhe momenti i propozimit është i mrekullueshëm!” – tha me buzëqeshje Eleonora.
Le të dëgjojmë dhe pikëpamjen tjetër. Simeon është 40 vjeçar dhe nuk ka lidhur martesë me nënën e fëmijës së vet. Pse?
"Një nënshkrim nuk mund të na motivojë të mbetemi së bashku. Nuk mendoj se një firmë mund ta bëjë familjen dhe të jetë vendimtare për një lidhje. Po të ndihem mirë me një njeri, po të duam njëri-tjetrin formalitetet nuk kanë rëndësi. Jam aq i përgjegjshëm ndaj familjes sime, siç do të isha po të kisha lidhur martesë. Për të mbajtur gruan e dashur pranë meje bëj bile më shumë sesa bëjnë shumë burë të martuar.“
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..