E gjejmë Zllatko Gançevin në shkollën për punë të detyrueshme. Mirëpo mos mendoni se ai është atje sepse është një djalë i keq dhe i harbuar. Përkundrazi, ai është një djalë i mirë, por nuk është nga të shtruarit. Është nga ata, që ëndërrojnë për adrenalinën dhe lirinë e lëvizjes dhe shprehjes. Pasioni i tij është frijrëna (freerunning) – një sport, i cili nuk praktikohet gjerësisht në Bullgari, por një sport, që ngjall respekt dhe kureshtje.
Mirëpo, çfarë do të thotë frijrën (freerunning). “Në fakt ai gërsheton parkur(parkour) dhe triking. Triking-u përfshin salto dhe elemente të arteve luftarake. Përderisa parkuri është një mënyrë e lëvizjes në qytet – kapërcehen gardhe, kërcehet mbi elemente të larta të mjedisit urban” – me kureshtje shpjegon njeri prej frijrënërit më të mirë Zllatko Gançev. Është e qartë, se një njeri i tillë, edhe policia vështirë mund të kapë. Mirëpo, çfarë po bën në këtë shkollë për punë të detyrueshme?
“Me disa miq, të cilët merren me vallëzimit brejk u ndihmojmë këtyre fëmijëve – shpjegon Zllatko Gançev. – Bëjmë përpjekje që të nxjerrim nga telashet e përditshme, sepse ata jetojnë dhe mësojnë këtu. Ata nuk disponojnë kompjuter me rrjetin internet, nuk kanë asgjë me të cilën të merren. Ne u ndihmojmë atyre të integrohen në një mjedis tjetër, në të cilin do të hyjnë kur do të dalin nga kjo shkollë. Shpresojmë, se ata do të kthehen ndër njerëz krejt të ndryshëm se sa kompanitë në të cilat ishin para se të vijnë këtu.”
“Isha 12 vjeçar, kur fillova. E pëlqeva këtë sport që kur isha i vogël nga filmat e artistit Xheki Çan i cili është edhe kaskader. Fillova të provoj të bëj disa gjëra, të cilat i shikova në filmat. Pas kësaj një mik nga klasa ime më tha, se ka një sport i tillë dhe kështu nisëm trajnimet.”
Çfarë është për Zllatko Gançevin frijrënin – sport ose mënyra e jetesës?
“Frijrëni për mua përveç se është një sport, me të cilin mbaj formën time, është edhe mënyrë e jetesës. Për mua është tepër interesante të zbuloj çfarë mund të bëjë trupi im dhe unë çfarë lëvizje mund të mendoj” – përgjithëson bashkëbiseduesi.
Ai është i bindur, se Sofja është një qytet i mrekullueshëm në të cilin të ushtrohet sporti frijrën. Krahas kësaj në të mund të zbulohen shumë vende tërheqëse për përsosjen e aftësive, forcave fizike dhe imagjinatës së atyre, që praktikonin frijrën.
Mirëpo, çfarë tipare duhet të ketë njeriu, që të pasionohet pas këtij sporti, na shpjegon prapë Zllatko Gançevi:
“Ndoshta njeriu duhet të ketë humbur pjesërisht vetëdijen, të jetë pak i trullosur. Mirëpo, në përgjithësi secili mund të ushtroje këtë sport. Varet vetëm nga interesi” – shpjegon i riu, i cili nuk i njoh peripecitë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Valentina Dimitrova me kohën 41 minuta e 12 sekonda fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Biatlonit për vajza. Në pushimoren dimërore gjermane Altenberg, bullgarja fitoi garën individuale në 12.5 km. Valentina bëri një gabim në dy qitjet e..
I vetmi bullgar me fitore në Kupën e Botës, Radosllav Jankov, përfundoi në vendin e tretë në renditjen përfundimtare të sllallomit të dytë paralel të Kupës së Botës të Snowboardit, që u zhvillua në Bansko. Kjo ndodhi pas një kontestimi të stafit bullgar..
Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis Tentoglu. Vitin e kaluar, Tentoglu fitoi një titull olimpik dhe medalje të arta në Kampionatin Botëror në..
Tervell Zamfirov u bë kampioni i botës te të rinjtë në sllallomin gjigant paralel të snowboardit. Kjo është medalja e dytë për Bullgarinë pas argjendit..
Tervell Zamfirov fitoi titullin botëror në sllallomin paralel në Kampionatin Botëror të Snowboardit për të rinj dhe të reja, që po zhvillohet në..