Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Terrori, Franca dhe Evropa

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Kur më 11 shtator avionët e terroristëve goditën kullat e Qendrës Tregtare Botërore të gjithët ishim detyruar të pranonim se ShBA-ja ishin goditur në zemër dhe se bota tashmë nuk mundej të ishte e njëjta. Amerika sakrifikoi një pjesë të lirisë së vet për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe kjo ishte kritikuar nga Evropa liberale. Mirëpo vetëm gjatë vitit 2015 Evropa ishte goditur në zemër dy herë – gjatë janarit me sulmin kundër redaksisë së “Charlie Hebdo”-s dhe gjatë nëntorit, kur sulmi ishte drejtuar kundër vetë mënyrës së jetesës në Francë.

“Në Paris pas kësaj masakre ka shumë emocion. Parisienët nuk dinë se si të reagojnë dhe ndoshta për herë të parë ka frikë, mendon gazetarja Rumjana Ugërçinska, e cila jeton në Paris. Francezët vendosën të dalin jashtë, të flasin, të tregojnë pozitën e tyre, siç bënë pas sulmit në  “Charlie Hebdo”. Po të pyesim vetveten – pse Paris, pse Francë – ndoshta përgjigja është se këtu janë simbolet, kundër të cilave lufton Shteti Islamik. Lagja “Paris” është gjithçka, të cilën ata e urrejnë. Për këtë arsye qëllimi është që të godasin mënyrën e jetesës, lirinë e mendimit, qetësinë e shpirtit – këtë që e bën Parisin më të veçantë.”

“Një për të gjithë, të gjithë për një” – kjo devizë franceze e musketarëve tani është metaforë e sprovës. Procesi politik për zgjidhjen e konfliktit sirian mund të fillojë – tha Federika Mogerini – përfaqësuese e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe për çështjet e sigurisë, pas përfundimit të negociatave të Vjenës për Sirinë.

Për fat të keq kishte nevojë për një sulm të radhës në Paris. Tani diplomacia ndërkombëtare kërkon zgjidhje në mënyrë më përgjegjëse – tha Ljubomir Kjuçukov – drejtori i Institutit për Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.  Samiti në Vjenë përcaktoi masa përkatëse të lidhura me Siri. Por duket se është shumë vonë dhe në të njëjtën kohë – shumë pak. Po jemi para një pyetjeje të rëndësishme – si do të jetojnë në të ardhmen njerëzit në Siri. Natyrisht duhet të mendojmë për këtë si do të ndalojmë  luftën, por edhe për këtë si do të ndërtojmë paqen. Zgjidhja e konfliktit në Siri mund të jetë vetëm politike, por lufta me Shtetin Islamik nuk mund të zhvillohet me mjetet e diplomacisë. Kjo është një luftë me terrorizmin dhe ajo kërko përpjekjet e sinkronizuara. Në situatën e një kundërvënieje globale përpjekjet për zgjidhje të izoluara, kombëtare dhe ideologjike do të pakësojnë efikasitetin e veprimeve kundër terrorizmit global. Gjatë dy muajve të fundit situata u ndryshua shumë dhe komuniteti ndërkombëtar tregoi se është gati të ndërmarrë masa konkrete kundër Shtetit Islamik. Për këtë arsye është logjike përpjekja e ISIL-it që të zhvendosë konfrontimin në territorin e Evropës – për të kërcënuar shtetet, të cilat luftojnë kundër tij. Këto veprime duken shumë logjike.”

Krishterimi dhe feja islame jetojnë së bashku tashmë shumë shekuj me radhë Migracioni është diçka që ka ekzistuar gjithmonë. Çfarë u ndodh, çfarë ndryshoi situatën?

“Unë mendoj se evropianët janë fajtorë sepse neglizhuan shumë procese në Evropëd he në Lindjen e Mesme – është i mendimit Mohamed Halaf – gazetar bullgar me prejardhje arabe. Në vazhdim të 60 vjetëve ata i përkrahnin regjimet e diktatorëve, të cilat i dobësuan shumë shoqëritë përkatëse. Europa neglizhoi edhe proceset e lidhura me migrantët, të cilët jetojnë në territorin e saj dhe të cilët janë 40-50 milionë. Integrimi i tyre dhe sistemi arsimor dështuan. Tani francezë apo belgjianë, të cilët janë me prejardhje arabe bashkohen në Shtetin Islamik. Pastaj kthehen në Evropë me dije ushtarake dhe të përgatitur për kryerjen e sulmeve kundër atyre, të cilët nuk i kanë pranuar si pjesë e shoqërive të tyre. Evropianët janë fajtorë për këtë se lejojnë që në xhamitë të mbahen fjalime agresive, për përhapjen e islamit radikal. Pse lejojnë përhapjen e urrejtjes ndaj të krishterëve, ndaj hebrenjve. Asnjë komb nuk refuzon lirinë. Por demokracia nuk implementohet me luftë, njerëzit duhet të gjejnë rrugën e tyre për zbatimin e saj. Njerëzit duhet të mësohen me rregullat e demokracisë”

Kryeministri Bojko Borisov tha se kjo është 11-shtatori i Evropës: “Shumë shpejtë duhet të ndryshojmë politikat, bashkëpunimin midis shërbimeve, strategjitë e integrimit për grupet e rrezikshme sepse po ekzistojnë “geto të tolerancës”, në të cilat shihet qartë profili i terroristëve.”

A do të mund të bashkohemi në përplasjen e qytetërimeve në palën e lirisë, demokracisë dhe tolerancës apo do të shpëtohemi veçmas me qetësimin se jemi aq të vogël dhe aq të padukshëm, se nuk mund të tërheqim vëmendjen e botës? Do të ishte mirë, po të kishim mundësi të kapërcenim frikën prej kësaj se mund të bëhemi objektivat e tjera të terroristëve. Do të ishte mirë po të dinim qartë kush është armiku dhe çfarë provokon urrejtjen e tij. Për fat të keq këtu nuk ka përgjigje të qarta, nuk ka protagonistë të mirë dhe të keq.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD