Një muaj pas hapjes së fushatës paraelektorale për zgjedhjet vendore në Bullgari më 25 tetor sot ajo përfundon. Sipas mendimit të përgjithshëm, ajo ka qenë e plogët, sipas disa të tjerëve – më apatike gjatë 25 vjetëve të fundit, për të tretë – tepër e rëndomtë.
Lufta paraelektorale kësaj here bile nuk ishte shoqëruar, siç bëhet zakonisht, nga studime sociologjike. Mund të duket e çuditshme, por kjo do të thotë, se forcat politike nuk interesohen nga qëndrimet e shoqërisë. Një sociolog i dalluar komentoi, se në fund të fundit mungesat e sondazhit për opinionin publik nuk është gjë e keqe, sepse “nuk është mirë të jetohet në një shoqëri që është tepër e parashikueshme”. Por e vërteta është, se në prag të votimit është vështirë, të mos themi të pamundur, të vlerësojmë raportin e forcave në bashkitë e mëdha.
Zgjedhjet do të dallojnë nga ato të deritanishme edhe me këtë se bashkë me to do të ketë referendum kombëtar për sistemin zgjedhor. Në fillim dëshira e iniciatorëve të referendumit ishte që të shtrohen tre pyetje, por në fund të fundit elektorati do t’i përgjigjet vetëm një – a duhet të zbatohet votimi elektronik. Sipas mbrojtësve të tezës “pro” votimi elektronik do të reduktojë ndjeshëm mundësitë për blerjen e votave dhe do të lehtësojë votimin e bullgarëve jashtë shtetit. Si për votën vendore, ashtu edhe për referendumin fushata gjithashtu ishte e plogët. Që rezultatet e referendumit të jenë të vlefshme pjesëmarrësit në të duhet të jenë së paku baras me ata që kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, në rrethanat e tanishme kjo është një barrierë e lartë.
Vëzhguesit janë të mendimit, se shkaku kryesor për pasivitetin e luftës paraelektorale është interesi i forcave të mëdha politike për një shkallë të ulët të pjesëmarrjes. Si në votën vendore, ashtu edhe në referendum pjesëmarrja e vogël do të ndihmonte për ruajtjen e statukuos se tanishme politike. Sipas Komitetit nismëtar për referendumin, i cili e quajti veten “Voto pa kufij”, dhe i cili mbron tezën “pro” votimit elektronik, pjesëmarrja e ulët në referendum do t’u lejojë forcave të caktuara politike dhe ekonomike të vërtetojnë, se elektorati nuk është mjaft i pjekur në marrjen e vendimeve në referendume. Forcat politike, të cilat janë partnere në qeverinë e koalicionit marrin pjesë me vete në zgjedhjet vendore dhe kjo do të çojë në një farë tension midis tyre. Në qoftë se thellohen dallimet ekzistuese brenda koalicionit në pushtet ose dallimet midis koalicionit dhe forcave që e mbështetin në parlament, rezultatet e votës vendore mund të shkaktojnë realitete të reja në pushtetin qendror ekzekutiv. Një paraqitje jo e fortë e Bllokut të Reformatorëve mund të forcojë, p.sh. episodet e bashkëveprimit midis partnerit të madh në koalicion GERB dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, që vetë përkufizohet si forcë liberale në opozitë, në shkallë në të cilën mund të ndryshohet karakteri politik i koalicionit. Nuk përjashtohet edhe hipoteza Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë të marrë nga socialistët vendin e forcës së dytë politike në vend. Rezultate të tilla në zgjedhjet vendore, në qoftë se do të ndodhen, do të përcaktonin në një shkallë të madhe rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..