Tri prej shtatë projekteve për transportim të gazit në territorin e Bullgarisë janë diskutuar me KE – këtë e komentoi zëvendës kryetari i Komisionit Marosh Shefçoviç gjatë një konference në Sofje, kushtuar sigurisë energjetike dhe të infrastrukturës së Evropës Juglindore. Tri projektet janë për interkonektorët me Serbinë, Greqinë dhe Rumaninë. Pavarësisht nga rëndësia e tyre ato zbatohen me vonesë. Në territorin tonë mbeten 30 kilometra nga lidhja me Rumaninë, Tashmë 6 vjet me radhë nuk mund të realizojmë interkonektoin me Greqinë, sepse nuk kemi lidhje reverse (me dy drejtime) për shkak të mungesës së softuerit. Duhet pasur parasysh se funksionimi i këtyre lidhjeve është i detyrueshëm për shtetet e BE-së, komentoi eksperti energjetik Ilian Vasilev. Ndërtimi i interkonektorit me Serbinë po fillon. Nga ana tjetër politikanët bullgarë komentuan gjithashtu idenë për ndërtimin e një qendre energjike pranë qytetit bregdetar Varna, me të cilën Bullgaria mund të bëhet faktor kyç energjetik në Evropë. “Rryma Jugore” gjithashtu ishte ndër temat e diskutuara.
Mirëpo duket se planet ambicioze të politikanëve nuk janë bërë me kapacitetin e domosdoshëm teknik. Dëshirojmë të bëjmë një hap të stërmadh, por nuk kryejmë gjërat e vogla që janë të natyrshme dhe logjike – komentoi mospërputhjet midis planeve dhe realitetit zoti Vasilev.
Projektet që kërkojnë financim të madh janë shpallur si projekte me prioritet dhe kështu bllokohet përdorimi i rrjetit për transportim të gazit. Në Bullgari transportohet vetëm gaz rus, pavarësisht sa ka kërkesa për transit në territorin tonë nga furnizues të tjerë. Po të përdoren këto mundësi alternative, pozita e shtetit tonë do të përforcohet.
Eksperti komentoi se pikërisht furnizimet konkurruese janë arsyet për uljen e çmimit të gazit rus për tregun bullgar – tani vlera është 213 dollarë/1000 metra kubike. Projekti strategjik “Rryma Jugore” s’ka të bëjë me këtë pakësim. Politika nuk është me rëndësi kur ka konkurrencë – është kategorik Ilian Vasilev. Përveç projekteve më të vogla për interkonektorë, ka edhe projekte të afatgjata me rëndësi të madhe strategjike.
“Këto janë “Rryma Jugore” dhe “Nabuko”. Theksoj pikërisht mbi “Nabukon” sepse heqja e sanksioneve kundër Iranit do të lejojë furnizimet nga ky shtet. Tashmë ekziston mirëkuptim për të dhe kjo mund të zvogëlojë afatet e zbatimit me një vit” – tha eksperti.
Mirëpo dy projektet në fjalë janë konkurruese dhe Bullgaria akoma nuk ka një pozitë të qartë për prioritetin e saj.
Në kuadrin e konferencës kryeministri Bojko Borisov pohoi se puna mbi “Rrymën Jugore” tek ne po vazhdon. Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova nënvizoi se shoqata akoma paguan paga të larta. Sipas Ilian Vasilevit në këtë etapë për Rusinë është më mirë ta vazhdojë projektin, sesa ta përfundojë:
“Për përfundimin e këtij projekti, në vend të parë pala ruse duhet të përfundojë marrëveshjen ndërkombëtare dhe ky është një vendim i vështirë. “Gazpromi” tashmë ka tuba të blerë dhe të deponuar, në buxhetin e shoqërisë “Rryma Jugore Bullgaria” janë transferuar rreth 500-600 mln. euro. Një grup njerëzish marrin para të mira dhe në nivel politik është marrë vendimi se është më mirë që kompania të mbetet gati për veprim. Kjo bëhet sepse në varësi nga situata me projektet e tjera të Rusisë, “Gazpromi” mund të rifillojë “Rrymën Jugore, mundësisht me kapacitet më të vogël.
Këto qëllime strategjike të kompanisë ruse i kushtojnë shumë Bullgarisë, por tani për tani qeveria jonë nuk ka vullnet për pakësimin e shpenzimeve për këtë projekt.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..
Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...
Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..