Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i IV i Konkursit kombëtar folklorik “Bilbili këndon”

Foto: arkiv

Konkursi kombëtar muzikor dhe valltar “Bilbili këndon” zhvillohet për herë të katërt të radhës në Sofje. I është kushtuar këngëtares së madhe popullore Nadka Karaxhova. Më datat 21 dhe 22 nëntor do të jete konkursi për interpretuesit folklorik të të gjitha moshave. Për herë të parë do të zhvillohet një tryezë e rrumbullakët me temën “Folklori bullgar – histori dhe e aktualitet”. Aktiviteti është më 14 nëntor. Ndër pjesëmarrësit janë kompozitori Vlladimir Pançev, prof. dr. Elisaveta Vëllçinova nga Universiteti i Ri Bullgar, prof. Krasimir Petrov dhe Svetlla Karaxhova. Kryetare e Komitetit organizativ është Svetlla, e bija e këngëtares së njohur. Sot ajo është pedagoge në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohrtidski” dhe vazhdon shfaqjet e saj në kuartetin “Sllavej” (bilbil), të themeluar nga Nadka Karaxhova.

“Tryeza e rrumbullakët do të fillojë në orën 16 në Qendrën kulturore “Krasno sello” – tregon Svetlla Karaxhova. – Krahas diskutimeve mbi temën, prof. Vëllçinova do të prezantojë portretin krijues të Vlladimir Pançevit – bashkatdhetar tanë i cili prej vitesh jeton në Austri. Interpretuesit, të cilët do të përkrahin pjesën teoretike me interpretimet e tyre janë Josif Radionov, Angell Stankov, Allbena Najdenova etj. Kuarteti “Sllavej” do të interpretojë një këngë shumë interesante autentike që është pjesë e ritit martesor në Bullgari Veriperëndimore. Ka një interes shumë të madh nga ana e publikut. Pjesa konkurruese do të zhvillohet më 21 dhe 22 nëntor në 5 grupe të moshës. Numri i pjesëmarrësve bëhet gjithnjë e më i madh, posaçërisht ndër më të rinjtë. Kjo do të thotë se po shkojmë në drejtimin e duhur – ne dhe kolegët-pedagogë nga tërë shteti – transmetojmë traditën në duart e brezit të ri. Për mua kjo gjë është me rëndësi të veçantë. Kur nëna ime krijoi kuarteti “Sllavej”, unë e pranova këtë si një lloj kompensimi për fëmijërinë time, kur ajo gjithmonë mungonte – për shkak të udhëtimeve të saj të shumta me ansamblin “Filip Kutev”. Shumë vite me radhë ishim së bashku në skenë dhe tani po vazhdoj veprimtarinë e saj me shumë dashuri.”

Dëshira e Svetlla Karaxhova-s është që ta bëjë këtë konkurs më të ndryshëm nga forumet e tjera të tilla. Dëshira e saj nuk është vetëm që të zbulojë talentet, por edhe t’i japë atyre mundësi për shfaqje të tjera. Që nga viti i kaluar bashkësia bullgare në Çikago të ShBA-së krijoi një fond për përkrahjen e talenteve të rinj me emrin e këngëtares Nadka Karaxhova. Bashkatdhetarët tanë atje sivjet ofrojnë 9 bursa për fituesit e konkursit. Emrat e tyre do të mësojmë më 22 nëntor. Tani ju ofrojmë një interpretim të nxënëses në klasën e dytë Diana Çausheva. Ajo mëson në Shkollën Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov”, ku është në një klasë për violinë. Këngëtarja e re është laureatë e edicionit të mëparshëm të konkursit.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD
Foto: Qendra kulturore

Sekretet e hallvës së bardhë dhe si një ëmbëlsirë ruan zakonet e vjetra bullgare

Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..

botuar më 25-01-18 9.10.PD

Riti “Larja e dhëndurëve” kryhet në Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo

Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..

botuar më 25-01-07 2.34.MD