Kryeministri britanik David Kameron mbërriti për një vizitë zyrtare në Sofje, që të kërkojë përkrahjen e autoriteteve bullgare për reformat e propozuara në BE-në nga Britania e Madhe – një çështje të rëndësishme për Londrën. Për tema të vizitës u shpallën edhe lufta me terrorizmin dhe kriza me refugjatët. Mikpritësi bullgar Bojko Borisov bisedoi sy më sy me mikun e lartë. Kjo është vizita e parë e kryeministrit britanik në Bullgari që nga 16 vite e këtej, sipas statistikës diplomatike.
Zoti Kameron mbërriti në Bullgari disa orë pasi Britania e Madhe realizoi goditjet e para ajrore në Siri kundër objekteve të "Shtetit Islamik". “Është me rëndësi të asgjësojmë "Shtetin Islamik" atje, ku ai ekziston – në Irak dhe në Siri” – tha zoti Kameron në Sofje dhe bëri apel për forcimin e shkëmbimit të informacionit për luftë kundër terrorizmit. Në këtë kontekst miku mirëpriti vendimin për rritjen e buxhetit ushtarak të Bullgarisë. Zoti Borisov, nga ana e vet, kërkoi, që Londra të vazhdojë përkrahjen për politikën e kohezionit dhe projekteve infrastrukturore në Bullgari.
Përsa i përket krizës së refugjatëve miku tha, se duhet të mendohet si të konsolidohen kufijtë e jashtme të BE-së, siç është Bullgaria. Ai siguroi se Britania e Madhe ka pjesëmarrje të rëndësishme në zgjidhjen e këtij problemi.
Mirëpo, të përqendrohemi mbi çështjen kryesore, për të cilën zoti Kamerën e zgjodhi Sofjen për një nga stacionet e turneut të tij në disa shtete të Kontinentit të Vjetër, pra kërkesën për reforma, ose më saktë për rikontraktim të parimeve evropiane. Kryeministri britanik tregoi, se është realist dhe tha, se në takimin e nivelit të lartë në Bruksel në mëzin e dhjetorit, mezi do të arrihet marrëveshje midis Britanisë së Madhe dhe 27 vendeve të tjera anëtare të BE-së. “Dëshirojmë, që Britania e Madhe të mbetet në një bashkim të reformuar evropian, por nuk do të jetë lehtë” – tha zoti Kameron. Kështu ai dha të kuptohet, se i ashtuquajturi Brexit, pra dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja, nuk duhet të përjashtohet.
Për çfarë kushte të Londrës bëhet fjalë? Para disa javëve kryeministri britanik paraqiti zyrtarisht disa kërkesa, që të mbetet vendi i tij në BE-në. Kryesorja është të pranohet, se BE-ja është një bashki me shumë valuta dhe tatimpaguesit e vendeve që janë jashtë zonës evropiane të kenë të drejtën të mos hyjnë në operacione të cilët përkrahin euron. Siç dihet Britania e Madhe nuk është dhe nuk ka ndërmend të bëhet anëtare e zonës evropiane. Një kërkesë tjetër e Londrës, e cila ka të bëjë në mënyrë të drejtë për drejtë me Bullgarinë, është që emigrantët që vijnë nga vendet anëtare të BE-së, ndër të cilët edhe Bullgaria, të shfrytëzojnë përfitime sociale në Britaninë e Madhe mezi pasi kanë punuar 4 vjet aty. Të gjithë e kanë të qartë, se një kërkesë e tillë është në kundërshtimin të plotë me parimin e mos diskriminimit, i cili është thelbësor në BE-në dhe sipas të cilit nuk mund të ketë trajtim të ndryshëm të shtetasve evropianë. Edhe në këtë drejtim David Kameron është në një pozitë të vështirë. Nga njëra anë anëtarët e partisë së tij ngulin këmbë për vendosjen e këtij kufizimi, ndërsa nga ana tjetër shumica e shteteve anëtare të BE-së hedhin poshtë këtë parim.
Akoma nuk dimë çfarë pozitë do të zërë Sofja ndaj kërkesës së Londrës. Të paktën nuk u bë e qartë nga deklaratat publike gjatë vizitës së zotit Kameron në Sofje. Le të shpresojmë, se autoritetet bullgare do të mbrojnë interesat e Bullgarisë si shtet anëtar i BE-së.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..