Incizimet e reja , të cilave u është producent Radioja Kombëtare Bullgare gjatë muajve të fundit, përfshijnë jo pak këngë autentike popullore nga Bullgaria Jugperëndimore. Interpretuesit janë joprofesionalit, janë përfaqësues të grupeve amatore. Gjatë minutave të ardhshme ju ofrojmë shembuj nga fshatrat Dobërsko dhe Banja, të vendosura jo larg nga qytetet Bansko dhe Razllog.
Dëgjuam grupin folklorik të grave “Gjyshet e Dobërit”.Këngët e tyre janë të ndërtuara mbi diafoninë karakteristike për këtë rajon. Fshati i vogël malor është i vendosur në rrëzat e malit Rilla pllanina, por është shumë afër Pirinit. Është i njohur me historinë e vet të pasur. Gjurmët e para datojnë midis shekullit të 3 dhe të 4-në afërsi me fshatin është gjetur një furrë romake për tulla dhe tjegulla, e cila sipas shkencëtarëve është e përdorur në këtë periudhë. Mbase më shumë turistë tërheq kisha “Shën, Shën Teodor Tiron dhe Teodor Stratillat”-një monument të kulturës nën mbrojtjen e UNESKO-s. Është e ndërtuar gjatë vitit 1614 nga banuesit më të zgjuar dhe të pasur të krahinës. Gjatë asaj kohe Bullgaria është nën sundimin osman dhe kishat e krishtere është dashur të jenë me përpjesëtime të vogla, të ulëta dhe të mos të dallohen nga godinat e banimit. Jashtë kisha duket tepër modeste-pa kupolë dhe kambanari. Por mbishkrimet murale, me të cilat janë të mbuluara muret janë jashtëzakonisht të bukura. E bukur është dhe natyra përreth, si dhe veshjet popullore të grave. Pjesa më e madhe e këngëtareve kanë trashëguar veshjet tradicionale nga nënat dhe gjyshet e veta. Marrin pjesë në të gjitha tubimet regjionale, në festivalet folklorike kombëtare, si dhe në të gjitha festat. Sepse në fshat nuk ka festë pa këngët e bukura të “Gjysheve të Dobërit”.
Fshati Banja është në një largësi vetëm në 5 kilometra nga vendpushimi malor Bansko. Tamam kaq e ndajnë dhe nga qyteti Razllog. Gjendet në qendër të luginës të rrethuar prej 3 maleve – Pirin, Rilla dhe Rodopet. Instrumenti tradicional për këtë krahinë është tamburaja. Tani do të dëgjoni një interpretim të Llusiana Guberovës dhe Elina Gjeorgjievës të cilat janë 15 vjeçe, i shoqëron në tambura - Boris Manolev.
Interpretuesit të cilët sapo i dëgjuam, janë përfaqësues të grupit të tamburasë për Fëmijë “Detelina” nga fshati Banja. Për fondin e Radios Kombëtare Bullgare, incizime zhvilloi dhe Magdalena Guberova-9 vjeçe, po kështu në sheqerim të Boris Manollovit.
Gjatë të dielës së parë të muajit korrik në fshatin Banja zhvillohet tubimi i përvitshëm i fisit “Festa e fshatit tim”. Në programin muzikor marrin pjesë grupe folklorike nga vendi dhe nga jashtë. Kuptohet se, në skenë janë dhe të gjitha formacionet nga fshati. Përfundojmë me këngë në interpretim të Anna Çengullovës, Jana Dobreva dhe Emilija Udova nga grupi folklorik i Grave nga fshati Banja.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva.
Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm" bashkon disa nga muzikantët tanë më të mirë. Përveçse interpretoi këngën në mënyrën e tij të..
DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për..
Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe producenti i saj Artur Nadosjan vizituan Nice - atje takuan familjen Joef Gypsy Kings, të quajtur..
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar..