Kryeqyteti i Shtetit të parë bullgar Pliska mbeti rezidenca kryesore e sunduesve tanë në vazhdim të më se dy shekujve. Rezervati kombëtar historiko-arkeologjik që ka ruajtur gjurma nga e kaluara e lavdishme ndodhet vetëm 2 km larg qytetit të sotëm. Gjatë vitit 2014 aty ishte inauguruar solemnisht Art rezidenca “Pliska art”, e ndërtuar nga fondacioni me të njëjtin emër. Më datat 10 dhe 11 tetor në sallën e re koncertale do të zhvillohet edicioni i parë i “Festivalit muzikor të vjeshtës”.
Pliska ndodhet 30 km larg qytetit Shumen dhe më pak se 70 km larg Varnës. Venesiella është e bindur, se ky vend historik nuk është larg shteteve të tjera të botës, kur ka lidhje me terminalet ndërkombëtare të aeroporteve bullgare. Prej vitesh mendon që ta bëjë këtë vend historik më të njohur jashtë atdheut tonë.
“Unë gjithmonë jam në Bullgari në mendimet e mia, siç është çdonjëri tjetër i cili jeton jashtë atdheut të vet pavarësisht nga kombësia e tij – thotë zonja Najdenova. – Para 5 vjetësh krijova Fondacionin “Pliska art” me idenë të organizojë aktivitete kulturore. Nuk ka nevojë të shpjegojë ç’do të thotë qyteti Pliska për të gjithë bullgarët, por jashtë shtetit ai është i panjohur. Kam dëshirë të kontribuojë për popullarizimin e tij. Nga Pliska janë gjyshi dhe gjyshja ime, trashëgova shtëpinë e tyre dhe vendosa ta transformojë në qendër kulturore. Ndërtuam sallën e dhomës për koncerte, ku do të mbahet festivali. Tetori është një muaj i bukur, kur natyra ndërron ngjyrat e saj, kështu qe edhe ne kemi dëshirën të ofrojmë ngjyrën tonë në këtë buqët shumëngjyrësh të vjeshtës. Tashme mbërriti dhe pianoja, me sa di ajo është e para në Pliska. Shpresoj se do të kënaqim publikun me muzikë të bukur të dhomës, të përzgjedhur nga interpretuesit. Më 10 tetor është koncerti i kuartetit me tela të femrave “Arte”. Anna Furnaxhieva, Marina Vinokurova, Galina Ledllova dhe Kremena Hristova janë pjesë prej Orkestrës Operistike-Simfonike e qytetit Varna. Programi i përgatitur përfshin vepra të Bartokut, Piaciolës etj. Për ditën e diel kemi përgatitur dy aktivitete, mes të cilëve do të ketë pushim për një gotë me verë. Koncerti do të mbahet nga Stefan Bojaxhievi – pianist, dirigjent koral dhe orkestral. Ai do të ekzekutojë pjesa solo të Debysit dhe Rahmaninovit. Në program bën pjesë dhe sopranoja e re Liljana Kondova. Festivali mbaron me arie të njohura operistike dhe romanca ruse në interpretim të Geo Çobanovit – bas, dhe Zhanet Benunit – piano. Ata kanë përzgjedhur veprat më të njohura prej repertorit te tyre.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..
Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..
Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..