Këto ditë Evrostati shtroi nën dyshim serioz njërën prej arritjeve më të mëdha të pushtetarëve bullgarë, sipas mendimit të tyre – politika e disiplinës financiare dhe e kursimeve të rrepta, që ka shprehje në borxhe të ulëta të shtetit. Sipas statistikës kombëtar deficiti në financat publike gjatë vitit të kaluar ka qenë nën nivelin e lejuar prej 3 %. Por, sipas të dhënave të fundit të Evrostatit mungesa në buxhetin publik është dy herë më e madhe dhe arrin shifrën alarmuese prej 6 %. Në këtë rast natyrisht lind pyetja cila është e vërteta, kush e thotë dhe çfarë mund të pritet.
Sipas shumicës së vëzhguesve ekonomikë, edhe statistika bullgare, edhe ajo evropiane thonë gjëra të vërteta. Thjeshtë gjërat, që llogariten janë të ndryshme. Instituti i Statistikave i Bullgarisë u përmbahet rregullave të aplikuara deri tani për llogaritjen e deficitit, deri sa në Bruksel janë më inovativë dhe i shohin faktet nga pikëpamja e makroekonomisë kombëtare. Kështu punonjësit e statistikës në Bullgari nuk marrin në konsideratë huat e lidhura gjatë vitit të kaluar nga Fondi për garantimin e depozitave për shkak të falimentimit të Bankës Korporative Tregtare, deri sa Brukseli mendon, se borxhet e këtij institucioni publik, janë pjesë e borxhit publik të Bullgarisë. Edhe të dy palët kanë të drejtë, pyetja tani është çfarë do të pasojë nga fakti i konfirmuar nga Evrostati, për shkeljen e kërkesave të Brukselit, shkelje që në parim duhet të ndëshkohet. Themi në parim, sepse shumë prej shteteve evropiane më të mëdha se Bullgaria regjistrojnë deficite më të mëdha dhe për këtë nuk zbatohen as fare sanksione nga KE ndaj tyre.
Vallë, a do të sanksionohet në këtë situatë Bullgaria që të bëhet shembull për të tjerët? Nuk besojmë, sepse vetë ekspertët financiarë të Brukselit shpjegojnë, se borxhi mi i lartë nga niveli i lejuar gjatë vitit të kaluar u detyrohet problemeve të përkohshme dhe jo problemeve strukturore makroekonomike. Përveç kësaj ata vetë deklaruan, para pak kohe, se Bullgaria mbetet një prej shteteve me raportin më të vogël midis borxhit publik dhe Produktit të Brendshëm Bruto në BE, tregojnë të dhënat e Evrostatit për vitin 2014. Me gjithë se ka një mospërputhje gjoja metodologjike midis statistikës bullgare dhe asaj evropiane në përllogaritjen e borxhit publik, probleme ka dhe ato kanë të bëjnë me këtë, se borxhi publik i vendit ngadalë, por sigurt po rritet – raporti i borxhit ndaj PBB është përkeqësuar vetëm gjatë vitit të kaluar deri në 27%, në krahasim me 18% që ishte në vitin 2013. Perspektivat, sipas qeveritarëve, gjithashtu nuk janë shumë të mira dhe bile janë planifikuar borxhe të reja më të mëdha për dy vjetët e ardhshëm. Fakt tregues në këtë drejtim është marrja nga shteti gjatë këtij muaji i borxhit të ri shtetëror prej 185 mln eurosh në tregun e brendshëm. Priten emisione të obligacioneve edhe në tregjet ndërkombëtare. Shkaku kryesor është nevoja për shlyerjen e borxheve të vjetra. Në këtë mënyrë shteti futet në një spiral të rrezikshëm të borxheve, ku merret një borxh i ri për të shlyer borxhin e vjetër. E gjithë kjo natyrisht çon në çmime vazhdimisht në rritje dhe në sosjen e mjeteve që gjithmonë nuk janë të mjaftueshme për shpenzimet publike që kanë rëndësi jetike për popullsinë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..