Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Thirrje për drejtësi

БНР Новини
Foto: BGNES

Mbi 12 mijë veta brenda 24 orëve nënshkruan peticionin për dhënin e dënimit burgim të përjetshëm (sepse në Bullgari nuk ka dënim me vdekje) dy vëllezërve që kanë rrahur deri në vdekje një djalë 18 vjeçar në qytetin Vraca. Tragjedia nga e marta e kaluar kur vdiq Todori tronditi tërë vendin. Nxënësi e humbi jetën, sepse e kishte shtypur borinë e veturës për dy vëllezërit që kalonin në mënyrë të pa drejtë rrugën. Pas rrahjes brutale në mes të ditës në qendrën e Vracës dhe para syve te rreth njëzetë vetave djaloshi vdiq para se vinte ambulanca.

Vala e pakënaqësisë shpërtheu së pari në rrjetet sociale – në fillim për shkak të agresionit të paparë, pas kësaj edhe për pasivitetin e dëshmitarëve, të cilët në vend që të ndërhyjnë dhe të thërrasin ndihmë kanë preferuar të  fotografojë me telefonat e tyre rrahjen. “Tani të gjithë sehirxhi që kanë fotografuar rrahjen e djalit, duhet të akuzohen për bashkëpjesëmarrje. Sepse të jesh dëshmitar i vrasjes dhe të mos bësh asgjë është krim!” Pakënaqësia e njerëzve shpërtheu edhe nëpër rrugët e qytetit, kur Prokuroria kundër dy sulmuesve ngriti akuzë për vrasje pa paramendim pas plagosjes së lehtë në trup. Ky ishte rasti për qindra banorët e Vracës dhe në qytete të tjera të Bullgarisë të dalin në rrugë dhe duke nderuar kujtimin e nxënësit 18 vjeçar të protestojnë kundër neglizhimit të vrasjes brutale. Pas ndërhyrjes urgjente të Prokurorit të Përgjithshëm vendimi u korrigjua. Akuza tashmë është për vrasje me paramendim për të cilën Kodi Penal parashikon privim nga liria nga 15 deri në 20 vjet, burgim të përjetshëm ose burgim të përjetshëm pa të drejtën e zëvendësimit. Me gjithë atë indinjata nuk pushon, sepse njerëzit në rrugë në fakt u bënë thirrje për drejtësi.

Ky incident tragjik nga java e kaluar për fat të keq nuk është i vetmi, për të cilin sistemi gjyqësor në Bullgari dështoi. Jo rastësisht tema për reformimin e sistemit gjyqësor është shumë e përfolur. Kaq shumë flitet për të që njerëzit tashmë nuk duan të dëgjojnë më për reforma në drejtësinë, të formuluara si prioriteti i radhës i qeverisë së radhës. Ndërsa ne, gazetarët sikur përqendrohemi më shumë mbi detajet – kush kë e ka emëruar në ndonjë gjykatë, partitë cilat leva përdorin për ndikim, kush çfarë kuota të ketë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. E gjithë kjo nuk ka rëndësi, kur njerëzit tashmë e kanë humbur besimin në gjykatat! Të gjithë ne besojmë me naivitet, se koha e pandëshkueshmërisë nga vitet e para të tranzicionit ka kaluar. Rasti në qytetin Vraca tregoi, se kjo nuk është kështu. Bile Kryetari i bashkisë së Vracës pohoi publikisht, se atje (si dhe në shumë qytete të tjera të vendit) ka persona të cilët sillen sikur janë mbi ligjin. Njerëz ballëngushtë, me trup atletik kanë pushtuar biznesin vendas, prej të cilit marrin “taksa qetësi” shpesh herë me dijeninë e policisë. Për çfarë drejtësi dhe për çfarë reformë të sistemit gjyqësor mund të flasim?! Kështu është prej vitesh dhe shoqëria jonë sikur është mësuar me këto veçori të tranzicionit pafund.

Një shoqëri civile, aktive dhe e angazhuar, nuk do t’i lejojë vetës të heshtë. Shpresojmë, se protestat e fundit në Vraca dhe para Pallatit të Drejtësisë në Sofje nuk do mbeten aksione të izoluara, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për vdekjen e tmerrshme të djalit 18 vjeçar. Peng është drejtësia, e cila prej vitesh na mungon. Na mungon aq fortë, se nuk besojmë se ekziston.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD