Gjatë vizitës në Athinë këto ditë, ministri i jashtëm bullgar Daniell Mitov e cilësoi lidhjen e sistemeve të transportimit të gazit të Greqisë dhe të Bullgarisë, si një element më të rëndësishëm nga Bashkimi Energjetik i ardhshëm evropian dhe e përcaktoi Greqinë si një partner kyç të Bullgarisë në diversifikimin e burimeve të gazit. Nga lidhja e gazit me Greqinë, Bullgaria pret më tepër ti lejoi të marrë lëndën blu nëpërmjet korridorit të ardhshëm Jugor të gazit, i cili bashkon Bashkimin Evropian me depozitat Kaspike. Pavarësisht nga dialogu i gjatë bilateral për lidhjen e gazit, shumë çështje teknike të projektit, bile dhe ai për kapacitetin e interkonektorit, janë të pasaktësuara, kurse kjo nuk lejon që të firmoset një marrëveshje përfundimtare për ndërtimin e pajisjes. Duket qëllimi bazë i partneritetit kyç në këtë etapë duhet të jetë nxjerrja e projektit nga gjendja e amullisë. Në qoftë se nën diversifikimit të burimeve të gazit zakonisht politikanët bullgar kuptojnë evitimin e varësisë së tanishme pothuajse 100% nga furnizimet e gazit rus, grekët nuk kanë një kauzë të ngjashme. Prandaj dhe fqinja perëndimore e Bullgarisë është e interesuar nga ndërtimi i gazsjellësit në territorin e saj nga kufiri me Turqinë, nëpërmjet të cilit të marrë gaz natyror nga Rusia. Kohët e fundit Shtetet e Bashkuara dërguan në Athinë të dërguarin e posaçëm të departamentit Shtetëror amerikan, i cili tu kthej mendjen grekëve nga ideja për gazin transit rus për Evropën, por misioni i tij përfundoi pa sukses. Dallimet në qëndrimin ndaj furnizimeve ruse duket se nuk do të vështirësojnë partneritetin kyç të Bullgarisë me Greqinë. Siç vuri në dukje ministri i jashtëm grek Nikos Kodzijas, bota ndryshon, kurse me të dhe burimet e energjisë. Shtetet e Bashkuara kanë gazin më të lirë natyror, ka shtresa shumë të mëdha të gazit në Egjipt dhe Kurdistanin Irakian, fundi i embargos mbi Iranin do të çojë deri në furnizime të gazit dhe që aty, dhe në këtë mënyrë do të ketë siguri përmes konkurrencës. Dhe me të vërtetë ministri grek ka të drejtë, sepse pavarësisht se nga vjen, gazi ka një erë të njëjtë, por më të rëndësishme janë çmimi i furnizimeve dhe rregullsia e tyre.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasillevaPak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..