Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Punëve të Jashtme Daniell Mitov: 2016 duhet të jetë vit i veprimeve dhe vendimeve

Foto: BTA
Me gjithë se konflikti në Ukrainë, kriza në LM dhe lufta me “Shtetin Islamik” e komplikuan tablonë ndërkombëtare gjatë këtij viti, 2016 do të jetë viti i vendimeve dhe veprimeve - prognozoi Ministri i Punëve të Jashtme Daniell Mitov. Vendime, sipas fjalëve të tij, të drejtuara më në veçanti në gjetjen e rrugëdaljes paqësore për krizën në Siri dhe veprime aktive në Evropë kundër fluksit të refugjatëve, terrorizmit dhe trafikut të njerëzve. Me politikën e saj aktive të jashtme dhe me qëndrimet parimore gjatë vitit 2015 Bullgaria arriti të kthehet në skenën ndërkombëtare dhe të fitojë besimin e partnerëve të saj perëndimorë, konstatoi ministri gjatë brifingut të rregullt vjetor për mediat. Si dëshmi ai përmendi liderët e politikës botërore dhe evropianë të cilët vizituan vendin tonë: “Evropa erdhi në Bullgari, sepse për herë të parë Bullgaria është në zemrën e diplomacisë evropiane”.

Si anëtar i BE dhe NATO vendi ynë arriti të ruajë orientimin e tij të jashtëm politik dhe angazhimet ndërkombëtare, të marrë mbi bazën e interesave të tij kombëtare. Vazhdojnë përpjekjet për anëtarësimin e Bullgarisë në hapësirën Shengen. Ruajtja e kufijtë bullgarë të jashtëm të BE dhe stabiliteti në vend mund të konsiderohen si hapa pozitivë dhe mundësi që disa prej shteteve me ndjenje skeptike ndaj anëtarësimit tonë, të zbutin qëndrimin e tyre ose së paku të transformojnë. Duke theksuar, se problemi i refugjatëve nuk  kaloi anës Bullgarisë, Ministri Mitov tha, se veprimtaria e tij kryesore ishte diplomacia energjetike. “Përpjekjet tona ishin përqendruar mbi diversifikimin e burimeve dhe itinerareve energjetike drejt  Bullgarisë.” Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore ka rol të rëndësishëm për integrimin evropian dhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Bullgaria  mori kryesinë e tij në bazë të rotacionit nga korrikun i këtij viti dhe bën përpjekje të mëdha për realizimin e sferave me prioritet siç janë – ndërlidhjet në fushën e transportit, energjetikës dhe infrastrukturës, liria e mediave dhe liria e  fjalës, migracioni dhe kapërcimi i fluksit të refugjatëve. Kryesia bullgare e Procesit për Bashkëpunim në EJL do të ndihmojë për realizimin më të mirë të njërit prej prioriteteve të qeverisë – të ndjekë politikë të mbështetjes së integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor  në mbrojtje të qartë të interesave  dhe të drejtave ligjore të komuniteteve bullgare aty. Ministri Mitov saktësoi, se në marrëdhëniet e dyanshme me vendet e rajonit, Bullgaria  gjithmonë e ka theksuar rolin që mund të ketë në procesin e tyre të integrimit – me ekspertizën dhe eksperiencën e vendit që tashmë e ka kaluar këtë rrugë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD