Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pirini nuk është Alpet

Foto: arkiv

Me afrimin e stinës së skive sikur sipas një tradite fillojnë edhe protestat ekologjike. Edhe veprimtari të zakonshme tradicionale të riparimit para fillimit të sezonit të ri në pushimoret e skive provokojnë aktivizimin e mbrojtësve të natyrës të cilët me peticione dhe parakalime protestojnë kundër ndërtimit të tepruar të malit. Megjithëqë akoma nuk ka dëborë, protesta e parë e stinës së re tashmë u caktua për javën e ardhshme në qendrën e Sofjes. Demonstrata, për të cilën njoftuan nga Koalicioni Ekologjik “Që të mbetet natyra në Bullgari” përbën një përgjigje të vendimit të Ministrisë së Ambientit Rrethues dhe të Ujërave për zëvendësimin e një teleferiku të vjetër në zonën e skive në Bansko. “Viktimë” të këtij ndërrimi do të bëhet 57 arnenjtë e bardh dhe bredha. Sipas të dhënave të Ministrisë së Ambientit Rrethues dhe të Ujërave do të prenë 31 metra kub druri ose 0.0004 për qind prej resurseve të përgjithshme pyjore të Parkut Natyror Pirin. Nga ana e vet investuesi merr përsipër detyrimin të pyllëzojë tri herë më shumë pemë halore në një vend të koordinuar me drejtorinë e parkut.

Deri këtu përfundojmë me shifrat. Jashtë tyre është mirë të dihet, se mosmarrëveshjet midis mbrojtësve të natyrës dhe pushimoreve të skive nuk datojnë nga dje. Edhe shkaqe për pa pajtime të reja gjithnjë ka. Sikur një katalizator për mosmarrëveshjet e pandërprera u bë modernizimi i zonës së skive mbi qytetin Bansko në vitin 2003, kur në vendin e një teleferiku të vjetër të ndryshkur dhe dy pistave u ndërtuan 70 kilometra pista të reja dhe disa teleferikë modernë. Shndërrimi i qytetit Basnko në qendrën më moderne dimërore në Evropën Lindore, sfidoi mbrojtësit e natyrës. Duke shtuar, se ai është edhe organizatori tradicional i garave për Kupën Botërore të Skive atëherë me bazë kjo pushimore kthehet në një qendër tërheqëse për mijëra turistë. Frikët e mbrojtësve të natyrës se mali do të ndotet janë me bazë. Mirëpo, ata filluan një luftë kundër adhuruesve të sportit të skive dhe bënë gabim. Dhe kjo për arsye, se adresa e luftës së tyre shumëvjeçare është pushteti i korruptuar vendor, ose qendror, pushtet ky i cili lejoi ndërtimin e pakontrolluar të hoteleve dhe vendbanimeve pushimore në rajonin e qytetit. Lejet për ndërtim, që jepen që nga viti 2003 e deri më sot nuk janë të përputhura me infrastrukturën e këtij vendbanimi malor. Krahas kësaj nuk evidentohet edhe efekti i fluksit turistik për malin. Me këtë ndërtim të tepruar pamja tërheqëse e qytetit sikur po zhduket. Kështu shuhet edhe dëshira e turistëve të kalojnë pushimet dimërore aty. Si rezultat banorët vendas janë të vështirësuar të nxjerrin bukën e gojës.

Në këtë sfond mungon edhe një politikë shtetërore për zhvillimin e pushimoreve malore në Bullgari, megjithëqë vendi dëshiron të bëhet destinacion prijës turistik në Evropë. Sportet dimërore dhe mbrojtja e natyrës duhet të ecën krah për krah, kështu siç është kjo në Alpet. Pirini nuk është Alpet, por mund të kërkojë përvojën si të zhvillojë turizmin dimëror pa të jetë kërcënuar pastërtia e natyrës. Mund të shpresojmë vetëm, se protesta e ardhshme ekologjike do të dalë jashtë suazave të diskutimeve të thjeshta pro dhe kundër riparimit të një teleferiku dhe do të japë fillimin e një debati kuptimplotë shoqëror për të ardhmen e ski turizmit në Bullgari.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD