Çështjet për rimëkëmbjen e aftësisë për konkurrencë të biznesit dhe modelet e reja të rritjes në regjionin ballkanik – këto ishin disa prej temave të diskutuara në panelin e forumit Bashkimi Evropian – Evropa Juglindore, organizuar nga The Economist.
Ministri i Ekonomisë Bozhidar Llukarski tha se fokusi kryesor i qeverisë bullgare është ruajtja e stabilitetit ekonomik dhe financiar, kurse pas kësaj ai i përgjithësoi planet e zhvillimit sa vijon: “Përpjekjet tona për zhvillimin e rritjes dhe krijimin e një ekonomie të aftë për konkurrencë janë përqendruar te zbatimi i disa qëllimeve me prioritet dhe këto janë: inkurajimi i investimeve për zhvillimin e potencialit të inovacioneve, përpunimi i produkteve dhe shërbimeve të reja, aplikimi më i gjerë i teknologjive informative dhe i komunikacioneve, aplikimi i metodave moderne dhe efektive të administrimit. Aplikimi pa ndërprerje i teknologjive të reja, i produkteve dhe i shërbimeve inovative është një kusht i detyrueshëm për përmirësimin e aftësisë për konkurrencë, për rritjen e prodhueshmërisë së punës, për optimizimin e shpenzimeve për prodhimin dhe për rritjen e të ardhurave. Ekonomia bullgare ka nevojë për një mjedis inovativ, që funksionon shumë mirë dhe i cili garanton mundësi për një kalim të shpejt drejt prodhimit të shërbimeve dhe mallrave me vlerë të lartë të shtuar.”
Llukarsi shënoi një provë se vendi ynë ka ndërmarrë rrugën e drejt dhe kjo provë është zgjedhja e Bullgarisë për destinimin më të madh të autsorsingut për vitin 2015, si dhe rritja e PBB-së, i cili është mbi atë mesatar në BE.
Ministrja e Zhvillimit Regjional dhe Urbanizimit Liljana Pavllova theksoi pesë drejtimet kryesore për rritjen ekonomike: stabiliteti politik dhe ekonomik, parashikueshmëria e biznesit, vizioni i qartë dhe strategjia për zhvillimin e ardhshëm, programet dhe prioritet që kanë qëllim arritjen e rezultateve të larta. Sa u përket ideve të reja për zhvillimin regjional të vendit ajo komentoi:
“Sa i përket zhvillimit urban, sa u përket bashkive dhe projekteve të lidhura me zhvillimin urban, konkurrueshmërinë dhe aktivitetin ekonomik, ne parashikojmë krijimin e pesë fondeve regjionale, të cilat të jenë drejtuar ndaj këtyre projekteve. Ato do të jenë me kapital fillestar prej 270 mln levash. Njëri fond do t’u jetë drejtuar projekteve, të cilat gjenerojnë të ardhurat dhe zhvillimin urban të Sofjes. Do të ketë një fond për Bullgarinë Veriore dhe në tjetër për Bullgarinë Jugore. Do të ketë gjithashtu një fond garantues dhe akoma një tjetër për infrastrukturën turistike. Është me rëndësi që turizmi, i cili ka një potencial të madh në vendin tonë por ende nuk është zhvilluar, të përkrahet. E përkrahim në një mënyrë të re – 50 për qind financim falas dhe 50 për qind financim në fondin, nëpërmjet të cilit të tërheqim investime në atraksionet turistike.”
Stefanos Agiasoglu, president dhe drejtor i përgjithshëm i Hellenic Company for Rolling Stock Maintenance S.A., preku temën e gjendjes strategjike të regjionit ballkanik si një prej “hyrjeve” më të rëndësishme të Evropës, gjë për të cilën investimet në infrastrukturën e mirë janë me rëndësi kyçe për zhvillimin e ardhshëm. Sipas tij është me rëndësi t’i kushtohet vëmendje sa më të madhe transportit, si pjesë e zhvillimit dhe rritjes ekonomike të Ballkanit. Duhet të jemi më efektivë dhe më të konkurrueshëm, komentoi gjithashtu Agiasoglu.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..
Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..
Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..
Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në..