Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U bë e qartë se jemi të përgatitur për masat e jashtëzakonshme të BE për refugjatët

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Në takimin e tyre në Bruksel, të thirrur në mënyrë të jashtëzakonshme pas atentateve më Paris më 13 nëntor, Ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë  ranë dakord që të gjithë njerëzit që kalojnë përmes kufijve të jashtëm të Bashkimit, pavarësisht  se cilit shtet i përkasin, do të kontrollohen në sistemet për kërkimin e krimineleve. Nga Parlamenti evropian u kërkua që të miratojë një regjistër unik të udhëtarëve me avion. Miratimi i programit me të ashtuquajturat të dhëna të rezervimit të udhëtareve prej shumë kohe shlyhet nga deputetët evropianë për shkak të debateve rreth sigurisë së të të dhënave personale. Objekt i kontrollimeve tashmë do të jenë edhe njerëzit me të drejtën e lëvizjes së lirë, gjë për të cilën në fund të vitit priten ndryshime në Kodin e kufijve të Shengenit. Zyra juridike e Këshillit të Ministrave bëri saktësimin e rëndësishëm, se kufijtë e jashtëm të Bullgarisë, Rumanisë, Qipros dhe Kroacisë konsiderohen si kufij të Hapësirës Shengen, kjo supozon, që Bullgaria duhet të jetë pjese e procesit të marrjes së vendimeve për këto ndryshime.

Menjëherë pas forumit Ministrja e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova komentoi, se Bullgaria jo vetëm pranon masat e miratuara pa kontestim, por bile ka gatishmëri të shkallët së lartë për t’i aplikuar. Në të vërtetë, disa orë pas atentateve në Paris në praktikë autoritetet bullgare zbatuan nëpër kufirin e jashtëm të BE regjim të kontrollit të plotë. Kryhen kontrollime jo vetëm nëpër kufijtë e jashtëm, por edhe në ata të brendshëm.

Për Bullgarinë miratimi i direktivës për të dhënat e rezervimeve të pasagjerëve është vendimtar në këtë moment dhe ajo ka gatishmëri që deri në mesin e vitit të tjetër të ketë strukturë të vetë pranë Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare”. Me gjithë rezervat e Parlamentit Evropian, ajo tashmë  ka ndërtuar sistem të  ngjashëm. Qeveria para pak kohe bile miratoi projekt për marrëveshje me SHBA për shkëmbim të informacionit për udhëtarët, në bazë të së cilës do të bëhet skrining kufitar dhe skrining i terroristëve për identifikimin e personave që përbëjnë rrezik potencial dhe të cilët marrin pjesë në udhëtime ndërkombëtare. Është me rëndësi të shënohet, se marrëveshja do të zbatohet në përputhje me kërkesat e Marrëveshjes  midis BE dhe SHBA për përdorimin dhe dorëzimin e të dhënave të rezervimeve të pasagjerëve, nënshkruar në vitin 2011.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave Evropianë të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë arriti në konkluzionin për nevojën e masave të menjëhershme në luftën kundër terrorizimit, duke  përfshirë  parandalimin e radikalizmit, mbështetje për të cilët dëshmoi Ministri i Drejtësisë Hristo Ivanov. Bullgaria në fakt prej disa muajve ka projekt për strategji kundër radikalizmit dhe vetëm dy ditë pas atentateve në Paris e aktualizoi.

Një motiv i përbashkët në debatet në mbledhjen e jashtëzakonshme të Ministrave të  Brendshëm dhe të Drejtësisë, që u mbajt në Bruksel, ishte nevoja, që përfundimet e Këshillit të zbatohen në praktikë. Bullgaria mund të ketë gatishmëri për zbatimin e tyre, por pritet që të shohim si përpjekjet e saj në këtë drejtim do të sinkronizohen me ato të vendeve të tjera anëtare të BE.  Nevojitet gjithashtu, sidomos në lidhje me luftën kundër radikalizmit, një punë më serioze ligjvënëse në parlamentin kombëtar.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe fqinjët e saj ballkanikë gjatë vitit 2024: Greqi dhe Rumani

Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..

botuar më 24-12-28 9.05.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..

botuar më 24-12-21 9.50.PD
Kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski

BNR njoftoi përmbajtjen e marrëveshjes bullgaro-ukrainase të sigurisë

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..

botuar më 24-12-20 12.03.MD