Papunësia në Bullgari gjatë tremujorit të dytë të vitit ka rënë në nivelin më të ulët pas vitit 2010 dhe aktualisht është rreth 10%, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave, ndërsa numri i të punësuarve është mbi 3 milionë veta. Por rezultati tregon mundësitë relative të ekonomisë për hapjen e vendeve të punës. Me gjithë tendencën pozitive gjatë muajve prill – korrik punësimi është rritur pak, ndërsa ritmet e rritjes janë ngadalësuar.
“Të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave tregojnë se gjatë dymujorit të dytë të 2015 në bazë vjetore janë krijuar 31 mijë vende të reja të punës – komenton Javor Aleksiev nga Instituti i Ekonomisë së Tregut . - Gjatë tremujorit të tretë të 2014, si dhe në fillim të këtij viti ekonomia krijonte nga 50 – 60 mijë vende në bazë vjetore. Për herë të parë shohim një tendencë në zbritje gjatë tremujorit të dytë me radhë gjatë së cilës kemi ulje të numrit të vendeve të reja të punës. Nga pikëpamja statistikore, ngadalësimi është fakt. Sipas analizave tona, rënia e papunësisë, nuk mund të vazhdojë me ritmet e deritanishme dhe shkaku për këtë është se pjesa dërmuese e njerëzve që kanë pasur mundësi, tashmë me siguri kanë gjetur punë.”
Nga njëra anë, pak janë specialistët me aftësi konkurruese jashtë tregut të punës, nga ana tjetër – investimet në ekonomi janë të pamjaftueshme që të stimulohet punësimi më i lartë. Me gjithë kualifikimin e tyre të ulët, pjesë prej të papunëve, largohen nga vendi dhe gjejnë punë jashtë shtetit, më shpesh në vendet më të zhvilluara të BE. “Largohen gjithashtu shumë specialistë, si mjekë dhe infermiere, të cilët nuk janë kënaqur me kushtet e punës dhe shpërblimin.
“Ende në tregun e punës ka inerci. Presim deri në fund të vitit të vazhdojë rritja e të punësuarve në ekonomi, duke pasur parasysh se tremujorit i tretë është më i fortë”, prognozon analisti.
“Duhet të theksojmë, se pjesa e madhe e vendeve të reja të punës që janë hapur në periudhën prill- korrik të këtij viti janë në Sofje dhe Varna – komenton Aleksiev. – Është shumë shqetësuese rënia e punësimit në rajonin Jugor-Qendror, qytetet – Smoljan, Kërxhali, Haskovo, ku me përjashtim të Haskovos, në bazë vjetore humben vende të punës. Rajoni Jugor – Qendror kryesonte rivendosjen e tregut të punës në periudhën e viteve 2012-2014. Situata në Bullgarinë Veriore dhe Veriperëndimore mbetet e rëndë me përjashtim të qytetit Veliko Tërnovo. Qarqet Gaborvo dhe Ruse janë relativisht të qëndrueshme, por në Bullgarinë Veriperëndimore nuk ka indikacione për përparim. Në disa krahina bile nuk mund të bëhet fjalë për nisjen e tendencës së rivendosjes së tregut të punës – në Lloveç, Montata, pjesërisht në Vidin”.
Pyetja tani është, a është në rrugë pa dalje zhvillimi ekonomik i qyteteve të vogla të Bullgarisë, pasi firmat vendase po thuaj se nuk investojnë më, ndërsa interesi i kapitaleve të huaja, që kryesisht lëviznin ekonominë bullgare para krizës, ka rënë në mënyrë drastike. Resursi i shtrenjtë financiar, biznes-mjedisi i pasigurt dhe aftësitë e ulëta blerëse të popullsisë, ndalojnë iniciativën e qytetarëve dhe biznesit. Të dhënat e fundit të Bankës Popullore Bullgare për investimet e drejtpërdrejta gjatë 6 muajve e konfirmojnë këtë tablo jo të këndshme; një pjesë e madhe prej tyre janë ndarë në kapitalin e shoqërive, do më thënë kanë shërbyer për mbulimin e humbjeve.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Nga viti i ri akademik, universiteti në qytetin moldavian Taraklia do të trajnojë zyrtarisht studentë si degë e Universitetit të qytetit Ruse "Angell Kënçev". Me këtë bashkim të të dy institucioneve arsimore, bullgarët etnikë në Moldavi do të kenë..
Ndërveprimi mes mësuesit dhe nxënësit është në fokus të javës së shtatë me radhë Ndërkombëtare “Erasmus+”, e organizuar nga Universiteti i Veliko Tërnovos “Shën Kirill dhe Metodij” në ndihmë të shkollave bullgarisht të së dielave jashtë vendit...
Më 1 korrik, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, filloi zyrtarisht edicioni i pestë i Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare. Aktivitetet do të zgjasin deri më 25 korrik. Nisma u organizua nga Fakulteti i Gjuhëve..
Ekipi ynë është në përgatitje intensive për edicionin e tretë radhazi të kontrolleve parandaluese falas në zonën e Prespës së Vogël në Shqipëri, njoftoi..
Vera në Bullgari ofron emocione të nxehta jo vetëm për turistët. Muajt qershor dhe korrik lidhen me shumë emocione për të rinjtë që përfundojnë arsimin e..