Me një vonesë të madhe dhe pas disa shtyrjeve Bursa bullgare e pavarur energjetike më në fund filloi punë para një jave dhe kështu startoi dhe tregu i liberalizuar energjetik në Bullgari. Tani për tani, me gjithë se periudha e testimit mbaroi, bëhet fjalë për hapa modestë dhe liberalizim gjysmak, sepse në vend të parë bursa është e shtetit, së dyti – në të ofrohet energji elektrike vetëm nga centralet dhe shoqëritë shtetërore. Është e drejtë, se ato janë prodhuesit më të mëdhenj në vend, por për një treg vërtet të lirë si për blerësit, ashtu edhe shitësit, mund të flitet vetëm kur në të dalin dhe centralet private. Përveç kësaj, me gjithë se quhet bursa energjetike – d.m.th. për të gjitha llojet e energjisë, ajo në këtë etapë është vetëm për energjinë elektrike.
Transaksionet e para për rreth 5% prej energjisë elektrike që konsumohet për ditë treguan, se njeri prej argumenteve kryesore të kundërshtarëve të liberalizimit të tregut – rritja e çmimit të korrentit, nuk u justifikuan. Përkundrazi, transaksionet e para treguan çmime me rreth ¼ më të ulëta nga ato në tregun e rregulluar, por pas kësaj çmimet u rritën dhe u barazuan me çmimet e kontrolluara. Është e drejtë, se tani nga lëkundjet në kushtet e çmimeve konsumatorët familjar dhe qytetarët e veçantë nuk mund të përfitojnë, sepse ende nuk kanë të drejtën të zgjedhin vetë furnizuesit e tyre të energjisë elektrike. Kjo do të bëhet e mundshme në prill dhe mund t’i detyrojë prodhuesit dhe furnizuesit e energjisë elektrike të optimizojnë politikën e tyre në treg dhe praktikën e tyre të çmimeve. Se ka nevojë për një gjë të tillë, na kujtojnë protestat masive të qytetarëve para tre vjetësh të cilët çuan në rrëzimin e qeverisë së parë të Kryeministrit të tanishëm Bojko Borisov. Kështu që pritet sasitë e energjisë të rriten dhe të kalohet tek transaksione afatgjata, jo vetëm ditë për ditë, siç është tani.
Me startin e përmbajtur të bursës se re energjetike nuk vjen fundi i problemeve. Do të nevojitet kohë që prodhuesit dhe konsumatorët të adaptohen, të gjendet modeli më i saktë, mbi të cilin aktualisht punojnë konsulentët nga Banka Botërore. Shumë e dobishme në këtë drejtim ishte prezantimi i djeshëm i platformës së parë on linë për lidhjen e kontratave për furnizimin e energjisë elektrike në treg mbi bazën e çmimeve të dakorduar në mënyrë të lirë në Sofje.
Me gjithë se liberalizimi i tregut energjetik ende është i pjesshëm një hap në drejtimin e duhur tashmë është bërë dhe ai mund të kontribuojë për zgjidhjen e problemit me borxhet kolosale të energjetikës shtetërore, e cila është në prag të falimentimit, dhe për kapërcimin e faktit shqetësues, të nxjerr nga Banka Botërore, që mbi 60% prej bullgarëve janë të varfër në drejtim “energjetik”. Tregu i lirë reagon më saktë ndaj kërkimit dhe ofrimit dhe më lehtë gjendet raporti i interesave në kushtet e konkurrencës së lirë. Për shtresat e dobëta sociale, të cilët vështirë i paguajnë faturat e energjisë elektrike, do të duhet të gjenden zgjidhjet më të sakta dhe më të përshtatshme në kuadrin e politikës sociale të shtetit. Shteti ynë tashmë ka përvojë në këtë drejtim, sepse u siguron qindra mijë bullgarëve dru për ngrohje me çmime sociale.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..