Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita e 21-rë Pazar e Klubit Ndërkombëtar të Grave – një udhëtim përmes 70 vendeve me qëllim bamirës

БНР Новини
Foto: BGNES

Sa shtete mund të vizitoni për një ditë? Këtë të diel për një udhëtim kulinar, muzikor dhe kulturor përmes 70 vendeve na ftojnë gratë e Klubit Ndërkombëtar të Grave në Sofje. Për herë të parë ato organizojnë ekspozitën bamirëse pazar të Krishtlindjeve me pjesëmarrjen aktive të bashkësisë ndërkombëtare dhe diplomatike në Bullgari. Më shumë hollësi për këtë veprimtari mësojmë nga ndihmës koordinatorja e pazarit Allbena Xhouns:

“Marrin pjesë 66 vende, kështu që vizituesit do të kenë mundësi t’u kënaqen 66 shijeve të ndryshme. Tërë ditën në skenë do të prezantohet folklori i vendeve pjesëmarrëse. Do të jetë kolorite, interesante dhe argëtuese. Natyrisht banakët më të mëdhenj janë të SHBA-së , Britanisë së Madhe dhe Meksikës, por të gjithë pjesëmarrësit bënë përpjekje të përgatitin gjella të shijshme dhe interesante. Pasi pazari do të jetë më 6 dhjetor – Ditën e Shën Nikollës, të gjithë do të ofrojnë ushqime të gatuara me peshk. Krahas gjellëve do të ketë edhe shumë ëmbëlsira, çokolate, pije, lodra, stoli dhe kozmetikë. Organizojmë dhe një këndë special fëmijësh, ku prindërit mund të lënë fëmijët që të bëjnë pazar.”

СнимкаEkspozita Pazar nuk do të jetë vetëm një festë e kushtuar Krishtlindjeve me shumë muzikë, valle dhe gjella nga mbarë bota. Të gjitha mjetet e grumbulluara do të shfrytëzohen për kauza mirëbërëse:

“Qëllimi kryesor i ekspozitës pazar është bamirës. Vjet grumbulluam pothuajse një çerek milion leva, të cilat i dhuruam për qëllime bamirëse. Si një organizatë e grave, natyrisht interesohemi për të gjitha organizatat mirëbërëse të lidhura me gratë dhe fëmijët. Ndihmojmë gra në gjendje jo të barabartë, dhe gratë që dëshirojnë të vazhdojnë arsimin. Përkrahja jonë kryesore është për fëmijët. Në Bullgari ka shumë jetimore dhe ne u ndihmojmë të gjithëve.”

СнимкаEkspozita tradicionale mirëbërëse Pazar organizohet në Inter Ekspo Centër në Sofje më 6 dhjetor nga ora 10 deri më 17. Hyrja është 3 leva. Radioja Kombëtare Bullgare është partnerja mediatike e veprimtarisë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tre vjet më vonë - për luftën në Ukrainë, paqen dhe të ardhmen

Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..

botuar më 25-02-24 9.00.MD
Ivajllo Naçev

Shkencëtarët bullgarë në Antarktidë analizojnë aktivitetin diellor dhe ndikimin e tij në Tokë

Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..

botuar më 25-02-23 7.25.PD

74% e mjekëve të rinj zgjedhin Bullgarinë

Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..

botuar më 25-02-23 6.15.PD