Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tensioni midis Turqisë dhe Rusisë u transferua në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Përleshja e ashpër midis Rusisë dhe Turqisë për shkak të  bombarduesit të rrezuar rus mbi Sirinë ka jehonë në mbarë botën. Në Bullgari ajo shkaktoi tension dhe kjo është e kuptueshme. Nga një herë u acaruan marrëdhëniet e fqinjës sonë më të madhe – Turqia, me aleaten e saj më të madhe deri para pak kohe, sot rivale në kuadrin e NATO-s – Rusia. E gjithë kjo e bëri situatën më të ndërlikuar në një rajon të konfliktit që është shumë afër kufijve të Bullgarisë në një moment kur marrëdhëniet e saj edhe me dy palët në konflikt janë specifike. Sofja i jep Turqisë mbështetje të fuqishme për në BE, me pritjen se ajo do të ndalë fluksin e refugjatëve nëpërmjet zonës së sigurisë në Siri, ndërsa në marrëdhëniet e saj me Rusinë ndjen vështirësi për shkak të angazhimit të vet të fortë me pozitat e NATO dhe BE. Reagimet në Bullgari nuk shkaktuan befasi, por patën disa veçori, që meritojnë vëmendjen.

Në momentin e konfliktit Kryeministri dhe 7 ministra ndodheshin në Kinë dhe reagimi zyrtar i pushtetit ekzekutiv vonoi. Ministria e Punëve të Jashtme refuzoi të komentojë temën përpara zhvillimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të NATO-s në Bruksel, ndërsa Ambasadori i Sofjes në Turqi, Nadezhda Nejski, u përkufizua vetëm me fjalët, se shkallëzimi i konfliktit midis Turqisë dhe Rusisë mund të ketë pasoja serioze për krizën e refugjatëve dhe për lidhjet ekonomike në rajon, mund të acarojë kundërvënien midis rusofilëve dhe rusofobëve në shoqërinë bullgare.

Në mënyrë të pazakonshme, Presidenti Rosen Plevneliev mbajti heshtje të plotë dhe kjo nuk bëri përshtypje të madhe. Në lidhje me krizën ukrainase para një viti e gjysmë, ai i cili është Kryekomandanti i Forcave të Armatosura, në mënyrë energjike shprehte shqetësimin, se imponohet  që gjuajtësit  bullgarë  të fluturojnë dhe të zmbrapsin fluturimet armiqësore ruse mbi Detin e Zi. Vetëm para një jave, në intervistë për një gazetë  britanike, ai alarmoi se Rusia ndjek luftë hibride në Ballkan që të destabilizojë Evropën dhe u bleri thirrje BE dhe NATO të forcojnë  kundërvënien e tyre kundër agresionit rus. Tani Presidenti  mbajti heshtje, sepse me siguri në lidhje me intervistën e tij të fundit Kryeministri Borisov komentoi, se nuk duhet të jemi “skifterë” dhe duhet të jemi më të përmbajtur në deklaratat tona, sepse ekuilibri në botë është shumë i brishtë. Këtë rekomandim të Kryeministrit  drejtuar Presidentit, partia në pushtet GERB u drejtoi dhe forcave parlamentare, të cilat duhet të jenë “maksimalisht të urtë, të balancuar dhe të vëmendshëm” në deklaratat e tyre. Për një qëndrim të tillë u bënë thirrje edhe nga NATO-ja edhe nga BE, por me siguri kjo nuk u pëlqente të gjithëve në parlament. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë mbështeti  me deklaratë thirrjet për deshkallëzim, por qëndroi prapa pozitës së Ankarasë për shkaqet e incidentit.  Me deklaratë PSB u shpall për hetim ndërkombëtar, por në mënyrë indirekte mbështeti argumentet ruse në konflikt. Deri sa partnerët e dikurshëm të koalicionit  në kabinetin “Stanishev” grindeshin për aeroplanin e rrëzuar, Partia nacionaliste “Ataka” propozoi një deklaratë të përbashkët, e cila të dënojë “agresionin ushtarak” të Turqisë kundër Rusisë.

Në sfondin e mosmarrëveshjeve të jashtme politike Kryeministri dha urdhër nga Kina që pozita zyrtare e Bullgarisë të formohet nga institucionet kompetente në një mbledhje të KM. Mbledhja konstatoi, se Bullgaria dhe aleatët e saj në NATO dhe BE kanë interes për deshkallëzim të shpejtë të tensionit, të shkaktuar nga incidenti dhe se zgjidhjet mund të kërkohen në bazë të dyanshme, nëpërmjet kontakteve aktive midis Moskës dhe Ankarasë.

Ndërkohë, siç duket deshkallëzimi filloi. Presidenti Erdogan këmbënguli për paqe dhe përpjekje diplomatike në këtë drejtim, ndërsa Kryeministri Ahmet Davutoglu e quajti Rusinë “mik” dhe shprehu ngushëllime për pilotin e vdekur. Ministri i Jashtëm Sergej Llavrov e përkufizoi rrëzimin e aeroplanit rus “provokacion të planifikuar” , por dha sigurime, se për këtë Rusia nuk do të luftojë me Turqinë. Por po vijnë efektet dytësore prej incidentit dhe në rendin e ditës tani del çështja si rishikimi i të gjitha projekteve të përbashkëta ekonomike me Turqinë, për të cilën u shpreh Kryeministri rus Dmitrij Medvedev, do të zhvendosë interesat ekonomike në rajon. Konflikti vazhdon me mjete të tjera dhe vazhdon të ketë lidhje edhe me Bullgarinë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD