Bursa Energjetike Bullgare nis punë gjatë dhjetorit të këtij viti. Kjo u njoftua në takimin paraprak, që u organizua me qëllim të paraqiten parimet e punës së saj.
Bursa Energjetike Bullgare është një hallkë e pavarur e Holdingut Energjetik Bullgar, detyrë kryesore e të cilit është organizimi i tregjeve për shitjen e energjisë elektrike dhe të lëndëve të para për prodhimin e saj.
Prej disa muajve pritej që Bursa Energjetike të fillojë punë, por sipas ekspertëve, vonesa i detyrohet dëshirës të mbrohen prodhuesit vendor të energjisë elektrike dhe tregun e brendshëm të energjisë. Fillimisht pritet të tregtohet energjia e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, Termocentralit “Marica – Lindje 2” dhe Hidrocentraleve të Kompanisë Kombëtare Elektrike. Bursa siguron mundësi për bashkim me tregjet e vendeve fqinje. Tregtarët e regjistruar energjetikë do të kenë të drejtën të blejnë dhe të rishesin energjinë brenda një dite. Familjet do të fitojnë të drejtën të dalin në tregun e lirë gjatë marsit të vitit 2016.
Liberalizimin e tregut dhe të çmimeve e komentoi Konstantin Konstantinovi – drejtor ekzekutiv i Bursës së Pavarur Energjetike Bullgare:
“Përsa i përket liberalizimit të tregut – Bursa Energjetike do të japë çmimin referencë të tregut. Të gjithë do të kenë të qartë si caktohet ai. Çmimi tregtar do të varet nga kërkimi dhe ofrimi. Prandaj konsiderohet se ky çmim është real.”
Sipas pjesëmarrësve me më shumë rëndësi është, se liberalizimi do të inkurajojë konkurrencën dhe do t’u sigurojë mundësi klientëve vet të zgjedhin furnizuesin e energjisë. Kështu që edhe familjet do të përfitojnë nga kjo mundësi. Supozohet, se kjo do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve.
Çfarë ndryshime do të jenë të domosdoshme pas hapjes së Bursës, komenton Konstantin Konstantinovi:
“Nuk do të jenë të domosdoshme ndryshime në Ligjin për Energjetikën. Vetëm duhet të detyrohen operatorët e sistemeve të transmisionit të energjisë të blejnë të ashtuquajturve humbje të provokuara nga rrjeti i transmisionit nëpërmjet bursës. Kjo do të shtojë likuiditetin dhe do të përmirësojë gjendjen financiare. Ndryshime në rregullat për tregtimin e energjisë elektrike janë të detyrueshme. Rregullatori shtetëror na siguroi, se kjo do të realizohet brenda muajve të ardhshëm.”
Tani për tani nuk është e qartë, si bursa do të ndikojë mbi çmimet e energjisë elektrike. Mirëpo, nuk është e domosdoshme që hapja e tregut të provokojë shtrenjtimin e energjisë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Interesi për shkëmbimin e levave me euro është rritur me më shumë se 50% pas raporteve pozitive të konvergjencës së Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane . Kjo u raportua nga financuesi Maks Bakllajan për Radio Varna. Ai shpjegoi..
Në tremujorin e parë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe me 0.6% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. I..
Hapi më i rëndësishëm drejt anëtarësimit të Bullgarisë në eurozonë u ndërmor - vendi ynë mori konfirmim zyrtar se i përmbushi të gjitha kriteret e nevojshme nëpërmjet raporteve të konvergjencës së Bankës Qendrore Evropiane dhe Komisionit Evropian, të..
Këshilli Bashkiak i Sofjes miratoi buxhetin e Sofjes për vitin 2025. Kjo u bë me 41 vota "pro", 4 "kundër" dhe 10 "abstenime". Korniza ekonomike e..
Komisioni i Rregullimit të Komunikimeve dhe komisionet për mbrojtjen e konkurrencës dhe të konsumatorëve kanë nënshkruar një marrëveshje mbi një..