Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Amendamentet kushtetuese dhe tronditjet në Bllokun e Reformatorëve

БНР Новини
Vendimi përfundimtar: Blloku i Reformatorëve mbetet në koalicionin qeverisës, kurse Radan Kënevi kalon në opozitë.
Foto: BTA, BGNES

Amendamentet kushtetuese, të cilët tashmë janë fakt, mezi do të zgjidhin krizën në sistemin e drejtësisë. Tani për tani ata vetëm tregojnë drejtimin. Reforma gjyqësore ishte një nga prioritetet kryesore të Bllokut të Reformatorëve, i cili merr pjesë në qeverinë e koalicionit të zotit Bojko Borisov. “Reforma e reformave”, siç u shpall, mund të mos realizohet, pasi javën e kaluar ministri i drejtësisë Hristo Ivanov dha dorëheqje, ndërsa lideri i Partisë Demokratë për Bullgarinë e Fortë Radan Kënev hoqi besimin nga kabineti. Blloku i Reformatorëve u vu në “stres testin”.

Pas takimit të liderëve të pesë partive dhe pesë ministrave të bllokut, u vendos që Blloku i Reformatorëve të mbetet në koalicionin drejtues. Demokratë për Bullgarinë e Fortë mbeten në opozitë, ndërsa ministri i shëndetësisë Petër Moskov vazhdon të jetë anëtar i kabinetit, por e liron postin e zëvendës kryetarit të Partisë Demokratë për Bullgarinë e Fortë. Në një deklaratë speciale deputeti i Bllokut të Reformatorëve Najden Zelenogorski tha:

“Blloku i Reformatorëve ripohon pjesëmarrjen në koalicionin në pushtet. Partia Demokratë për Bullgarinë e Fortë ruan pozitën tashmë të shprehur. Ne ripohojmë besimin tonë për ministrat e Bllokut.”

Kryetari i Partisë Demokratë për Bullgarinë e Fortë Radan Kënev theksoi, se partia e tij nuk ka ndërmend të dalë nga Blloku i Reformatorëve:

“Vendimet e miratuara me shumicën e partive GERB, Lëvizjes për të Drejta dhe Liri dhe ABV, ishin në dobi të statukos dhe kundër reformatorëve. Kjo përbën një rrezik të madh që nga viti 2014, që Blloku i Reformatorëve të shndërrohet në një perde të pushtetit. Ne nuk mund të marrin pjesë në një akt të tillë.”

Qëndrimin e liderit të Partisë Demokratë për Bullgarinë e Fortë e komentoi politologu Strahill Delijski ashtu: “Jashtë të gjitha shpjegimeve psikologjike në radhë të parë duhet të sqarohet si u krijua Blloku i Reformatorëve. Kishte dy parime. Njeri kishte të bëjë me idenë, që anëtarë të së djathtës tradicionale, pas një ndërprerjeje 20-vjeçare, prapë të hyjnë në pushtet dhe të bëhen partneri i natyrshëm i ardhshëm i Partisë GERB. Tjetri kishte të bëjë me formimin e një koalicioni politik mbi bazë të parimeve të caktuara të së djathtës që ndryshoheshin nga ato të Partisë GERB dhe kryeministrit Bojko Borisov. Mirëpo, ishte e qartë, se në një moment ky formacion nuk do të përballojë vështirësitë. Doli, që Blloku i Reformatorëve, duke përfshirë edhe Partinë Demokratë për Bullgarinë e Fortë, duke marrë pjesë në koalicion me Partinë GERB, pranuan t’u nënshtrohen rregullave kundër të cilëve kishin deklaruar se do të luftojnë. Dhe pasi zoti Kënev zbuloi, se nuk është mjaftë i pjekur për pushtetin, ai vendosi të ruajë potencialin që të zhvillojë parimet e tij në të ardhmen.”

Blloku i Reformatorëve insiston për një marrëveshje të re të koalicionit me Partinë GERB. Lidhur me këtë deputeti Najden Zelenogorski deklaroi:

“Për ne është më realiste të arrijmë një marrëveshje të re të koalicionit dhe të bëjmë përpjekje, që pushteti të punojë më mirë në emër të shoqërisë dhe të realizojë reformat e pritura. Në se ndonjëri insiston për zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare, mund të them, se të gjithë e kemi parë këtë film dhe të gjithë e kemi të qartë si përfundon. Është e qartë, se pas një hap të tillë asnjë pjesë e së djathtës së copëzuar nuk do të hyjë në parlamentin bullgar dhe ka të ngjarë, që Partia GERB të ketë shumicë me vete.”

“Është tepër e vështirë të flitet për Bllokun e Reformatorëve si për një subjekt unik politik – komentoi politologu Strahill Delijski. – Por për ata, për të cilët është me rëndësi të jenë në pushtet, janë të domosdoshme shenje suplementare publike, se në të vërtetë përbëjnë faktorë në politikë. Ata kërkojnë ndonjë nismë politike nëpërmjet së cilës t’u shpjegojnë zgjedhësve, se pjesëmarrja e tyre në pushtet është në emër të qëllimeve më të larta. Mirëpo, kjo mezi do të ndodhë, sepse zgjedhësit janë tepër të dëshpëruar. Krahas kësaj Partia GERB nuk e konsideron si një partner i rëndësishëm dhe kyç.”

189 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare pa deputetët e Partisë Socialiste Bullgare votuan amendamentet kushtetuese në pushtetin gjyqësor.

Reformatorët në opozitë bojkotuan votën. Nuk është e qartë, pse kryeministri Bojko Borisov vendosi të plotësojë dëshirën e 12 anëtarëve të tjerë të Bllokut të Reformatorëve, të formulohet sërish marrëveshja e koalicionit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD