Çdo çast një njeri në botë bëhet viktimë të trafikut.. Vetëm për periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2012 në BE-në afro 31 mijë veta pranuan se u bënë viktimë të trafikut. Sipas Evrostatit, prej tyre 80 për qind janë gra, 12 për qind janë fëmijë. 70 për qind prej viktimave të regjistruara u trafikuan me qellim eksploatim seksual. 32 miliard euro për vit janë të ardhurat e trafikantëve.
Sipas të dhënave të Komisionit Kombëtar të Luftimit të Trafikut të Njerëzve pranë Këshillit të Ministrave, çdo vit nga 500 deri në 550 janë bullgarët e regjistruar si viktimë të trafikut në vende të ndryshme të BE-së. Afro 80 për qind prej viktimave bëhen objekt i eksploatimit seksual. Pothuajse të gjithë ato janë gra. E drejta e mbrojtjes së menjëhershme juridike është një nga të drejtat kryesore, të cilat u garantohet të dëmtuarve të trafikut sipas Direktivës Evropiane 2011/36 dhe sipas Konventës së Këshillit të Evropës për Luftë me Trafikun e Njerëzve.
“Mbrojtja e të drejtave! Ndihmë e hershme juridike për viktimat e trafikut të njerëzve” është një projekt i gjashtë shteteve evropiane – Irlandës, Lituanisë, Britanisë së Madhe, Skocisë, Kroacisë dhe Bullgarisë. Organizata nismëtare është Këshilli i Emigrantëve të Irlandës, ndërsa partner për palën bullgare është fondacioni – Qendra Bullgare të Studimeve Xhendër. Në një forum në Sofje pjesëmarrësit në projekt paraqitën përvojën e tyre dhe praktikat e mira për sigurimin e mbrojtjes së viktimave të trafikut nëpërmjet ndihmës së hershme juridike, inkurajimit të rikthimit të tyre social dhe rolit të tyre si dëshmitarë.
“Viktimave të trafikut duhet t’u garantohet ndihma e specializuar juridike”, tha para të pranishmëve Genoveva Tisheva – shefe e Qendrës Bullgare të Studimeve Xhendër dhe vazhdoi: “Që të identifikohet dhe të marrë mbrojtjen sociale dhe juridike para organeve administrative, çdo viktimë e trafikut duhet të jetë përgatitur për një procedurë eventuale. Pavarësisht nga kjo a do të ketë proces ndëshkimor, apo jo. Për fat të keq në Bullgari nuk sigurohet një ndihmë e tillë e hershme juridike. Ja përse për një kohë të gjatë viktimat e trafikut mbeten të paidentifikuara dhe të pambrojtura. Me këtë projekt kemi për qëllim që në Bullgari të përballojmë këtë të metë dhe nëpërmjet financimit shtetëror të realizojmë konsultimet e domosdoshme. Shërbimet e siguruara nga ekspertët e organizatave joqeveritare pranohen më mirë nga viktimat e trafikut.”
Cilat janë praktikat e mira në botë dhe çfarë është përvoja e Irlandës na tregon koordinatorja e projektit Nusha Jonkova:
“Në Irlandë, si dhe në disa vende të tjera të BE-së, tani hasen vështirësi në sigurimin e ndihmës juridike të viktimave të trafikut. Në Irlandë ka qendra të pavarura juridike, të cilat vet sigurojnë financimin nëpërmjet fondacioneve ose organizatave vendore fetare. Kështu disponojnë ekspertë të kualifikuar, të cilët punojnë me viktimat e trafikut. Një e metë është, se policia rrallë herë shfrytëzon ato qendra. Ekziston një frikë, se avokati mund të ngatërrojë viktimën e trafikut, e cila është dëshmitare dhe kështu t’i pengojë hetimit. Personalisht unë punoj për një qendër juridike në Irlandë – quajtur Këshilli i Emigrantëve. Avokatët tanë janë ndër më të mirat dhe arrijnë të përgatitin dëshmitarët më të mirë për hetime dhe dënime gjyqësore. Përsa iu përket praktikave të mira, projekti vet vjen të sugjerojë. Do të jetë mirë, që të gjitha vendet e BE-së, dhe sidomos autoritetet që merren me trafikun e njerëzve, të pranojnë se ndihma e hershme dhe me kohë juridike jep rezultate të mira në favor si të viktimës, ashtu edhe të dënimeve të drejta të trafikantëve."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...