Suing, blus, soul, fëng, latino – kjo është vetëm një pjesë e vogël nga shumëllojshmëria e stileve, të cilën e propozoi Xhaz Festivali Ndërkombëtar i Banskos (8-13 gusht). Një nga forumet më të mëdhenj muzikor; tek ne prej viteve ofron skenën e vet si për interpretuesit e drejtë të xhazit, por po kështu dhe të etno, pop, dhe rok grupeve. Nuk bën përjashtim edhe edicioni i sapo përfunduar i tetë. Zgjodhëm për ju disa nga aksentët mes rreth 30 koncerteve në program.
Bukuroshja Karmen Souza nga Kabo Verde prezantoi albumin e vet të ri, të incizuar midis shfaqjeve të saj në Angli, Portugali, Shtetet e Bashkuara e të tjera. Në të janë përfshirë këngët e saj prej autori, të krijuara bashkë me bas kitaristin nga grupi i saj Teo Paskal – mentor të saj dhe producent.
Prania e një muzikanti nga rangu i Sheli Bërgut është nder për çdo një festival nëpër botë. Ai interpreton me një sukses siç muzikë klasike, kështu edhe muzikë xhaz. Ai është dekan i një shkolle me prestigj pranë Universitetit në Majami. Gjatë viteve të fundit merr pjesë në një sërë projektesh, të cilat kanë fituar ose janë të propozuar për “Grami”. Dy herë është caktuar për një dekoratë prestigjioze dhe si aranzhues:
“Fillova të merrem me pedagogji muzikore sepse dëshiroj të ndryshoj “biografinë” e kësaj pedagogjie. Inkurajoj muzikantët e rinj që të improvizojnë. Që nga fillimi i shekullit të XX-të, me përsosjen e mënyrave të incizimit, njerëzit presin nga muzikantët që të jenë të përkryer në koncertet e tyre. Kështu tradita e improvizimit që ekzistonte në vazhdim të shumë shekujve u shua. Albumin tim të ri e incizova me ndihmën e Orkestrës Fizarmonike Mbretërore. Një nga pjesët është “Rapsodia në blu”. Atje ka tri kadenca, në të cilat unë improvizoj – kjo habiti disa nga kritikët.”
Sheli Bërg tha gjithashtu se është shumë i kënaqur me muzikantët e rinj bullgarë, me të cilët interpreton. “Ua dërgova atyre muzikën time dhe akoma në provën e parë kuptova se ata e njohin muzikën time, kështu siç e njohin atë muzikantët e mi, me të cilët punoj në ShBA.”
“Shqiponjat e xhazit” (Jazz Eagle Bing Band) – kështu quhet banda e Forcave Ushtarake dhe Ajrore të Turqisë me dirigjent Murat Aksoi. Orkestra e mrekullueshme interpretoi së bashku me këngëtaren bullgare me prejardhje turke Jëldëz Ibrahimova. Ajo ka lindur në Bullgari dhe kohët e fundit jeton kryesisht në Turqi. Vazhdimisht punon për thellimin e lidhjeve kulturore mes dy shteteve. Ajo prezantoi programin e saj të përbashkët me “Shqiponjat”:
“Prezantojmë standarde të njohura të muzikës xhaz me elemente të këngëve popullore turke. Aranzhimin e bëri Murat Aksoi. Një pjesë të programit e incizuam në Radio Ankara. Gjatë prillit përsëri së bashku hapëm Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Xhaz në Ankara. Udhëtuam dhe në shumë qytete të Turqisë”.
“Për dëgjuesit e Radios Kombëtare Bullgare unë jam Blui nga “Inkognito”. Shpresoj, se mund të ndani gëzimin nga jeta me anën e muzikës. Shpresoj, se për ju ajo është një bisedë të bukur dhe udhëtim të këndshëm.”Kjo është përshëndetja speciale e themeluesit dhe liderit të pazëvendësueshëm të grupit britanik “Inkognito”. Blui është për herë të dytë në Bansko. Ja se çfarë kujton ai për takimet e veta këtu:
“Kur vazhdimisht je në rrugë dhe çdo ditë je në vende të ndryshme të botës, shpesh herë po e harron ku ke qenë. Ajo që mbetet është atmosfera. Nga vizita ime e mëparshme mbaj mend, se njerëzit në të vërtetë dëgjojnë atë që u them unë. Jam i lumtur, se kam mundësi të takohem me njerëz interesantë, se kam talentin të shprehë ndjenjat e mia nëpërmjet muzikës dhe të prekë zemrat e njerëzve. Çdo ditë unë përjetojë ëndrrën time fëmijërore. Kur isha 5 vjeçar i thash vetes, se do të merrem me muzikë. Gjyshi dhe gjyshja ime më mbështetën dhe gjithmonë kam ndjenjën se ata janë me mua në skenë dhe më thonë: ”Bëje ashtu siç e do ti. “Krijova grupin me idenë që ai vazhdimisht të ndryshohet. Ne nuk jemi si formacionet e tjera. “Inkognito” është si një platformë, nga e cila secili mund të zgjedhë rrugën e vet të zhvillimit. Aktualisht disa veta nga grupi po punojnë mbi projekte të ndryshme dhe unë i mbështet. Ata janë familja ime. Disa vijnë, disa largohen, por ruajmë lidhjet tona.”
Përfundojmë me fjalët e Rej Dorset nga “Mango Xheri” – autor dhe interpretues i hitit më të njohur veror “In the Summer Time”. Rej është në Bansko për herë të tretë, i tërhequr nga atmosfera festive, publiku i përzemërt dhe miqtë e rinj.
“Kur je sportist dhe dëshiron të marrësh pjesë në maratonë ose ndonjë garë tjetër, kur klasifikohesh ti je më i miri. Ne muzikantët nuk kemi nevojë të garojmë. Disa muzikantë hyjnë në shou biznesin me të vetmin qëllim të jenë të parët dhe më të mirët. Të tjerë mendojnë, se në këtë sferë fitohet shumë. Ndërsa unë dua të zbavitë publikun dhe mendoj, se e bëj me këngët të thjeshta. Dua ta detyrojë publikun tim ta gëzojë jetën nëpërmjet muzikës sime”.
Përgatitën në shqip: Nataniela Vasileva, Jordanka Ivanova, Sofia Popova
Fotografi: Bulfoto
Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm" bashkon disa nga muzikantët tanë më të mirë. Përveçse interpretoi këngën në mënyrën e tij të..
DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për..
Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe producenti i saj Artur Nadosjan vizituan Nice - atje takuan familjen Joef Gypsy Kings, të quajtur..
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe..