Duket se ministri i shëndetësisë Petër Moskov, bashkë me homologun e tij nga Ministria e Sportit Krasen Kralev mendojnë se kanë gjetur një zgjidhje radikale të problemeve shëndetësore – me tatim suplementar do të përpiqen të ndryshojnë zakonet e këqija ushqimore të bullgarëve. Këtë masë do ta ndiejnë pothuaj të gjithë familjet bullgare dhe për këtë arsye reagimet publike janë të shumta dhe të ndryshme – për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimeve që pritet për ashtuquajturat ushqime “junk food”. Këto ushqime që përmbajnë sasi të tepërta të kripës, sheqerit, yndyrave dhe kafeinës, do të tatohen suplementarisht midis 3% dhe 78%. Megjithëse ato nuk rekomandohen nga mjekët, ushqimet e këqija kanë shumë adhurues – shumë preferojnë shijen e tyre joshëse, të tjerë janë detyruar t’i konsumojnë për shkak të çmimeve të ulëta. Vetë ministri Moskov pohon se efekti që pritet nuk është ekonomik, por është profilaktik. Pritet se kështu do të përmirësohet gjendja shëndetësore e bullgarit, d.m.th. do të ulen shpenzimet për shëndetësi. Në buxhet do të sigurohen gjithashtu rreth 75 mln. euro për vit dhe me to do të përmirësohen edhe kushtet për sport në shkolla. Natyrisht biznesi nuk është i kënaqur , sepse çmimet më të larta do të pakësojnë të ardhurat e prodhuesve dhe tregtarëve, xhirot dhe fitimet do të ulen. Afaristët mendojnë se këto ushqime janë ndër më të preferuarat nga njerëzit e varfër dhe rritja e çmimeve të tyre do të keqësojë akoma më shumë cilësinë e jetës së tyre. Ato paralajmërojnë gjithashtu shkurtime të vendeve të punës – diçka që do të rritë papunësinë dhe varfërinë. Dhe duhet pasur parasysh se në varfëri jetojnë 50% të bullgarëve.
Të dyja palët në këtë debat kanë argumente të forta, por në fakt në të dy pozitat ka popullizëm dhe hipokrizi. Është e qartë se biznesi mbron interesat e një grupi njerëzish që nuk dëshirojnë të humbin fitimet e mira. Në të njëjtën kohë shumë mendojnë se planet e qeveritarëve janë më shumë demagogji dhe imitim të reformave në shëndetësi.
Me siguri një masë e tillë do të ketë efekt, por a ai do të jetë i tillë, siç priten ministrat-reformatorë? 75 milionat sulpementarisht nuk janë aq shumë, duke pasur parasysh se për shëndetësi lëshohen 1,6 mlrd për vit dhe ato nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar nevojat reale të sistemit. Prodhuesit e katër grupeve kryesore ushqimore do të ndiejnë fortë pasojat e kësaj politike. Pritet një ulje të konsumimit prej 30% - diçka që mund të shkaktojë shumë humbje për firmat. Dhe në këtë situatë me siguri do të ketë njerëz që do të humbin punën e tyre.
Projekti i ri për tatim është aq kontradiktor, se tani për tani as ministri financiar Vlladisllav Goranov, as ministri social Ivajllo Kalfin nuk kanë shprehur pozitë të qartë. Vetë iniciatori i tij ministri Moskov mendon se “fillojmë një betejë që nuk do të jetë e lehtë”. Ka mundësi që çështja delikate të diskutohet bile në Këshillin Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin marrin pjesë qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat. Në se bëhet kështu do të presim vendimin e tij të rëndësishëm.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..