Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muri do të ndalojë vetëm më të dobëtat

БНР Новини
Foto: Ljudmill Fotev

41176KA – një veturë me targë të tillë (sipas fjalëve të tyre) ishte braktisur disa kilometra brenda Bullgarisë me grupin e radhës me refugjatë sirianë, të cilët kanë kaluar kufirin me Turqi në mënyrë ilegale. Para kësaj ata, të cilët i transportuan i kanë vjedhur të gjitha paratë, dokumentet dhe celularet. Njerëzit, të cilët më treguan këtë flenë në rrugët e Edrenesë së Turqisë. S’ka nevojë t’i shpjegoj se kjo nuk është një targë bullgare – ata nuk më besojnë. Përpiqem t’i shpjegoj gjithashtu se me pasaportat e tyre ata kishin mundësi të kalonin kufirin bullgar në pikën e kalimit dhe të kërkonin strehë, pa nevojë t’u paguanin trafikantëve. Po të kishin bërë kështu nuk do të humbeshin në pyll dhe nuk do të kishin këto probleme, për të cilat më flasin. Ata janë gati të përpiqen të mbledhin përsëri shumë para dhe të provojnë të arrijnë ilegalisht në Gjermani. Shansi sipas tyre është 50%.

Disa orë më parë me kolegët nga France 3 Regis Nusbaum dhe Noe Salem vizituan pikën e kontrollit kufitar Lesovo, ku shikuam se si kontrollohen maunat që kalojnë atje dhe zëvendës shefi i pikës kufitare z. Dimitrovna shpjegoi se numri i saktë i refugjatëve ilegal të ndaluar atje për vitin e kaluar është 990. Nga fillimi i këtij viti deri tani kjo shifër është 750. Dhe duhet pasur parasysh se kjo është një pikë e vogël kufitare, ku radha e kamionëve që presin të kalojnë është e gjatë vetëm një kilometër.

СнимкаNë rajonin e pikës kufitare nga të dyja anët e saj po ndërtohet një pajisje – me dy radhë tel me gjemba dhe me disa radhë me lëmshe teli me gjemba në anën e brendshme. Gardha ndërtohet me qëllim që të mos kalojnë migrntët në mënyrë ilegale, sepse kështu klandestinët shpesh humben në pyll. Por as ai, as policët kufitarë bullgarë dhe turk, as inxhinieri Kullaskëzov, i cili ndërton gardhën, mendojnë se tela me gjemba  mund t’i ndalojë njerëzit, të cilët shpëtohen nga bombat. Kështu mendojnë edhe kolegët e mi gazetarë. Sipas Noe-s “muri do të ndalojë vetëm më të dobëtat”. Regis mendon për ironinë historike në pozitën e Evropës, e cila sapo rrëzoi “muret e turpit” dhe tani duhet të ndërtojë mure të reja. Incizojmë telin e ndryshkur të ish postit kufitar, ku tani duket një nga kamerat evropiane të mbikëqyrjes. Tani na shikojnë në qytetin Elhovo (qytetin më të afërt bullgar), në Sofje dhe në çdo një qendër kontrollimi të sistemit kufitar të BE-së. Ja se çfarë mendon Regisi:

Снимка“Pse refugjatët drejtohen tek Evropa? Sepse ajo është më afër dhe sepse është rajoni më i sigurt dhe më i pasur, ku mund të gjejnë strehim, të punojnë dhe të jetojnë normalisht. A muri mund të jetë zgjidhje? Jo, nuk është zgjidhje sepse muret rrëzohen. Pavarësisht se jashtë Evropës mes dy Koreve muri qëndron tashmë 50 vjeç. A gardha që po ndërtohet në Bullgari do të përfundohet – nuk dimë. Nuk dimë gjithashtu a ajo do të jetë efektive. A do të ndalojë klandestinët ilegal – pjesërisht po, a mund të jetë zgjidhja e problemit – jo. Evropa Perëndimore e mban përgjegjësinë e vet. Franca, Austria, Gjermania nuk janë në linjën e parë. Ato ngarkojnë shtet si Bullgaria dhe Hungaria me rolin e policëve kufitarë, por nuk i japin para, me të cilat ato në të vërtetë mund t’i bëjnë ballë fluksit të njerëzve, i cili në një moment nuk do të mund të kontrollohet.”

Pavarësisht se materiali i përgatitur nga Regisi kishte vend në emisionin qendror të lajmeve, ai nuk ishte aq interesant, sa tablotë brutale në stacionet hekurudhore të Hungarisë, sa fotografia e vogëlushit Ailan. Reitingu nuk interesohet për njerëzit e ndalur çdo ditë në qendrën e refugjatëve në qytetin Harmanli (Bullgari Jugore). Shumica prej tyre menjëherë pas aplikimit për statut humanitar dalin jashtë saj (për periudhën 28 gusht – 3 shtator një e treta e refugjatëve të hyrë brenda tashmë nuk ndodhet atje – nga 1465 veta kanë mbetur 995). 50 kilometra më tej, në rrugën “Tallat Pasha” në Edrene të Turqisë, një baba me dy fëmijët e tij po përpiqen të mbledhin 10 mijë euro për të provuar fatin e tyre. Parat e tyre do të shkojnë në duart e kriminalitetit të organizuar, anëtarët e të cilit bashkëpunojnë më mirë sesa bashkëveprojnë shtetet anëtare të BE-së. Fitimet e kriminelëve janë garantuar, pavarësisht nga rezultati përfundimtar për refugjatët. Dhe me siguri ato janë më shumë sesa janë parat e lëshuara për kontroll kufitar dhe për ndërtimin e mureve. Për ta paguajmë ne të gjithë, pavarësisht çfarë do të jetë rezultati i fundit.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD