Nuk ka gjë më të bukur nga fillimi i ditës me buzëqeshje. Para erës së internetit, ku çdo ditë mund të lexojmë shaka më të ndryshme, në të kaluarën një prej shkaqeve për të buzëqeshur ishin karikaturat në gazeta. Një proverb kinez thotë se një pikturë kushton më shumë se mijëra fjalë dhe megjithëse tirazhet e gazetave po kufizohen në mbarë botën, karikaturat vazhdojnë të dëfrejnë mijëra njerëz. Provë e kësaj është interesi ndaj Festivalit Ballkanik të Buzëqeshjeve, qëllimi i të cilit është të tregojë ndjenjën e humorit të popujve ballkanikë.
Julian Stankullov – drejtori artistik i fondacionit “Imeon Ballkani”, i cili është organizatori i festivalit, tregoi për idenë e ekspozitës:
“Gjatë verës së vitit të kaluar zhvilluam “Festivalin e parë veror të buzëqeshjeve”. Ky forum është ballkanik dhe ideja e tij është të tregojë për se qeshen popujt në Ballkan. Në festival marrin pjesë 30 autorë nga nëntë shtete ballkanike. Në ekspozitë janë paraqitur mbi 120 vepra. Më e bukura është se në karikatura mund të bëjmë shaka me gjithçka – karikatura u jep njerëzve lirinë e shprehjes së mendimeve të tyre në mënyrë humoriste. Karikatura ime e dashur është ajo, që e kemi vendosur në grilat e dritareve. Autori i saj është Ivajllo Cvetkov. Meqenëse Bullgaria është mikpritëse e festivalit, është bukur që ekspozita të paraqitet pikërisht nga vepra e një bullgari. Është shumë i rëndësishëm fakti se megjitë atë, që ndodhi në Francë, karikaturistët vazhdojnë të kenë guximin për të paraqitur të vërtetën para shoqërisë.
Duke e vizituar ekspozitën, njeriu haset me problemet aktuale dhe veçoritë e karakterit ballkanik në një mënyrë, që të bën për të buzëqeshur – që nga gjyshja, e cila i pret refugjatët në oborrin e saj në fshat, e gjer te politikani, i cili e ka gojën e tij të mbushur me 500 euro, që të mos flasë.
T’i përshkruash ngjarjet e djeshme në një mënyrë humoriste pa e ofenduar askë, kjo është një aftësi e madhe, të cilën disponojnë shumë pak njerëz. Karikaturistët e dokumentojnë historinë tonë në një mënyrë shumë origjinale. Aleksandër Bozhinov (1878 – 1968), një prej etërve të karikaturës bullgare sot:
“Karikatura duhet të jetë para se gjithash art, vepër artistike. Prandaj ajo nuk duhet të jetë vulgare dhe ofenduese. Unë jam kundër gjakut. Po të ketë karikatura të mia drastike, ku të kem paraqitur ndonjë ngjarje, ku ka pasur gjakderdhje, kjo nuk do të thotë se jam kundër vendit të gjakderdhjes, kjo do të thotë se jam kundër metodave, kundër veprimeve.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Sillvija Petrova dhe “Imeon Balkani”
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..