Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasill Najdenov – profesionalizëm, frymëzim dhe prani e papërsëritshme skenike

Foto: arkiv

Edhe sot Vasill Najdenovi është ndër këngëtarët më të mirë të muzikës pop në vendin tonë, me gjithë se tashmë 40 vjet është në skenë. Është më lehtë të ngjitësh në majë, se sa të arrish të mbetesh atje sidomos në kohë kur muzika ka dimensione të tjera. Por u bë e qartë, se koha kalon shpejtë jo vetëm në përpjesëtimet e saj absolute, por edhe për Vasill Najdenovin dhe këngëtarët e brezit të tij.

Para vitesh, kur filloi karrierën e vet, kompozitorë me ndjesinë e saktë për aktualitet në këtë gjini, mes të cilëve Aleksandër Josifov, Srefan Dimitrov, Ljubomir Denev, Todor Fillkov, Mitko Shterev, Najden Andreev, Kristijan Bojaxhiev dhe shumë të tjerë shkruan për të këngët e tyre më të bukura. Shumë prej tyre Vasko i çonte në pozicionet e para të klasifikimeve. Qysh kur filloi me grupin “Diana ekspres” Vasill Najdenovi si vokal e bëri shlager këngën “Sineva”(Kaltërsi) të Aleksandër Josifovit dhe Pavel Matevit, pas saj erdhi filmi “Adaptim” dhe kënga me të njëjtin emër të Mitko Shterevit u bë hit në saj të meritës së padiskutueshme të Vasill Najdenovit.

Në fillim të viteve 80 në botë u imponua tendenca e rilindjes në stilin e muzikës disko. Autorë dhe këngëtarë tashme të afirmuar sikur nuk ishin përgatitur për këtë tendencë të rikthimit të elementit ritmik të vallëzimit. Ishte e natyrshme në ato vite arritjet e para të suksesshme të vijnë nga radhët e më të rinjve. Por në këtë aspekt mund të pohohet, se kjo vlen edhe për këngët e kënduara nga Vasill Najdenovi si “Gjithçka e kam në rregull”, “Rally”, “Në det” e shumë të tjera.


Për suksesin e Vasill Najdenovit ndikuan shumë gjëra. Është naive të pohohet vetëm, se ai është me arsim muzikor, se është pianist dhe se orientimi ndaj muzikës është me motivim gjenetik... Këta faktorë vërtetë mund të jenë premisë për një karrierë të suksesshme, por nga ana tjetër nuk mund të përcaktojnë qëndrimin e mijëra  adhuruesve të këngëtarit Vasill Najdenov. Ai posedon një aftësi të rrallë të pranisë artistike në skenë, një përsosmëri  pothuajse pedante në detajet më të vogla të interpretimit. Kur Vasill Najdenovi këndon, këndojnë shpirti, zemra dhe çdo një pjesë e trupit të tij.

Nuk dimë për çfarë mendon Vasill Najdenov, kur është i vetëm në studio dhe incizon këngë të re ose kur xhiron vidoklipin e tij të radhës. Por në shumicën e incizimeve të tij audio dhe video dominon “efekti i pranisë”, i cili është më i fortë se fakti se ai vazhdon të jetë modern dhe aktual  në skenën e muzikës bashkëkohore pop.

“Edhe nesër është ditë” – ka një këngë të tillë, kompozim i Najden Andreevit, të cilën para 30 vjetësh e këndoi dhe incizoi Vasill Najdenovi. Kjo këngë është e frymëzuar dhe në një formë tepër të qartë muzikore, siç në fakt janë të gjitha këngët në repertorin e tij. Vasill Najdenovi na tregoi, se gjinia e muzikës “së lehtë” mund të jetë vërtetë serioze.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD