Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza e refugjatëve është në vend të parë problem për sigurinë, kurse pas kësaj – një dramë humanitare

Foto: arkiv

Gjatë javës së kaluar në Bullgari u hap një debat i zjarrtë rreth të ashtuquajturave “pika të nxehta” për pranim, regjistrim dhe shpërndarje të refugjatëve në Bashkimin Evropian. Ky është një nga vendimet në takimin e jashtëzakonshëm të nivelit të lartë në Bruksel. Sipas ekspertit mbi sigurinë dhe ish ministër të mbrojtjes të Bullgarisë Bojko Noev vendosja e qendrave të tilla të pranimit në vend do të ishte një goditje e rëndë për sigurinë kombëtare të Bullgarisë. Në një intervistë për Radio Bullgarinë ai nuk përjashton dhe mundësinë, që kriza e refugjatëve të çojë deri në ndryshim të hartës politike të Evropës.

“Për Bullgarinë është shumë e rëndësishme në mënyrë kategorike të hedh poshtë çdo lloj idesh dhe mundësish, që qendra të tilla për regjistrim, të quajtur hotspot, të organizohen në territorin e vendit – këmbëngul Bojko Noev. – Hotspot në territorin e Bullgarisë do të ishte një goditje e rëndë mbi sigurinë e vendit. Kjo do të ridrejtonte një pjesë të konsiderueshme nga rrymat e refugjatëve drejt Bullgarisë, sepse natyrisht nga migrantët pritet të mbërrijnë në këtë vend, që ku do të rishpërndahen drejt Evropës.”

Sipas Bojko Noevit mbase nuk ka mbetur ndonjë, i cili pas valës së parë të migracionit përmes Ballkanit drejt Evropës Perëndimore të mos e ndiej se, fluksi i refugjatëve është para së gjithësh një problem për sigurinë, dhe pas kësaj një dramë humanitare. Qendrat e reja të pranimit dhe të regjistrimit, të cilat duhet të jenë gati deri në muajin nëntor, do të kthehen në një magnet për shumë njerëz, por vetëm një pjesë prej tyre do të shkojnë drejt vendeve të tjera nga Bashkimi Evropian, mendon ai.

“5 milionë janë ata, të cilët janë gati të hyjnë në Evropë. Me kuotat Bashkimi Evropian gjeti njëfarë vendimi paleativ. Por menjëherë lind çështja, sesi do të ndahen kuotat gjatë 5 milionëve? Gjatë 120 mijë refugjatët e shpërndarë tani, Bullgaria do të pranojë midis 800 dhe 1000 veta. Kurse gjatë 5 milionë, këta do të jenë shumë dhjetëra mijë.

Sipas meje, ne gjendemi në një periudhë të një farë mbijetese.”

Sipas ish ministrit të mbrojtjes, Bashkimi Evropian ka arritur maksimumin e një integrimi të mundshëm dhe shembull për këtë është mungesa e një konsensusi për punimin e një politike të përbashkët mbrojtëse:

“Integrimi në kuadrin e Bashkimit Evropian prej kohe arriti maksimumin e vet. Ishin integruar ato komponent shoqërore-politike dhe ekonomike, të cilat nuk prekin interesat thelbësore të sovranitetit të vendeve anëtare. Pa evitimin e këtij tavani ne nuk mund të ecim përpara. Në qoftë se nuk ndërmerren masa politike radikale në kuadrin e Bashkimit Evropian për federalizëm, bashkimi do të ec drejt shpërbërjes” – mendon Bojko Noev.

Diçka më tepër – sipas tij kriza e refugjatëve do të çojë deri në një ndryshim të qëndrueshëm në hartën politike të Evropës:

“Hyrja e parregullt e grupeve të mëdha njerëzish, të cilët kanë një fe tjetër dhe një kulturë tjetër, pa dyshim që do të krijojë probleme integruese për shoqëritë evropiane – thotë Noev. – Ky proces pa dyshim do të forcojë tendencat nacionaliste dhe ksenofobe, të cilat tanimë ekzistojnë në vendet evropiane, për shembull në Francë dhe në Holandë, por nuk duhet të përjashtojmë dhe Bullgarinë, ku disa forca politike zënë një pozitë mjaft radikale kundër pranisë të refugjatëve tek ne. Me fjalë të tjera kur grupe të tilla të mëdha njerëzish vijnë në vendet pranuese, kur këto vende nuk mund në mënyrë efektive t’i integrojnë, atëherë pa dyshim që forcohet nacionalizmi. Kjo në fund të fundit mund të çojë deri në ndryshim në hartën politike të Evropës.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Stankov

Bullgaria është një lojtar i rëndësishëm në transformimin energjetik të rajonit

Ministri i Energjisë Zheço Stankov mori pjesë në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. "Bullgaria është një partner i besueshëm në transformimin e energjisë dhe sigurinë në rajon," tha ai në fjalimin e tij në një panel..

botuar më 25-04-10 4.14.MD

Presidenti Radev: Evropa mund të përballet me sfidat nëse ngre ambiciet e saj

Më 9 dhe 10 prill, Presidenti Rumen Radev merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi. Aktiviteti mbledh së bashku krerët e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të rretheve akademike, biznesit dhe sektorit joqeveritar, të cilët diskutojnë..

botuar më 25-04-09 5.37.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Studentët serbë protestues do të përshkojnë me biçikletë 1300 km deri në Strasburg Një grup prej 80 studentësh dhe persona të tjerë nga katër universitetet në Serbi - në Novi Sad, Beograd, Nish dhe Kragujevac, duke marrë pjesë në protestat e..

botuar më 25-04-05 7.30.PD