Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petrit Selimi: “Betejë e vështirë për Kosovën në UNESCO”

БНР Новини
Foto: mfa-ks.net

Shtatë vite pas shpalljes së pavarësisë, politika e jashtme e Kosovës është fokusuar mbi sigurimin e njohjes së shtetit dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Kosova tashmë u bë anëtar i Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Komunitetit Ndërkombëtar Olimpik. Synimi më aktual është anëtarësimi në UNESCO – një hap i rëndësishëm në rrugën e arritjes së objektivit strategjik – anëtarësimit në OKB. Në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë procedurën e anëtarësisë në UNESCO e komenton Zëvendësministri i Punëve të Jashtme z. Petrit Selimi.

“Kosova është pranuar tashmë si shtet nga 111 anëtarë të UNESCO-s. Në kemi aplikuar sepse është organizata e rëndësishme për arsim, shkencë dhe kulturë. Ne jemi një popull shumë i ri dhe kemi nevojë për ndihmë sidomos në arsim. Prandaj sivjet diplomacia jonë është fokusuar mbi atë që t’i sigurojë votat. Këtë tetor duhet arritur gjysmën e votave në Këshillin Ekzekutiv dhe pastaj në nëntor në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s ku kemi nevojë nga 2/3 e votave të anëtarësisë. Është një betejë shumë e vështirë me shumë sfida. Fatkeqësisht propaganda serbe ende tenton ta parandalojë dhe ta izolojë Kosovën nga arena ndërkombëtare. Por ne po shpresojmë se me të gjithë miqtë, përfshi edhe Bullgarinë, do të arrijmë që Kosova të anëtarësohet në UNESCO deri në fund të vitit.”

Si zhvillohen raportet mes Prishtinës dhe Beogradit?

“Është dy hapa përpara dhe një hap mbrapa. Ne në disa fusha kemi pasur normalizim. Beogradi ka njohur ligjet e Kosovës, Kushtetutën e Kosovës, ne kemi organizuar zgjedhjet nacionale dhe lokale duke i përfshirë serbët e veriut që përpara i bojkotonin ato. Kemi pasur edhe njohjet e diplomave, të dokumenteve të tjera. Beogradi është pajtuar të na kthente të dhënat kadastrale për komunat. Por në anën tjetër në arenën ndërkombëtare Beogradi ende heziton ta njehë realitetin e ri në Ballkan dhe kjo po krijon nga njëherë tensione. Ne dimë se nuk mundet as Kosova, as Serbia të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian pa i zgjidhur çështjet bilaterale mes veti. Nuk e besoj se BE-ja do të pranojë Serbinë, apo Kosovën nëse nuk е njohin njerа-tjetrën. Prandaj dialogu në Bruksel është duke shkuar në një drejtim – është i suksesshëm, është historik. Por në anën tjetër nevojitet më shumë dedikim në implementim të marrëveshjeve.”

Sipas Zv.ministrit Selimi vetëm me Serbinë ka mbetur një kapitull i hapur, kurse raportet me vende të tjera fqinje ai i përcaktoi si superbe. “Kosova është republika e vetme në ish Jugosllavinë që e ka përfunduar demarkacionin e ¾ të kufijve të vet. Me Malin e Zi kemi shumë marrëdhënie të mira, po ashtu edhe me Shqipërinë kemi marrëdhënie vëllazërore. Me Maqedoninë kemi numër shumë të madh rekord të marrëveshjeve bilaterale, kemi edhe shumë tregti. Raportet mes Bullgarisë dhe Kosovës përmirësohen çdo vit e më shumë. Besoj se ne do të fokusohemi shumë te shkëmbimet tregtare dhe ekonomike. Si në bregdet ashtu edhe në zonat malore Bullgaria është një nga destinacionet e favoritit të kosovarëve.Mendoj se ka shumë mundësi në kuadrin e integrimeve euroatlantike të marrim më shumë mësime nga Bullgaria.”

Shteti më i ri i Evropës ndjek një politike të jashtme aktive edhe në fushën e diplomacisë digjitale. Zv.ministri Selimi është ideatori dhe kordinator i Strategjisë Kombëtare për Diplomaci Digjitale:

“Ne jemi shume vend i vogël dhe kemi shumë pak mundësi të afirmimit me buxhet të vogël. Prandaj kemi vendosur që së bashku me donatorët nga Norvegjia dhe Britania të investojmë në diplomacinë digjitale. Kështu bëjmë konkurse të ndryshëm në Instagram, bëjmë kurse në shkolla për Wikipedia. Kemi punuar shumë që Facebook-u ta njoh Kosovën si shtet. Marrim iniciativa që ndoshta kanë një potencë dhe një zë më të madh në mediumet digjitale. Është me rëndësi të kemi një afirmim të Kosovës në të gjitha fushat jo vetëm në diplomacinë klasike, por edhe aty ku ka shumë të rinj. Ne kemi bërë krenarë që diplomacia jonë innovative po gjen publik.”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD