Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët do të vazhdojnë të jenë të varfër dekada me radhë për shkak të rënies demografike

Foto: eurochicago.com

Bullgarët do të vazhdojnë të jenë të varfër dekada me radhë për shkak të rënies demografike

Bullgaria është me rritje më të lartë negative të shtimit natyror të popullsisë në krahasim me vendet nga Bashkimi Evropian. Ulja e popullsisë është si rezultat i tendencave negative demografike në fshatra. Popullsia në fshatra vazhdon të ulet me tempe dy herë më të larta nga ato mesatare në vend. Mirëpo, po vazhdon tendenca e uljes së numrit të popullsisë edhe në qytete. Në të gjitha rajonet e Bullgarisë rritja natyrore e popullsisë është negative.

Madje prognozat më optimiste parashikojnë që rënia demografike e Bullgarisë do të ndikojë qëndrueshëm mbi buxhet dhe do ta pengojë rritjen ekonomike, domethënë pjesa dërmuese e bullgarëve do të vazhdojnë të jenë të varfër edhe pas disa dekadash. Pritet që shpenzimet publike, si pjesë e PBB-së, të rriten në plan afatgjatë si rezultat i shpenzimeve për shëndetin e shoqërisë, kujdeset afatgjata dhe transferet shtetërore drejt sistemit të pensionimit. Si rezultat i kësaj pritet që raporti i borxhit ndaj PBB-së të Bullgarisë të rritet nga 18 për qind në 51 për qind deri në fund të vitit 2050.

Statistikorët konstatojnë se ulja e popullsisë së vendit nuk është rezultat i migracionit të shtetasve bullgarë në botë, por kryesish i shtimit negativ natyror të popullsisë – vdekshmërisë së lartë dhe lindshmërisë së ulët. Gjatë vitit 2014 kanë lindur 67 585 fëmijë dhe kanë vdekur 108 952 veta, kurse popullsia jonë është pakësuar me 41 367 veta. Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave tregojnë se gjatë dhjetë viteve të fundit popullsia e vendit është ulur me 558 851 veta. Po mbetet tendenca e rritjes së numrit të foshnjave të lindura nga gratë e moshës mbi 40 vjeçe – nga 1 276 gjatë vitit 2013 – në 1 517 gjatë vitit 2014. 40 145 foshnja të lindura gjatë vitit të kaluar janë të çifteve, të cilat nuk kanë martesë, kurse foshnjat e çifteve martesore gjatë vitit të njëjtë janë 27 938.

Analiza e gjendjes demografike konstaton se procesi i migrimit të popullsisë nga fshati drejt qytetit po vazhdon dhe po bëhet gjithnjë e më intensiv, në krahasim me procesin e kundërt të migrimit nga qyteti në fshat. Gjatë vitit 2014 26 615 veta kanë ndryshuar vendbanimin e tyre, duke u kthyer në Bullgari nga jashtë. Në këtë statistikë nuk janë përfshirë 11 000 refugjatët, të cilët kanë kërkuar strehim te ne.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prej 20 vitesh shkolla "Danubi" ruan të gjallë kujtimin për Bullgarinë në zemrat e nxënësve të saj

Ndërkohë që para 20 vitesh në shkollën bullgare "Danubi" në Linz, Salzburg dhe Vels kishte vetëm 6 fëmijë, sot në tre filialet e saj shtatë mësues mësojnë 140 fëmijë. Ashtu si dhe qendra të tjera arsimore bullgare nëpër botë, edhe "Danubi" që nga..

botuar më 25-05-09 7.00.PD

Finalja e konkursit FameLab Bulgaria 2025 – pjesë e Festivalit të Shkencës në Sofje

Konkursi ndërkombëtar i komunikimit shkencor FameLab synon të zbulojë, trajnojë dhe t'u ofrojë një platformë shkencëtarëve më të shquar në botë. Konkursi u krijua në vitin 2005 nga festivali më i madh dhe më prestigjioz i shkencës - ai në..

botuar më 25-05-08 3.30.MD

Parlamenti Evropian miratoi raportet për Serbinë dhe Kosovën me theks në të drejtat e bullgarëve

Parlamenti Evropian miratoi me shumicë të madhe raportet mbi Serbinë dhe Kosovën, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të drejtave të komuniteteve bullgare, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova. Ato përfshijnë propozimet e..

botuar më 25-05-08 10.36.PD