Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prezantimi i denjë i kinemasë bashkëkohore në festivalin “Trëndafili i artë”

БНР Новини
“Humbësit” e Ivajllo Hristovit merituan dekoratën e madhe të festivalit.
Foto: zlatnaroza.bg

Në vitin e jubileut të vet një shekullor kinemaja e re artistike bullgare u prezantua denjësisht në festivalin “Trëndafili i artë”. 13 ishin titujt e parë me metrazh të plotë në të. Çfarë tendencash dallohen në këtë zgjedhje?

Përgjigjet kritiku i filmave znj. Antonia Kovaçeva, drejtoresh  e filmotekës kombëtare Bullgare dhe anëtare e jurisë për shirita me metrazh të plotë: “Ky ishte një festival shumë i fortë. Unë gjithmonë ruhem si kritike prej frymëzimeve të tepërta në lidhje me filmat e rinj bullgarë, si dhe prej një pesimizmi të tepërt. E vërteta është se kishte një freskore shumë të gjerë prej gjinive të ndryshme dhe formave të ndryshme. Nga këto 13 filma me metrazh të plotë 8 janë debutuese. Kjo e ripohon tendencën e viteve të fundit, se në kinemanë bullgare hyn një brez i ri, kurse kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për aktualitetin jo vetëm të temave, të cilat shqyrtohen, por dhe për mënyrën, në bazë të së cilës ato interpretohen dhe i prezantohen publikut. Në përgjithësi, programi i filmave me një metrazh të plotë qe mjaft interesant, kurse kjo e vështirësoi jurinë, sepse gjatë titujve të fortë, gjatë demonstrimit të një mjeshtërie serioze profesionale, niveli i shpërndarjes së dekoratave doli një punë tepër e ndërlikuar.”

Sa u përket filmave debutuese, ato ndahen në dy rryma bazë. Njëra është e krijuesve të rinj, të cilët xhirojnë shiritat e vet të parë. Kurse pjesa tjetër nga filmat debutues janë në fakt kinematografisë me përvojë, të cilët kanë punuar përpara kësaj në kinemanë dokumentare ose në format e vona të atyre artistik.

“Kurse ato thellojnë kryesisht në probleme të rëndësishme të shoqërisë bullgare. Debutimi i Maja Vitkovës për shembull është shumë serioz, një film shumë serioz, i rrezikshëm dhe provokues – “Viktoria”. Ai është një konstruksion mjaft i gjatë dhe i ndërlikuar si konstruksion. Bën përshtypje dhe debutimi me “Dosjen Petrov” të një dokumentalisti të afirmuar – kolegu shumë të talentuar Georgi Ballabanov: Këto filma vazhdojnë, pavarësisht se nga një këndvështrimi të ndryshëm ti shikojnë problemet me trashëgiminë komuniste, tranzicionin midis mos lirisë së brendshme në shoqërinë totalitare dhe transformimet, të cilat i përjetojmë në vitet e kalit. Shumë interesant është qëndrimi në të dyja filmat.”

Antonia Kovaçeva ka qenë e mahnitur dhe nga Shiriti “Gruaja e jetës time”, e regjisorit Antonij Donçev, ku tregohet historia e dy kurdëve të rinj, të fejuar akoma si fëmijë. Zhvillimi i konflikteve botërore i shkëput njëri nga tjetri. Që të dy e kërkojnë njëri-tjetrin midis kufijve dhe ndryshimeve në gjeopolitikë.

“Në të gjitha rastet ka një përpjekje që filmat të jenë të kuptueshme për publikun e gjerë, pa u bërë lëshime sa i përket cilësisë – ve në dukje Antonia Kovaçeva. – Prandaj, kur ne shqyrtojmë filmat, kishim mosmarrëveshje serioze dhe argumente për këtë se kush të marrë “Trëndafilin e Artë”. Të dyja filmat të cilat ishin konkurrente për të, të paktën në juri, ishin “Reliktet familjare” të Ivan Çerkellovit dhe “Humbës” të Ivajllo Hristovit. Që të dy meritojnë “Trëndafilin e artë” në bazë të shkaqeve të ndryshme.”

Dekoratën e madhe "Trëndafili i artë” për një film me metrazh të plotë e fiton shiriti “Humbës” – për shkak të “tregimit të vërtetë për lirinë shpirtërore dhe amullia e njeriut të ri në Bullgari, për praninë e fort prej aktori dhe për vendimet vizuale”. Dekoratën e posaçme të Varnës e morri filmi “Relikte familjare” – për përkushtimin, talentin dhe perfeksionimin kinematografik të ekipit. Ishin dekoruar filmat “Barter”, “Me fytyrë poshtë”, “Mbledhësi i trupave”, “Etja”, Derisa Aja flinte”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programet e shkëmbimit të studentëve lidhin Universitetin е Veliko Tërnovos me shkollat e së dielës jashtë vendit

Ndihma metodologjike, trajnimi i mësuesve, takime dhe programe edukative në gjuhën dhe kulturën bullgare për studentët - këto janë vetëm disa nga mënyrat se si komuniteti akademik i Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" arrin tek..

botuar më 25-01-20 7.25.PD

Një libër paraqet historinë e oborrit mbretëror bullgar

Libri "Bullgaria mbretërore (1879–1946). Oborri mbretëror bullgar (personalitete, poste, biografi)" me autorë prof. Petër Stoyjanoviç dhe Doc. Ivajllo Shallafov. Botimi luksoz me mbi 650 fotografi, shumica e të cilave botohen për herë të parë, zbulon..

botuar më 25-01-17 6.51.MD
Foto: Facebook / Rrugët e Stara Zagorës

Ora e Teatrit të Kukullave në Stara Zagora është një nga emblemat e qytetit

Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..

botuar më 25-01-12 6.10.PD