Edicioni i fundit i ishte kushtuar njërës prej këngëtareve më të dashura popullore Bojka Prisadova, e cila është një qytetare nderi e bashkisë Çepellare. Patron i kësaj feste për vit të dytë të radhës është Ministria e Kulturës. Ja se çfarë tha fill përpara fillimit të konkursit zonja Jana Dimova, përfaqësuese e organizatorëve:
“Ekipi i bashkisë Çepellare është krenar për herë të radhës të jetë mikpritës i konkursit “Një muzikë të re popullore bullgare në 7/8”, që zhvillohet nga viti 2007 në çdo dy vjet. Organizohet në qytetin tonë, me qenë se zoti Georgi Llazarov, i cili është ideologu bazë i ngjarjes, është lindur në malet Rodope. Pas edicionit të katërt ishte marrë vendim edhe në të ardhme krijimet, të cilat marrin pjesë, të jenë të dhomës. Një fakt shumë i këndshëm për ne është se po shfaqen kompozitorë gjithnjë e më të rinj. Më i riu sivjet është 19 vjeç. Konkursi zhvillohet në dy etapa – shqyrtim dhe seleksionim të krijimeve të ardhura të konkursit deri në afatin e caktuar prej një jurie profesionale dhe një koncert përfundimtar-konkurs (rrethi final) për krijimet e lejuara. Krijimet gjatë viteve janë interpretuar nga grupe të ndryshme profesionale. Kësaj here mbështetemi tek formacioni vokal “Judit+” dhe Orkestra për Muzikë Popullore e Radios Kombëtare Bullgare.”
Në kategorinë “Krijime Instrumentale” zgjedhja e jurisë vuri në dukje disa vendime interesante prej autori. Mes tyre vend të parë fitoj krijimi me shumë kolorit të Lluiza Stanoevës “Nëpër Bullgarinë në 7/8”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR