Partia në pushtet GERB është fituesi i madh në zgjedhjet për pushtetin lokal në vend. Ajo fitoi votat për kryetarë bashkie në 21 qytete rajonale dhe ka 1727 këshilltarë bashkiakë nga gjithsej 5181. GERB do të udhëheqë edhe pjesën më të madhe të 246 bashkive në Bullgari. Partneri i GERB-it – Blloku i Reformatorëve, fitoi votat për kryetarë bashkie në tri qytete rajonale, kurse Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë fitoi votën në Kërxhali. Partia Socialiste Bullgare është humbësi më i madh – në asnjë qytet rajonal nuk ka kryetar të kuq bashkie, Partia Socialiste Bullgare madje humb pozitat e saj në vendbanimet më të vogla. Aktiviteti zgjedhor në raundin e parë ishte 53.60 për qind dhe ky është aktiviteti më i lartë i regjistruar deri tani që nga viti 1999. Për fat të keq, pas këtij lajmi të mirë duhet të shënojmë dhe një lajm të pakëndshëm dhe ky është 400 mijë fletëvotimet e pavlefshme. Gjatë raundit të dytë aktiviteti zgjedhor ishte relativisht i ulët – 33.47 për qind.
Përvan Simeonov – drejtori i “Gallup International – Bullgaria”, agjencia me të cilën punonte Radioja Kombëtare Bullgare gjatë zgjedhjeve, fillon komentin e vet me prognozën humoriste përpara zgjedhjeve: “Për shkak të mungesës së një opozite të qartë nga ana e Partisë Socialiste Bullgare, zgjedhjet duken si të brendshme të koalicionit.
GERB është formacioni, i cili mund të lavdërohet me fitore të pakushtëzuar në zgjedhjet e radhës. Sa për Partinë Socialiste Bullgare, ecja e tyre poshtë nuk është kaq e frikshme, sesa mund të pritej. Çështja është deri ku do të arrihet, pasi tani ajo ka fituar gjysmën e votave për listat ne krahasim me zgjedhjet e kaluara vendore. Mirëpo, kjo nuk është më e keqja për Partinë Socialiste Bullgare, e keqja është se imazhi i saj u rrëzua. Në garën për kryetarin e bashkisë së Sofjes ajo mbeti në vendin e tretë, dhe nuk ka kryetar në bashkitë e qyteteve të mëdha. Kjo tashmë është një parti tjetër socialiste. Lajmi i mirë për të majtën është se për nga numri i këshilltarëve bashkiakë ajo është në vendin e dytë, shumë pak para Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. Sipas analizës së liderit Ljutvi Mestan, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë humb për shkak të numrit të madh të fletëvotimeve të pavlefshme. Para Lëvizjes kishte dy mundësi, të cilat ajo nuk i arriti – njëra ishte të tregojë se ajo është një faktor i pavarur, i cili mund t’i eliminojë reformatorët. Nuk mendoj se Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë ka dobi dhe dëshirë për të marrë pjesë dukshëm në pushtet, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pjesëmarrjen e tyre të padukshme. Sa për mundësinë e dytë – ajo ka të bëjë me potencialin e saj për ta zërë vendin e dytë, pavarësisht se ata nuk ngulin këmbë për këtë. Në sinkron me prognozat tona, rezultatet për reformatorët u ripohuan. Ne që prej shumë kohe flasim për konkurrencën indirekte midis Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë dhe Bllokut të Reformatorëve për “dashurinë” e Kryeministrit Bojko Borisov. Sipas prognozës sonë tjetër, pavarësisht nga rezultatet e shënuara, sidomos para mediave, reformatorët duken si fuqia e dytë politike. Dhe kjo vërtetë u realizua. Që prej shumë kohe kemi thënë se këto zgjedhje do të jenë një matje e brendshme e fuqive. Vetëm nuk e dinim shkallën e kësaj matjeje. Del se përveç matjes së fuqive në koalicion, ka edhe matje të fuqive brenda formacioneve, që marrin pjesë në qeverisje. Ndër reformatorët i kishte tensionet e njëjta të brendshme, kurse sa i përket Frontit Patriotik, ato pa dyshim i matën fuqitë e tyre. Te patriotët vëzhgohet një fakt kureshtar dhe pikërisht se nuk ka hegjemon, siç ishim mësuar me Frontin Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë dhe Ataka. Tani VMRO-ja paraqitet më mirë. Sa u përket reformatorëve – konkurrenca gjithmonë ka qenë midis Lëvizjes Bullgaria e Qytetarëve të Zëvendëskryeministres Meglena Kuneva dhe Demokratëve për Bullgarinë e Fuqishme të Radan Kënevit. Arbitri është vetë Kryeministri Bojko Borisov. Njerëzit e Kunevës tashmë kanë kryetar në Bashkinë e Dobriçit dhe në Bashkinë e Plevenit. Derisa ata të Radan Kënevit bënë më shumë përpjekje në Varna, Haskovo, në Sofje. Formacioni tjetër, i cili e përkrah qeverinë është ABV-ja, rezultatet e së cilës nuk janë kaq të dukshme, por partia arriti të përforcojë strukturën e saj. ABV-ja po bëhet një kompleks inferioriteti për Partinë Socialiste Bullgare, por është paradoks se ajo mund të jetë rruga e shpëtimit të Partisë Socialiste Bullgare, sepse përbën një burim përkrahjeje. E keqja është se nuk dihet se kur do të përmirësohen marrëdhëniet dhe nëse kjo ndodh, nuk është e qartë nëse përkrahja ndaj dy formacioneve do të ishte e mjaftueshme.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..