Një projekt, i cili i studion të rinjtë në politikë përfshin vëzhgime jo vetëm nga vendet evropiane, por edhe nga Amerika e Veriut. Ai është duke u përpunuar nga Fondacioni Evropian për studimet progresive. Studiuesit janë kryesisht sociologë nga një platformë inovative – Audience net.
Përvan Simeonov – drejtori ekzekutiv i Gallup International – Bullgaria, shqyrton rezultatet e shënuara nga kolegët e tij. Del se brezi “milenium”, i njohur gjithashtu si Y – këta janë të rinjtë, të cilët rreth vitit 2000 kanë qenë të moshës nga 16 deri më 35 vjeç, distancohet gjithnjë e më shumë nga politika. Asociacioni botëror Gallup International botoi vitin e kaluar një libër kushtuar kësaj teme. Studiuesit holandezë kanë provuar se vetëm 1/3 e brezit Y shfaq dëshirë për pjesëmarrje në procesin politik. Po të bëjmë një krahasim me brezin e mëparshëm X atje interes ndaj politikës shfaqin 40 për qind, gjersa interesi i brezit të pasluftës ndaj politikës është 60 për qind. Studimi i sociologëve nga platforma Audience Net tregon qartë se brezi “milenium” karakterizohet me një individualizëm shumë të madh, interes të madh ndaj kompjuterëve, mungesë identiteti kolektiv. Prandaj ai sprapset nga idetë e mëdha politike dhe shfaq distanca të mëdha politike. Kjo u përket si të rinjve perëndimorë, ashtu edhe atyre bullgarë.
“Kur i pyesni nëse janë të kënaqur për jetën e tyre, nëse janë optimistë për të ardhmen e vet, të rinjtë gjithmonë përgjigjen me optimizëm. Në projektin e Audience Net do të shohim se 88 për qind e të anketuarve ndihen të lumtur për jetën e tyre, kurse 76 për qind presin një të ardhme më të mirë. Në të njëjtën kohë vetëm 15 për qind prej tyre deklarojnë se interesohen shumë për politikën, 35 për qind janë vetëm të interesuar. Sipas të rinjve nuk ka dallim midis alternativave politike, nuk ka lidhje midis tyre dhe politikanëve. Kjo konstatohet si problem i grupit perëndimor të qytetërimit, i cili humb lidhjen midis shoqërisë dhe elitave politike. Të rinjtë nuk kanë ndjenjën se janë paraqitur nga politikanët. Nuk është e rastit se ata shënojnë variante më të ndryshme, të cilat ta ndryshojnë këtë situatë. Ndër këto variante janë transparenca dhe lehtësimi i procedurave zgjedhore. Ato përfshijnë oferta për zgjatjen e periudhës së votimit, për votim elektronik dhe kryesisht për votim nga distanca. Kjo është një temë moderne edhe në Bullgari. Afro 60 për qind e të rinjve bullgarë duan që votimi të jetë i detyrueshëm. Kjo i befasoi kolegët tanë perëndimorë, derisa u bë e qartë, se votimi i detyrueshëm është modern në Bullgari, që të mund të luftojmë kundër grupeve të varura dhe votës korporatave. Studimi shënon se të gjithë të rinjtë theksojnë zgjidhjen e problemeve të lidhura me arsimin, shëndetësinë dhe vendet e punës. Në studimin që u përket të rinjve bullgarë vëzhgohet një problem, që nuk u përket të rinjve të tjerë. Në qoftë se të rinjtë perëndimorë mendojnë se politika nuk është shumë interesante dhe nuk i përfaqëson, të rinjtë bullgarë e përmendin gjithnjë e më shumë fjalën korrupsion. 77 për qind e të anketuarve pranojnë pohimin se në politikë ka korrupsion. Në krahasim me shtetet e tjera evropiane në pushtetin bullgar ka më shumë korrupsion. Kjo do të thotë se në Bullgari ne e konsiderojmë politikën si të mërzitshme, administrative, por edhe të padrejtë. Politika konsiderohet si një profesion fitimprurës “në mënyrën e dytë”. Kjo është gjëja e parë, që bën përshtypje në kontekstin bullgar. Në vend të dytë janë minoritetet. Kemi parasysh romët dhe përsëri flasim nga pikëpamja e drejtësisë dhe padrejtësisë, nga pikëpamja e barazisë dhe pabarazisë para ligjit.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..
Italia hap dy qendrat për emigrantët në Shqipëri Italia do të hapë në tetor të parën nga dy qendrat për emigrantët në territorin e Shqipërisë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, raporton ANSA. Të dy vendet..
Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..