Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria prapambetet në luftimin e ekonomisë joformale

БНР Новини
Foto: BGNES

Ekonomia joformale përbën 30% të Produktit të Brendshëm Bruto, tregon një studim i zhvilluar para pak kohe në Bullgari. Në këtë fushë Bullgaria prapambetet në krahasim me shtetet e tjera të BE-së. Në Evropë kjo përqindje është 19 dhe po vazhdon të ulet në sajë të masave të ndërmarra për përmirësimin e ambientit ekonomik dhe për shkak të  kundërvënies së fshehjes së mjeteve. Sipas financierit Krasimir Angarski, ish ministër pa portofol në qeverinë teknike  të Stafan Sofijanskit, më e madhe është përqindja e ekonomisë joformale në degët si tregtia, ushqimet, ndërtimi, ku nuk lëshohen të gjitha dokumentet e domosdoshme dhe nuk regjistrohen të gjitha shitjet. Në këto sektorë ekonomia joformale është 30% - tha në një intervistë për Radio Bullgarinë zoti Angarski dhe shtoi:

Në Bullgari ekonomia joformale kishte pozita akoma më të forta, por pak nga pak shumë veprimtari u bënë të ligjshme. Kjo u bë pas regjistrimit të aparateve fiskale, kur lidhja me ta u bë e përhershme. Mund të them se në këtë fushë ka përparim ,por shteti prapambetet në krahasim me tendencat analogjike në shtetet e tjera. Ka sektorë, në të cilët akoma nuk është bërë asgjë”.

Para pak kohe qeveria shpalli se deri në vitin 2020 ka ndër mend të pakësojë me një të tretë pjesën e sektorit joformal të ekonomisë. Sipas zotit Angarski tatimi i sheshtë gjithashtu ka një efekt pozitiv, sepse administrimi i tij është më i lehtë.

A është e zbatueshme ideja për krijimin e policisë financiare, e cila do t’i luftojë sektorit joformal?

Kjo nuk është një vendim i izoluar. Kur marrim masa për kundërvënien e sektorit joformal ato duhet të jenë komplekse dhe duhet të përfshijnë një agjenci të përbashkët për të ardhurat – një agjenci e tillë ekzistonte në të kaluarën. Ajo duhet të ndërlidhet me organe të tjera. Për shembull, në shumë shtete ekziston ashtuquajturën “gjykatë financiare”. Për fat të keq në Bullgari çështjet financiare hyjnë në gjykatat e zakonshme dhe gjyqit shpeshherë nuk janë mjaftë kompetentë. Në këtë drejtim kemi nevojë për shumë ndryshime. Në të kaluarën unë isha drejtor i një dikasteri tatimor në Sofje, ku puna shkonte shumë mirë. Kishte njerëz të posaçëm, të cilët u trajnuan pikërisht në këtë fushë. Për fat të keq ideja për krijimin e gjykatës financiare nuk u zhvillua. Nga ana tjetër dënimet për krime të mëdha janë shumë të vogla. Nuk mund të jetë normale që një person të ketë detyrime tatimore për dhjetëra milionë leva dhe të mos i kërkohet atij përgjegjësi penale.”

Në fillim të tranzicionit pushteti krijoj një agjenci të përbashkët për të ardhurat, në të cilën punonin ekspertët më të mëdhenj të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Pas zhvillimit të analizave ata shpallën se për një shtet aq të vogël, si Bullgaria, nuk ka nevojë për krijimin e disa agjencive tatimore. “Kur ka vetëm një strukturë, shkëmbimi i informacionit është më i lehtë, por pavarësisht nga kjo Bullgaria tashmë 20 vjet nuk vendos formulën e vet më të përshtatshme. Bile tashmë mendoj se kjo bëhet qëllimisht apo për shkak të mungesës së njerëzve kompetentë”.

A mund të implementohet amnistia tatimore si masë për arritjen e mbledhjes më të mirë të mjeteve dhe për përmirësimin e ambientit ekonomik?

Nuk mendoj se ekziston një solidaritet për kundërvënien e konsiderueshme të mashtrimeve tatimore dhe të krimeve financiare, sepse masat e ndërmarra deri tani nuk janë adekuate. Organet, të cilat merren me këto çështje nuk kanë kompetencat e domosdoshme. Para pak kohe, kur krijuam administratën tatimore, ishte parashikuar krijimi i një njësie, të quajtur polici tatimore. Atëherë politikanët e hodhën poshtë këtë propozim me argumentin se akoma ishte e herët për të. Në shumë shtete ka njësi të tilla. Atje ka administrata shumë të zhvilluara tatimore, mbi të cilat mbështetet ekonomia. Amnistia tashmë zbatohet në shumë shtete. Bile në Rusi planifikohen hapa të tilla. Edhe tek ne mund të bëhet kjo, por akoma mungon vullneti politik.”

Sa të konsiderueshme do të jenë të ardhurat në thesar në se zbatohen masa të tilla? 

Kjo varret nga niveli i mirëbesimit. Nuk bëhet fjalë për amnisti të të ardhurave të grumbulluara për shkak të veprimtarisë së paligjshme, por për rastet, kur nuk janë regjistruara të ardhurat nga veprimtaria normale ekonomike. Pasi në aq shumë shtete kjo masë tashmë zbatohet me sukses, nuk do të jetë problem që të ajo të zbatohet edhe në Bullgari. Në vend të kësaj zbatohet amnistia  e të gjitha detyrimeve më të vjetra se 10 vjet. Me siguri do të ishte më mirë po të mblidheshim të paktën një pjesë të vogël prej këtyre detyrimeve.

Ekonomisti tha se krijimi i policisë financiare do të ketë një efekt pozitiv mbi aktivitetin ekonomik në shtet, sepse kështu do të krijohen kushte më të mira për konkurrencë dhe ambienti do të jetë më i sigurt për kapitalet serioze. 


Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

TASS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e tranzitit të gazit rus përmes Bullgarisë

Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..

botuar më 24-12-11 10.35.PD

Ministria e Financave publikon projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025

Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...

botuar më 24-12-10 10.19.PD

PBB-ja u rrit me 2.4% në tremujorin e tretë

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..

botuar më 24-12-08 11.35.PD