Shumëngjyrësh, i zhurmshëm dhe festiv – kështu dukej Pernik gjatë tre ditëve ne të cilët ishte kryeqyteti i maskave në Bullgari, në Ballkan, ndoshta edhe në Evropë. Nga data 29 deri më 31 janar aty u mbajt edicioni i 25 i Festivalit Ndërkombëtar të lojërave me maska “Surva 2016”. Ai mblodhi një numër rekord pjesëmarrësish – rreth 6 500 veta nga të gjitha krahinat e Bullgarisë. Sivjet Festivali “Surva” shënoi jubileun e tij të 50-vjeçar. Parakalimi i parë me maska, organizuar nga Bashkia e qytetit Pernik, ishte në fillim të vitit 1966.
Pjesëmarrësit nga 110 shoqata nga krahina të ndryshme të vendit bënë një parakalim me maska, të bërë prej lëkurës dhe brirëve të kafshëve shtëpiakë ose të egra. Admirim të vërtetë shkaktoi mjeshtëria e kostumeve të bërë prej puplave, që ngriheshin në lartësi disa metra mbi kokët e pjesëmarrësve. Më të larmishme për nga madhësia dhe forma ishin këmborët, të cilët janë atributi kryesor dhe simboli i lojërave me maska. Sipas besimeve popullore sa më larg dëgjohet zëri i tyre dhe sa më të tmerrshme janë maskat, aq më larg do të dëbohen forcat e liga nga bota e njerëzve. Përfaqësuesit e grupit “Zllatno runo” (“Bashka e artë”) nga fshati Çellopeç treguan, se këmborët që mbajnë në brez peshojnë jo më pak se 50 kg. Maskat i kanë përgatitur vetë, ndërsa për Festivalin në Pernik kanë filluar përgatitjen që nga fillimi i vitit të kaluar.
Posaçërisht për takimin e madh të pjesëmarrësve me maska në Pernik kishin ardhur grupe folklorike nga vendet fqinje të Ballkanit - nga Serbia, Rumania, Greqia dhe Maqedonia. Më atraktiv ishte grupi nga Mali, i cili prezantoi kërcime dhe tradita afrikane. Në sheshin qendror të qytetit “Krakra” tregtarët kishin hapur tezgat e tyre, duke ofruar suvenira të ndryshëm në formën e maskave të vogla, qëndisje tradicionale popullore dhe sende të ndryshme për kujtim.
Sivjet interesi ndaj festivalit ishte më i madh për shkak të faktit, se zakoni popullor “Surva” nga dhjetori i vitit të kaluar është përfshirë në Listën e trashëgimisë jomateriale kulturore të UNESKO-s. Kjo është festa e katërt bullgare që është bërë pjesë e thesarit të organizatës botërore.
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Rëndësinë më të madhe zanati e fitoi gjatë Rilindjes, kur gdhendja e drurit hyri në shtëpitë e bullgarëve si një mjet zbukurimi, ne mund ta gjejmë në..