Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një incident me emigrant ilegal provokon mendime shqetësuese

Foto: arkiv

Ditën e enjte duke u gdhirë e premtja, në një moment kur BE-ja diskutonte problemin me fluksin e emigrantëve drejt BE-së, një e shtënë e policit kufitar plagosi rëndënjë emigrant ilegal afgan. Ai ishte pjesë e një grupi nga 54 emigrantë, të cilët refuzuan t’i nënshtrohen urdhrit të ndalojnë në vend. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme e shtëna nuk ishte për emigrantin. Plumbi e goditi si rezultat i rikoshetit. Shumë shpejtë disa nuk pranuan, se bëhet fjalë për incident kufitar, sepse atë që ndodhi ishte larg kufirit. Zëdhënësi i Përfaqësisë së Komisariatit të Lartë të OKB për Refugjatët në Bullgari Boris Çishirkov tha, se është i tronditur nga fakti, se një emigrant, i cili kërkonte strehim në Bullgari, gjeti vdekjen. Ai kujtoi, se ky është rasti i parë i një emigranti të qëlluar në kufirin e BE-së. Është e qartë, se këtij incidenti i kushtohet një vëmendje të tepëruar, pasi kryeministri Bojko Borisov i braktisi debatet në Bruksel dhe u kthye në Bullgari. Pësuan reagime nga ana e kryetarit të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe nga kryetari i Këshillit të Evropës Donalld Tusk. Në sfondin e pikëllimit ndaj fatit të rëndë të emigrantëve u dëgjuan edhe fjali dënuese për veprimet e autoriteteve kufitare. U dënua vet përdorimi i armës kundër njerëzve që kalojnë ilegalisht kufirin kombëtar, jo përmes pikave përkatëse. Nuk u shtrua çështja për këtë çfarë tjetër mund të bëjë një patrullë nga tre veta gjatë natës kundër 54 njerëzve të panjohur, të cilët nuk iu nënshtrohen urdhrit të ndalojnë në vend. Mund të shtrohet edhe pyetja, a është ky rast i izoluar, ose është e vërtetë, se vetëm disa orë para këtij incidenti në territorin e qytetit Burgas u arrestuan 15 afganë pas një persekutimi nga xhandarmeria dhe policia? Pse ikin, në se do të legalizohen në një moment?  Pse, në se kërkojnë strehim, disa emigrantë refuzojnë të marrin në konsideratë kërkesat e atyre, të cilët mund t’u sigurojnë? Një pjesë prej popullsisë tashmë iu përgjigj pyetjes, duke nisur një peticion në mbrojtjen e policit që qëlloi. Në këtë rast nuk mund të hidhen akuza as kundër policit, i cili e plotësonte detyrimet, as kundër shtetit bullgar, e cila e përcolli të mbrojë kufirin dhe popullsinë e tij. Në fund të fundit pas fluksit të pandërprerë katërvjeçar të emigrantëve ilegal, një rast i izoluar nuk mund të jetë kriter për konkluzione. Më shumë emigrantë vdiqën duke udhëtuar për në Evropë, që para se të mbërrijnë në Bullgari, por në rrethana të tjera. Zhvillohet një procesi migrimit me përmasa pa precedentë në historinë e sotme, i cili kërkon sjellje e përgjegjshme dhe korrekte të të gjitha vendeve të përfshira në të.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qendra e Trajnimit në Aeroportin e Sofjes do të trajnojë specialistë nga e gjithë bota

Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..

botuar më 25-02-08 7.30.PD
 Foto/ Shkolla bullgare e së dielës

Tërmete, thatësira, turbina ere... eko-sfidat bashkojnë nxënës nga Bullgaria, Italia dhe Danimarka

Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..

botuar më 25-02-07 7.30.PD
Foto: Qendra e Shpëtimit të Breshkave Tokësore

Dimri i breshkave - ekipi i Qendrës së Shpëtimit pranë fshatit Banja kujdeset për mbi 200 banorë të saj

Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..

botuar më 25-02-06 7.20.PD