Ekonomia e Bullgarisë prezantohet më mirë se sa ajo në vendet e BE. Ky është komenti i krijuesit të Bordit valutor bullgar prof. Stiv Hanke para Radios Kombëtare Bullgare. Përmirësim gjatë këtij viti ka edhe në cilësinë e kredive në sistemin bankar.
“Sipas të dhënave që janë publikuar në sajtin e Bankës Popullore Bullgare gjatë tremujorit të parë të vitit 2015 në sistemin bankar ka më pak kredi të pa shërbyera në krahasim me po këtë periudhë të vitit të kaluar” – shpjegon profesori. “Kjo vlen si për bankat e grupit të parë, ashtu edhe për grupin e dytë (Banka Popullore Bullgare i ndan bankat në tre kategori në varësi të përmasës së aktiveve të tyre). Nëse pjesëtohen kreditë e pa shërbyera me kapitalin personal të bankave, shohim, se gjatë tre muajve të parë të 2014 koeficienti është 121 % ose kreditë e pa shërbyera tejkalojnë kapitalin personal të sistemit bankar. Gjatë këtij viti raporti është rreth 97 %, prandaj mendoj, se cilësia e kredive është më e lartë.”
Nga ana tjetër, kreditë e reja gjatë tremujorit të parë dhe të dytë të 2015 bien me rreth 10% kundrejt vitit të kaluar. Sipas profesorit të ekonomisë së aplikueshme, në pah është efekti disiplinues i krizës greke, i cili i shtyn bankierët bullgarë të jenë më të kujdesshëm.
“Të dhënat nuk janë të plota, sepse Banka Popullore Bullgare publikon informacion të përgjithësuar me vonesë të madhe. Prandaj, sistemi bankar i Bullgarisë duket si një shportë e madhe me molla. E kemi të qartë gjendjen e mollëve, por me gjithë atë mund të ketë në shportë molla me cilësi të ndryshme”, komentoi financieri. Në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Borisov, se u është dhënë ndihmë për likuiditetin disa bankave bullgare, Hanke është kategorik:
“Do t’i rekomandoja Bankës Popullore Bullgare të shikojë dhe të publikojë balancat e të gjitha bankave çdo muaj, në vend që të priten të dhënat tremujore për kreditë e këqija, siç është praktika e tanishme. Punojmë me të dhëna nga fundi i marsit, por jemi në shtator. Rreziku i madh në Bullgari është në të panjohurën. Askush nuk di çfarë mund të ndodhet, siç ishte fiaskoja me Bankën Korporative Tregtare. Mungon transparencë dhe parashikueshmëri dhe kjo e kthen Sofjen në kryeqytetin botëror të thashethemeve. Transparencë ka në Bordin valutor. Të dhënat janë të sakta dhe të qarta, dihet çfarë po ndodhet.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..