Në kuadrin e vizitës evropiane, pasi vizitoi Lituaninë, Rusinë dhe Rumaninë, Ndihmës-sekretarja e Shtetit Viktoria Nuland bëri një vizitë pune në Bullgari. Për më pak se 2 vjet diplomatja e lartë e SHBA-së, e cila përgjigjet për çështjet e Evropës dhe Evroazisë, vjen në Bullgari për herë të tretë. Çfarë gjëje të re do të rastisë gjatë vizitës së tanishme?
Vizita e Nulandit duket se është e lidhur me interesat strategjike të SBHA-së, kurse ato i japin një karakter të tillë dhe marrëdhënieve bilaterale me vendet e regjionit. Për zhvillimin e partneritetit strategjik me Bullgarinë, gjatë vizitës së vjetshme të Sekretarit të Shtetit Xhon Keri u formuan katër grupe pune në sferën e sigurisë, të diversifikimit energjetik, sundimit të ligjit dhe lidhjeve kulturore. Një vit më vonë, gjatë vizitës së fundit të Nulandit, u llogarit se, kjo formë e bashkëveprimit ka dalë efektive. Një vlerësim të lartë mori dhe veprimtaria e një grupi pune të porsaformuar mbi çështjet e luftës me terrorizmin.
Një vëmendje e madhe në bisedimet u është kushtuar çështjeve energjetike dhe pjesërisht përparimit të projektit për ndërtimin e lidhjes së gazit me Greqinë. SHBA janë mbrojtës aktiv për firmosje të marrëveshjes investuese për ndërtimin e kësaj lidhje, me qenë se parashikohet që përmes saj kompanitë amerikane të fitojnë prani deri tek tregjet e gazit në regjion. Por SHBA kanë një prani serioze në energjetikën bullgare përmes pjesëmarrjes të dy kompanive të saj në kompleksin energjetik “Marica-iztok” – AES dhe “Contour Global”. Prandaj dhe Nulandi u njoh me ecurinë e bisedimeve, të cilat Holldingu Energjetik Bullgar zhvillon për marrjen e kredisë deri më 650 milionë euro, me të cilën kompania elektrike kombëtare të mbulojë detyrimet e veta ndaj dy centraleve amerikane në fjalë. Në bazë të forcës së marrëveshjes nga muaji gusht gjatë vitit të kaluar kur detyrimet me një afat të kaluar paguhen kompanitë do të ulin çmimet e veta për energjinë e pavlerë. Në vet ditën e vizitës, në vend filloi së funksionuari Bursa Energjetike Bullgare. Në këtë kontekst Viktoria Nuland u informua se me liberalizimin e plotë të tregut energjetik kombëtar do të formohen kushte të reja të cilat do të imponojnë përsëri të zhvillohet dialog për rishikimin e kushteve mbi marrëveshjet me kompanitë amerikane.
Projekti për bllokun e 7 të Centralit elektrik atomik “Kozlloduj” nuk ishte objekt i bisedave me Ndihmës-sekretaren e Shtetit, kurse kjo ripohon se ai nuk do t’i jepet Kompanisë amerikane “Westinghouse” për shkak të pengesave financiare. Por fakti nuk do të thotë se, marrëdhëniet me “Westinghouse” janë të ndërprera – kohët e fundit kryeministri Borisov përmendi se, ajo vazhdon të ketë vend në procesin e zhvillimit të energjetikës bërthamore bullgare dhe për projektin për një kapacitet të ri bërthamor në “Kozlloduj” zhvillohen bisedime për tërheqjen e investitorit kinez, të rekomanduar pikërisht prej saj. Pasi nuk mund të vazhdojë zhvillimin e vet me një pjesëmarrje amerikane, centrali i ndërtuar me know-how ruse dhe i cili punon me lëndë ruse shkon drejt zhvillimit në bashkëpunim me Kinën.
Në bisedat e kryeministrit Borisov me Viktoria Nuland morën pjesë po kështu ministri i jashtëm Daniell Mitov, zëvendëskryeministri për fondet evropiane Tomisllav Donçev dhe ministrja energjetike Temenuzhka Petkova. Çështjeve të mbrojtjes u është kushtuar një vëmendje të veçantë, me qenë se për to Ndihmës-sekretarja e shtetit zhvilloi një takim të veçantë me ministrin ushtarak Nikollaj Nençev. U diskutuan mundësitë për modernizimin e Forcave të Armatosura, dhe pjesërisht të Forcave Ushtarake-Ajrore. Problemet e aviacionit luftarak janë aktuale prej viteve, por për shkak të kufizimeve financiare deri tani janë bërë hapa shumë të vogla reale. Një zhvillim i fundit në këtë drejtim është një marrëveshje me Poloninë për renovim të avionëve rus MiG-29, por dhe deri më sot pala bullgare nuk heq dorë nga synimi në një farë mënyre të pajiset me gjuajtës amerikan F 16.
Një pjesë nga temat e shqyrtuara me Nuland, janë aktuale dhe në rendin e ditës të marrëdhënieve me Rusinë. Pas një pushimi 5 vjeçar, në fund të këtij muaji pritet të rinovojë veprimtarinë e vet Komisioni ndërqeveritar bullgaro-rus për një bashkëpunim ekonomik dhe tekniko-shkencor, dhe nuk është e përjashtuar mundësia që elemente nga dialogu me palën amerikane, më në veçanti lidhur me energjetikën, të shërbejnë për përpikërinë e pozitave bullgare në dialogun me palën ruse.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..