Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Afishja muzikore

БНР Новини
Снимка: www.operasofia.bg

Në Ditën e Rilindësve Bullgarë Opera dhe Baleti Kombëtar prezantojnë “Borisllav” – operë të Maestro Georgi Atanasovit. Një nga përfaqësuesit e parë të shkollës sonë kompozitore, ai i merr mësimet e tij të para në muzikë tek ne. Në moshën 15 vjeçe është i pranuar në shkollën muzikore të Bukureshtit, nga e cila ikën në bazë të shkaqeve financiare. Midis viteve 1899-1902 mundet të përfundojë konservatorin “Rosini” në Itali tek Pietro Maskani (autor i operës “Nderi fshatar). Diploma e tij është e shkëlqyer, merr dhe medalje të artë dhe fiton titullin “Maestro di muzika”. Kthehet në Bullgari dhe deri në fund të jetës së tij punon si kapelë-mjeshtër ushtarak dhe dirigjent në Operën e Sofjes. Muzika e tij dallohet me emocionalitet, mban tiparet e traditës tonë kombëtare. Për operat e veta dhe operetat kompozitori merr tema nga e kaluara historike e popullit bullgar, nga jeta e fshatarit, nga përrallat dhe legjendat. “Borisllav” është opera e tij e parë, e shkruar gjatë vitit 1911 në bazë të dramës me të njëjtin titull të Ivan Vazovit. Kjo është dhe opera e parë historike bullgare. Ajo paraqet intrigat brenda në pallat të mbretit Bizant të marrë peng Kir Todor, i ndihmuar nga bojarët bullgar kundra mbretit Asen. 140 vjet pas krijimit të vet, opera tingëlloi sivjet në festivalin veror “Skena e shekujve” në qytetin Veliko Tërnovo, i cili zhvillohet në kodrën historike Carevec.




Më 1 nëntor Opera Kombëtare hap stinën e vet të re të koncerteve. Regjisor i shfaqjes është akademiku Pllamen Kartallov. Dirigjent – Zhorzh Dimitrov, skenografë – Borjan Bellçev dhe Pllamen Kartallov.

Foto: arkiv personalE ndryshojmë krejtësisht drejtimin me një ngjarje tjetër shumë interesante, e cila do të tingëllojë në orët e vona të natës në Sofja Live Club. Djemtë nga grupi bullgar “Mango Duende” po përgatisin program me muzikë nga krijimtaria e Buena Vista Social Club. Debutimi është më 7 nëntor, kurse ndaj tyre do të bashkohen Dollores Estrada, Allfredo Tores, Cvetan Andreev dhe Borisllav Bojaxhiev-Borçe. “Mango Duende” është një grup për sallsë, e njohur mirë nga adhuruesit e latines në Bullgari. Deri në këtë moment në skenën vendase paraqiten me përpunime të ndryshme të piesave legjendare nga gjinia, kurse latino dhe pop hitet e tyre janë “Ajo më çmend” dhe “E premtja”. Kënga arriti pozitat e para në klasifikimet e radiove bullgare dhe me depërtim në klasifikimin Europe top 100. Kënga e tyre e fundit “Fantazma” po kështu korri një sukses të madh.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD